Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandaloze: UNMIK-u “strehon” paramilitarin serb Boban Saviq

Shko poshtë

Skandaloze: UNMIK-u “strehon” paramilitarin serb Boban Saviq Empty Skandaloze: UNMIK-u “strehon” paramilitarin serb Boban Saviq

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 23, 2011 10:36 pm


Skandaloze: UNMIK-u “strehon” paramilitarin serb Boban Saviq


Skandaloze: UNMIK-u “strehon” paramilitarin serb Boban Saviq Bobani
Bajrush Morina
Sipas një dokumenti që ka siguruar gazeta “Bota sot” Boban Saviq punëtor i UNMIK-ut është arrestuar nga Policia e Kosovës në manifestimin e mbajtur në Graçanicë sepse ka demonstruar simbole promilitare serbe.

UNMIK-u megjithëse ka ndryshuar rolin e vet në Kosovë, duket se nuk është pastruar nga të gjitha “mëkatet” e veta të kohës së sundimit disavjeçar në Kosovë deri në shpallje të Pavarësisë së Kosovës dhe deri në instalimin e misionit evropian EULEX në Kosovë. I “strukur” kryesisht në veri të vendit dhe në disa enklava serbe në Kosovë ky mision vazhdon të jetë sinonim i së keqes në Kosovë. Kështu përveç faktit se UNMIk-u ka një qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës e në raste të veçanta edhe kundërshtues, duket se selitë e UNMIK-ut në veri dhe në disa lokalitete të Kosovës vazhdojnë të jenë “çerdhe” të strehimit të elementëve kriminelë sidomos të disa pjesëtarëve të minoritetit serb.

Kështu sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta “Bota sot” Boban Saviq pjesëtar i stafit të UNMIK-ut në Kosovë me numër identifikues (LS00918) është arrestuar nga Policia e Kosovës në Graçanicë dhe është dërguar në stacion policor. Bazuar në fakte gjatë festës së Vidvdanit në Graçanicë më 26 qershor të këtij viti rreth orës 18h, Saviq është parë duke parakaluar në uniformë të zezë me shirit dhe logo në krah të majt dhe me simbole paramilitare serbe. Policia e Kosovës e ka mbajtur në paraburgim për 48 orë por më pas me ndërhyrjen e mbikëqyrësit të UNMIK-ut për çështje sigurie në prani të prokurorit është lirar rreth orës 21 të asaj mbrëmje. Çështja kundër Boban Saviqit është në hetim e sipër.

(Megjeresisht mund te lexoni ne numrin e sotem te gazetes)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi