Seminari i mësuesve të diasporës, zgjerim horizonti i mësimit shqip
Faqja 1 e 1
Seminari i mësuesve të diasporës, zgjerim horizonti i mësimit shqip
Seminari i mësuesve të diasporës, zgjerim horizonti i mësimit shqip
Seminari i mësuesve të diasporës, zgjerim horizonti i mësimit shqip
Hazir Mehmeti,Vjenë
Tashmë tradicional, seminari i mësuesve të diasporës u mbajt këtë vit për të dytën herë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Ishte ky seminari i shtatë radhazi në trevat shqiptare i nisur nga seminari i parë në Bernë të Zvicrës (2003). Seminari u organizua nga MASHT e Kosovës dhe MASH e Shqipërisë. Mbi 100 mësues seminarist ishin nga e gjithë Evropa. Seminarin e hapi znj. Nexhmije Mehmeti, mësuese nga Zvicra, sipas së cilës organizimi i këtij seminari nga të dy ministritë e arsimit është mbështetje e punës fisnike të mësuesve që drejtë për së drejti i shërbejnë ruajtjes së identitetit kombëtar të fëmijëve shqiptar. Në emër të MASH të Shqipërisë të pranishmit i përshëndeti z. Besnik Rama. Nga zyrtarët e Kosovës seminaristët i përshëndetën z. Ramë Buja, ministër i arsimit, z. Ibrahim Makolli, ministër për diasporë dhe z. Isa Mustafa, kryetar i komunës së Prishtinës.
Të tjerët për gjuhën dhe kulturën shqiptare
Nga mysafiret e shteteve tjera ishin dr.Basil Schader nga Zvicra dhe dr.Katrin Hohman nga Gjermania. Vlen të veçohet kontributi i dr. Basili i cili është pjesëmarrës i rregullt në seminaret tona dhe gjithmonë aty ku është nevoja më e theksuar për nxënësin e mësuesin, pajisjen me tekstet shkollore. Edhe kësaj radhe ai ndihmoi në konceptin hartues e didaktikë të teksteve shkollore për fëmijët në diasporë. Është ky projekt i financuar nga Zvicra nën përkujdesjen e dr.Basil i cili ka hy në fazën përfundimtare. Janë gjithsejtë 19 tekste të konceptuara si fletore tematike me një strukturë të përshtatshëm për mësim nxënie e mësim dhënie. Pritet që të gjitha të përfundohen deri në tetorin e këtij viti. Dr.Katrin Hohman, paraqiti temën: ,,Funksioni dhe rëndësia e mësimit të gjuhës dhe kulturës së origjinës“. ,,Në Gjermani tema më e diskutuar është dygjuhësia ku më shumë se 50% e fëmijëve janë bilingual. Gjuha ka të bëjë me vendlindjen, me identitetin, me botën moderne të globalizuar. Mungesa e mësimit të gjuhës amtare është mungesë në vet suksesin e shkollimit në tërësi. Ministria e shtetit gjerman nuk reagon në këtë fushë sa duhet, tani po shkollohen mësues për shumë gjuhësi, por gjërat po rrjedhin shumë ngadalë. Ju po e quani mësim plotësues, por jo, ai duhet të jetë mësim i barabartë në shkollë e jo vetëm diçka plotësuese siç është tani. Vetëdija për rëndësinë e mësimit të gjuhës amtare në gjermani është duke u rritur dhe po depërton edhe tek institucionet përkatëse gjermane. Kjo shtrohet në diskutime e analiza në shumë seminare”, tha znj.Hohman.
Shpalosje e vlerave kombëtare
Dr. Drita Statovci, ligjëroi temën: ,,Veshjet dhe Identiteti” e cila u prit mirë nga mësuesit dhe u cilësua si ligjërata më me vlerë në praktikën e ruajtjes së vlerave nga trashëgimia kulturore e popullit tonë në shekuj. Koloriti i veshjeve kombëtare nga trevat shqiptare janë vlerësuar shumë edhe nga të tjerët. Etnologia Dr.Statovci e prezantoi me fotografi e fjalë origjinalitetin e veshjeve në prizmin etno-historik e praktik si vlerë e pandarë e artit dhe estetikës. Dr. Tomi Treska, nga UN-i Tiranës ligjëroi temën:,, Pasqyrimi i rolit të diasporës në programet e historisë së popullit shqiptar në arsimin para-universitar”. Nevila Mehmeti, mbajti temën: ,,Kërkimi historik në funksion të mësimit global dhe nacional”; Dr.Ndriçim Mehmeti, ligjëroi temën: ,,Interpretimi historik dhe veçoritë e tij në programin e diasporës” ; Dr.Dhimitër Doka e Dr.N. Mehmeti, paraqitën temën: ,,Shqiptarët në hapësirë dhe kohë”. Edlira Sina e Mirela Gurakuqi, u paraqitën me temën: ,,Forcimi i partneritetit mësues-prind në integrimin e mësimit në diasporë”. Ligjërata e z.Nuhi Gashi ishte: ,,A është multikultura gjithnjë interkulturë? Vështrim në kontekst të Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues”. Dr. Florim Isufi ligjëroi temën: ,,Kategoritë gjeografike të Atdheut në funksion të identitetit”. Elfrida Begaj e Erida Koleci mbajtën kumtesën e tyre në punëtorinë tematike me titull:,,Zhvillimi i aftësive komunikuese nëpërmjet trajtimit të disa krijimeve folklorike shqiptare”. Një temë mjaftë interesant dhe me interes ishte tema e mbajtur nga Besnik Rama (MASH) me temën: ,,Zotërimi i veçorive fonetike dhe morfosintakse të gjuhës shqipe dhe aftësimi i nxënësve për të punuar me tekste letrare dhe jo letrare”. Z.Arif Demolli, moderoi diskutimin në grupin tematik me titull: ,,Reflektime profesionale nëpër grupe pune pas përdorimit të Fletoreve Tematike” Fletorët Tematike, si pjesë e projektit për hartimin e teksteve unike për shkollat në diasporë. Në seancën plenare të ditës së katërt referuesi Anton Antoni mbajti temën: ,,Revista ,,Mësuesi” dhe arsimtarët e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë”. Ndërkaq Johana Shahini u paraqit me temën mjaftë interesante: ,,Rrënjët historike perëndimore të arsimit shqiptar”. Së bashku me kumtesën e tyre u paraqiten, akademik Vaso Tole e Majlinda Hala. Tema ishte: ,,Trashëgimia kulturore përmes njohjes konkrete të vlerave kombëtare”
Ligjëruesit nga përvoja praktike
Shkrimtari Rizah Sheqiri, mësues në Suedi paraqiti përvojën e tij nga praktika mësimore në temën: ,,Gjuhëtarët e vegjël, përvojë nga puna me parashkollorët”. Një temë me interes për të gjitha mësueset mërgimtare të cilat në klasat e tyre kanë nxënës të moshës parashkollore”. Mësuesja me përvojë nga Zvicra, znj. Nexhmije Mehmetaj mbajti temën: ,, Vështirësitë e nxënësve gjatë mësimit plotësues të gjuhës shqipe”. Kjo temë me bazë nga përvoja u trajtua si temë jo vetëm e rrethit praktik të ligjërueses, por e gjithë hapësirës europiane ku zhvillohet mësimi plotësues. Z.Vladimir Pasku, në grupet tematike paraqiti temën: ,,Përdorimi i treguesve cilësorë për vlerësimin e një ore mësimi”. Ishte kjo një përvojë me vlerë në funksion të përsosjes së treguesve cilësor në suksesin e mësimdhënies e cila u diskutua gjerësisht në gërshetim me përvojat individuale. Xhevat Isufi, mësues në Suedi paraqiti pjesë nga praktika e ekskursioneve në vendlindje ,,Ekskursionet mësimore; prezantim multimedial”.
Promovimet
Mësuesit krijues promovuan para kolegëve krijimet e tyre të fundit.. Ramadan Reshitaj promovoi librin ,,Shkolla Shqipe në Suedi”. Ky libër u cilësua nga diskutuesit si libër me vlerë në historikun e shkollës shqipe në Suedi por edhe në kulturën kombëtare si tërësi. Z.Ragip Ramaj, para mësuesve paraqiti revistën ,,Dorintina” si e vetmja revistë për nxënësit që botohet në diasporë. Ramaj është redaktori ,,Doruntinës” e cila ka një përmbajtje të pasur, andaj, nga shumë mësues shfrytëzohet si burim temash interesante në punë me nxënës. Aty botohen krijime të nxënësve e mësuesve të diasporës. Gazetari dhe publicisti, Abdurahim Ashiku në vargun e publikimeve të tij kësaj radhe me ,,Rrëfimet e Komshiut”(libër me tregime të jetuara) ishte pjesë e publikimeve. Z. Ashiku me ciklin e publikimeve të tij të mëhershme ,,Njerëz që i dua” e pasuroi rrjedhën e krijimtarisë që kultivohet tek mërgimtarët në Greqi. Sejdi Gashi, mësues në Gjermani promovoi ,,Monografi e komunitetit shqiptar në Gelsenkirchen-Gjermani”. Libër me vlera hulumtuese e cila i kalon vlerat e një monografie duke u lidhur me rëndësinë historike të kohës së veprimtarisë së autorit dhe bashkë mërgimtareve të tij.
Legjenda; 1 Ministrat ishin pjesë e përkrahjes së seminarit të mësuesve mërgimtarë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hazir Mehmeti: Seminari mbarëkombëtar i mësuesve të diasporës, zgjerim horizonti i mësimit shqip
» Engjëll Koliqi: TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS SHQIP DHE VETËM SHQIP
» Arsimtari lë orët e mësimit për të shkuar në Haxh
» Mentor Thaqi:MËSUESVE TË AKADEMISË
» Kuvendi i thotë jo mësimit fetar dhe shamisë në arsimin parauniversitar
» Engjëll Koliqi: TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS SHQIP DHE VETËM SHQIP
» Arsimtari lë orët e mësimit për të shkuar në Haxh
» Mentor Thaqi:MËSUESVE TË AKADEMISË
» Kuvendi i thotë jo mësimit fetar dhe shamisë në arsimin parauniversitar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi