Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:GOLGOTË MODERNE

Shko poshtë

Ramadan Emini:GOLGOTË MODERNE Empty Ramadan Emini:GOLGOTË MODERNE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 24, 2011 6:51 pm

Ramadan Emini:GOLGOTË MODERNE
Ramadan Emini:GOLGOTË MODERNE 275680_100001799075412_2207250_n
Kanxhat e territ të shekujve,
...
të kapin të çjerrin të shqepin,
akoma nuk të lëshojnë.
Zinxhirë të shpirtit,
farkuar me gjak e me lot,
ndërgjegje të shpuara tejpërtej,
nga gozhdat e ndryshkura
dhe brejtësit e kohës,
Ëndërra të grisura,
lëkura të grrithura
me grrathoret e Golgotës.
Katakombe, gargaleme të zverdhura;
zjarre me turra drushë,
kundërmon akoma erë e djegur
njeriu nga mesjeta.
Lakuriqë nate që nuk shohin
me dritën e syrit,
thithin gjakun e mpijnë mendjen,
ndotin shtrati e virgjer të lirisë,
pijnë e zhgërryhen zhdëpin lukthin
me tru njeriu e të brendshme krokodili
a majmuni, s’ka rëndësi...
Shejllokë të kohës moderne
që i shiten djallit,
Gurë mbi gurë nuk lënë,
vrapojnë si te çmendur
pas arit e lekut...
Shpirtëra të humbur,
ushujza që thithin gjakun,
e kullufitin edhe kripën e detit...

(1 korrik 2001)


Ramadan Emini:GOLGOTË MODERNE 320977_182746045128697_100001799075412_377277_5408342_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi