LDK: RTK, zëdhënës i Kryeministrit, Qeverisë dhe PDK-së
Faqja 1 e 1
LDK: RTK, zëdhënës i Kryeministrit, Qeverisë dhe PDK-së
LDK: RTK, zëdhënës i Kryeministrit, Qeverisë dhe PDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) reagoi ashpër kundër qasjes së Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ndaj saj dhe partive tjera opozitare, si edhe kundër vënies së këtij televizioni publik në shërbim të kryeministrit Hashim Thaçi dhe qeverisë e partisë së tij (PDK).
Nëpërmjet një deklarate publike, LDK i bën thirrje menaxhmentit të RTK-së që të shmangë kontrollin dhe të bëjë punën e transmetuesit publik.
"Radio Televizioni i Kosovës (RTK) vijon të bëjë zëdhënësin e Kryeministrit, të Qeverisë dhe të PDK-së, duke shkelur kështu të gjitha normat e një televizioni publik. RTK-ja, në edicionet qendrore të lajmeve, vijon të konstruktojë informacionin që ka të bëjë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), edhe atëherë kur bëhet fjalë për komunikata që lëshon vetë LDK-ja.
Mbrëmë, në edicionin qendror të lajmeve, RTK-ja, pasi dha njoftimin se LDK-ja ka shpallur zgjedhjet në Degën e Vitisë dhe ka autorizuar Forumin e Rinisë që të shpallë zgjedhjet, duke iu referuar një mediumi privat, konstruktoi një debat për tema që nuk kanë të bëjnë me komunikatën e djeshme të LDK-së, por as me zhvillimet në LDK. Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për veprimet e tilla të RTK-së, në dëm të informimit korrekt të qytetarëve të Kosovës dhe në dëm të LDK-së.
RTK-ja nuk guxon të sillet si kundërshtar politik i LDK-së dhe as i ndonjë subjekti tjetër, ashtu sikur nuk guxon të punojë për Kryeministrin, siç po bën tani. Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje RTK-së që të përmbushë misionin që ka, për t'i informuar drejt qytetarët e Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga RTK-ja që sillet si një medium publik, si një medium që mbahet e funksionon nga taksat e qytetarëve të Kosovës dhe të mos punojë për interesat e Kryeministrit e të Qeverisë, në dëm të të gjithë të tjerëve. Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për censurën që kanë vënë Kryeministri dhe Qeveria në Radio Televizionin e Kosovës dhe për shpërdorimin që po i bëjnë këtij mediumi.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i bën thirrje Qeverisë, e cila, këto ditë, po përpiqet ta kalojë një ligj me premisa kundër-kushtetuese për RTK-në, me të cilin synon ta mbajë edhe më tej nën kontroll, që të heqë dorë nga kushtëzimet dhe nga kontrolli në RTK dhe të lejojë këtë medium të bëjë punën e një transmetuesi publik.
Po ashtu, nëse RTK-ja nuk bën përpjekje që të shmangë kontrollin, nëse do të vijojë t'i nënshtrohet Qeverisë e të sillet si kundërshtar politik i opozitës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të konsiderojë se RTK-ja, me vullnet, është bërë mjet propagande në dorë të Kryeministrit, të Qeverisë dhe të PDK-së dhe se, me vullnet, po e ndihmon Qeverinë që të sillet jo si një pushtet, por si një regjim", thuhet në deklaratën e LDK-së.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi