Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Michel Maas:'OH ZOT, NGA T'JA FILLOJME ME PARE'

Shko poshtë

Michel Maas:'OH ZOT, NGA T'JA FILLOJME ME PARE' Empty Michel Maas:'OH ZOT, NGA T'JA FILLOJME ME PARE'

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 24, 2011 11:56 pm

Shkruar nga: Michel Maas

(Gjatë konfliktit që arriti pikën më të lartë të luftimëve , gazetari dhe reporteri i gazetës' Volkskrant', Michael Maas, arriti të hyj në Kosovë së bashku me dy kolegët e tij gazetarë, një Amerikan dhe një Gjermanë. Nën përcjelljën e UCK-së, këta ishin gazetarët e parë që bënë një rrugëtim të gjatë në Kosovë: përgjatë rrugëve të thyera malore, bjeshkëve të thepisura dhe fshatrave të shkatërruara dhe të vrara)

"Duke ngrënë çdo ditë fasule, duke ecur herë i zgjuar e herë i fjetur, në logjikën e një rreziku."
Michel Maas

Tregimi fillon nga Tetova - Maqedoni (pjesa e parë)

Ishte një arsye e shëndoshë, në çdo rast mjaft e arsyeshme, edhepse asnjëri prej neve nuk e dinim saktësishtë se cila ishte ajo arsye. 'E bëjë këtë për të gjithë njerzitë që i kam humbur', ishte njëra prej më të thjeshtave, dhe për ne arsye e mjaftueshme që të kalojmë nga Maqedonia për Kosovë.

Për të gjithë njerzitë që i humbëm. E humbëm gjysmën e Kosovës, qyshse me 25 mars, kur u ndoqëm nga serbët si gazetarët e fundit perëndimorënë Kosovë. I humbëm njerzitë, fshatrat dhe vendet tjera, pra të gjithë ata muaj që i kaluam në Prishtinë, ku ndiheshim sikur të ishim në shtëpin tonë.

Të gjitha këto i humbëm në ditën kur filluan të binë bombat e NATO-së dhe kur serbët largë syve të botës, filluan ta përdorin politikën e pastrimit etnik: të zbrazjes fshatë pas fshati e qytet pas qyteti, të plaçkitjeve dhe djegjeve. Deshmitarët e vetëm ishin shqipëtarët të cilët ashtu të degradum, të shkëputur nga lodhja dhe frika e vdekjës që shihej në sytë e tyre kaluan kufirin në Blace, Tetovë dhe Kukës. Cka kanë përjetuar ata, ishte largë imagjinatës së botës.

Ata tregonin përjetimet e vuajtjeve të tyre, që paraqitnin një imazhë të të gjitha atyre ndodhive fatkqija të cilat vertetë kishin ndodhur në Kosovë. Këto ishin vetëm disa tregime. Askush s'dinte vertetë se çka po ndodhte atje përtej kufirit në Kosovë. Asnjëri s'mund të hynte. Gati askush.

'Më premto, nëse ndodhë diçka me mua, do ta shkruash librin tim?' Asgjë s'ndodh me ty.' 'Po por nëse.' 'Asgjë nëse.' 'Ani pra.' Parasëgjithashë nëse netët ishin të gjata dhe kishte kohë për të menduar, papritmas na gjykonte frika e rreziqëve që na prisnin - nëse më në fund do të kalonim kufirin. O zoti im, nga ja filluam.

Por që të tretë e kishim një arsye të shëndoshë që të refuzojmë rreziqet dhe të hyjmë në Kosovë. Një arsye e mjaftueshme. Sepse sikur mos ta kishim këtë, atëherë çka bënim ne në Tetovë? Pse atëherë prisnim mëngjes pas mëngjesi, natë pas nate në këto shtëpi kafeneshë të errëta të shoqëruar me njerzë të huaj që na premtonin se do të na ndihmojnë më tutje të kalojmë ilegalishtë kufirin, pa ndihmën e të cilëve askush s'mund të hynte gjallë atje?

Michel Maas:'OH ZOT, NGA T'JA FILLOJME ME PARE' 308093_266626500015607_100000047764933_1114997_2084822_n

'Nëse nuk dinë pse deshiron të hysh në Kosovë, atëherë duhet të rrishë këtu', i thonim njëri-tjetrit, dhe kjo mjaftonte. Natyrishtë, ne e dinim pse. Më në fund ne kishim një kontakt me njerzitë e UCK-së në Tetovë, ne kishim lidhjet edhe me Kosovën, kontakte të larta - me një komandantët të lartë të ushtrisë çlirimtare. Dhe 'Kosova' emri i personit që mbante urëlidhjet tona, pas bisedës përmes telefonit satelitor na njoftoi që kishim më në fund - pas javëve të tëra në pritje, lejën për të hyrë në Kosovë.

Leja e komandantit është pasaporta e jonë për Kosovë. Ne duhet të presim një konvoi të UCK-së, në mënyrë që pastaj të bëhëmi pjesë e kthimit të tij prapa për Kosovë. Ndoshta nisemi nesër. Ndoshta pasnesër, por skemi tjetër zgjidhje. Njëqind e pesëdhjetë gazetarë presin në Tiranë me javë të tëra pa sukses për të marrë lejën e UCK-së për të kaluar kufirin. Në Kukës çdo gazetarë ëndërron për rastin e pritur, në Tetovë ata i shefë duke u sjellur më kotë përreth terrasave. Dhe për të gjithë pa sukses. Ata s'shkojnë më larg se sa një vend 'tokë e ç'liruar' në Veri të Shqipërisë, ku disa kilometra mëtutje mbizotëron një zonë qetësishtë e vdekur në bjeshkët e Kosovës. Por ne kishim një sinjal 'go!'.

Zoti im, nga t'ja fillojmë, versus: por duhet të shkojmë, ne e kemi përcjellë nga afër me muaj të tërë luftën në Kosovë dhe duhet të kthehemi që të shohim me sytë tonë çka po ndodhë atje, pas shpine së botës. Ne s'kemi asnjë zgjidhje tjetër. Jo nëse na pyetni për këtë.

Michel Maas:'OH ZOT, NGA T'JA FILLOJME ME PARE' 317219_266655423346048_100000047764933_1115318_4723235_n

Por një 'go' i një komandanti në Maqedoni duket me pak i peshuar se sa në Kosovë. Edhe më tutje kalonin ditët dhe netët. Ditët dhe netët që i plotësonim së bashku me Arsimin, Bekimin, dhe Ismailin. Dy të parët janë ushtarë të komandantit 'tonë', dy të rinjë duke pritur transportin e kthimit për në front. Ata kanë urdhër që të na ndihmojnë më tutje. Por ata sigurishtë s'kanë lidhje tjera në Tetovë , as në Shkup, jo me njerzitë që duhet të na ndihmojnë për të kaluar kufirin. Ne hynim në fazën e pritjes të 'ndoshta nesër'. Cdo ditë e ndëgjojmë të njëjtin variantë. E pastaj prapë: 'jo edhe sot'. Është shumë rrezik, tre ushtarë kanë ra sonte viktimë e shkeljes së minave, pra duhet të presim derisa rruga të jetë jashtë rreziku, trupat serbe në anën tjetër të kufirit janë duke avancuar në lëvizje, ku janë duke u zhvilluar luftime të ashpëra rreth Kaçanikut ose në një vend tjetër që gjindët përgjatë drejtimit tonë. Një 'let's go' sikur u zhdukë pas disa ditëve. Monotonia dhe mosbesueshmëria e zavëndësonin logjikën tonë të shumëpritur. 'Nesër? Po po, kështu do të jetë.' Po luhet lojë me neve. Nuk do të na ndihmojnë të kalojmë kufirin. Po bëhën sikur. 'Ndoshta nesër' kuptim i variantit-Ballkanik që do të thotë 'kurrë'.

Ditët u bënë javë. Që mos të biem tepër në sy të tjerëve, duhej të ndërronim hotel pas hoteli, prej Tetove në Shkup e anasjelltas, prej një kafene në tjetrën. Vetëm për ti qëndruar besnik deshirës për të hy në Kosovë. Pyetja 'pse' nuk po na sillet më ndërmend.

Sikur mos të ishte komandati i 'jonë' në Kosovë, qysh atëherë do ti dorëzoheshemi deshirës sonë - njësoj sikur edhe shumë gazetarë tjerë. Ai kujdesej për këta dy të rinjë, ai i telefononte shtabit qendror, ai i telefonte personit që kontrollonte qarkullimin në kufi me Maqedoninë. Ai përdorte tërë mundin e tij që të kaloj disa gazetarë përtej kufirit, me të cilët ishte njoftuar me 24 mars. Gjithnjë me shpresë. Cdo ditë përsëri të gatshëm: çanta e shpinës me dy t-shirt dhe ndërresa tjera rrobashë, disa barrna dhe telefonin për përdorim satelitorë. Kompjuteri mbetët në Tetovë, është shumë i rëndë. Edhe ngapak ushtroheshim duke u ngjitur shkallëve përpjetë për në katin e tetë dhe kthim tëposhtë.

Koha po kalon e dyshimi po rritet. Si mund të lëvizish, nëse si bëson askujtë përrreth? Ne po e bëjmë këtë. S'po i besojmë askujt më, as këtyre të rinjëve që po i presim së bashku këto momente të stërgjatura. E prapësëprapë po e vëjmë fatin e jetës sonë në duart e tyre.
Kush e dinë ndoshta jemi të tradhtuar. Të rënë në kurthë sikur dikur Koos Koster në El Salvador, të cilin 'rebelët' e kishin orientuar në drejtim të plumbave ushtarakë. Kush e dinë. Por duhet larguar nga mendja këto mendime.

Me 16 mai, pas gati tri javë të tëra prapë 'go'', erdhi koha. Thojnë ata. I morrëm gjësendet, e lëshuam hotelin, dhe u nisëm në drejtim të një shtëpie. Tani largë ambientit jetësor. Prapë në pritje. Por me 17 mai është vertetë koha. Thojnë ata. Me të rënë të natës, ngasim me një makinë në drejtim të një fshati në kufi, ku me të shpejtë hyjmë në një shtëpi të errtë, dhe mbyllemi në një dhomë duke u shërbyer me kafe. Shumë të nervozuar dhe tëndosur. Tani do të ndodhë më të vertetë. Prapë: nga t'ja fillojmë? Ne i kemi vetëm dy mbajtëse anti-plumba, por asnjëri nga ne s'deshiron ti përdor, nëse edhe të tjerët si kanë ato. Nga t'ja fillojmë? A do të ndodhë kjo vertetë kësaj here?

Ne duhet të presim. Disa persona futën në dhomën të errtë. Ne pijmë me shumë kafe, heshtim dhe presim ma tutje. Në dhjetë ora të natës, jemi krejtsishtë gati ti marrim çantat e shpinës dhe të nisemi, të nervozuar, muskujtë e tendosur e ....
Por personat rrudhin me krahë në shenjë të 'jo'. Sonte s'ka mundësi. Eshtë shumë rrezik. I tërhiqem çantat nga krahrori, kthim mbrapa për në Shkup, ku zëmë prapë vend në një shtëpi tjetër, ku filluam prapë të dyshojmë në gjithçka dhe në çdonjëri.
Vetëm me 24 maj erdhën prapë të na marrin, me një mini-bus, në drejtim të një fshati duke na sjellur në kufi.
Më nuk jemi nervoz. Do të shohim, edhe kësaj here. Prapë duhet të presim në një shtëpi të errtë personat e panjohur, që herë shkonin e herë ktheheshin pas. Do të shohim çka do të thojnë. Pasi i hypëm prapë makinës pas dhjetë kilometra papritmas i fikën dritat e makinës. Zbritem. Disa persona me zë përshpëritës na bënë me shenjë që duhet të shpejtojmë. Kape çantën, telefonin, shpejtë shpejtë shpejtë. Pa qenë plotsishtë të vetëdijshëm kësaj here vertëtë u nisëm. Tani s'kemi kohë më të mendojmë në dyshime dhe frikë.

Michel Maas:'OH ZOT, NGA T'JA FILLOJME ME PARE' 297788_267061403305450_100000047764933_1117104_2281644_n

Njëzetë persona bartnin me vehte gjësende të ndryshme: dyshek, kollashnikov, paketa me cigare kutija me barrna: rezerva për UCK-në në anën tjetër të kufirit. Ne bartnim gjësendet tona. Bie shi. Nën këmbët tona gjatë ecjes gurtë janë të lagtë dhe të rreshqitshëm, me teposhtëza të rrezikshme, çanta tepër e rëndë, dhe telefoni jo fortë i përshtatshëm për përdorim. Ngjitëmi përpjetë deri gati në maje ku duhej të qëndronim totalishtë të heshtur. Atje lartë patrullon policia Maqedone, dhe gjatë errësirës këta s'hezitojnë të gjuajnë edhe pa të vetmin hezitim.

Rrëshqitasi, duhet të shkojmë tutje. Personat nën përkujdesjen e të cilëve jemi ne janë të shumë të shpejtë dhe të kujdesshëm. Ne vazhduam të rreshqasim tutje teposhtë pa zhurmë. Të lagur dhe të zhytur siq ishim arritëm deri të një lumë të cilin duhej kaluar përtej për të dal në anën tjetër. Me kalimin në anën tjetër udhëheqësi i grupit na përshpërit: 'Kjo është Kosova.'

Ma në fund jemi këtu. Saktsishtë dy muaj pasiqë ishim të dëbuar nga Kosova. Gjatë natës në gjysmë rruge u ndeshëm me një grup të dytë, që shkonte në drejtimin tjetër. Përmbi një kalë të vogël gjindet një person rëndë i plagosur: duke shkelë mbi një minë ka humbur njërën këmbë dhe duhet të dërgohet prapa për në Maqedoni në spital. Ne ecim tutje, në një kolonë për të evituar rrezikun nga minat. Ngadalë fillon të shfaqet drita e mëngjesit derisa kalonim një terren të gjerë. Në vrap, sepse disa qindra metra më largë gjindet një pozicion i serbëve. Por ata flenin ende. Asgjë s'ndodhi. Të rraskapitur pas shtatë orë ecje arritëm në Rrezallë, një postbllok i vogël jo largë pozicionit serb.

Prej këtu mund të shohim dritat në Bllacë, vendi kufitar kur në javën pas 24 marsit, shqiptarët ishin dëbuar masovikishtë në Maqedoni. Bllaca ishte një ferr. Sikur në Auschwitz, atje arrinin trenat nga Prishtina, përplotë me civilë të trajtuar në mënyrë jo njerëzore në pritje të gjata, sepse Maqedonia nuk i deshironte ata.

Michel Maas:'OH ZOT, NGA T'JA FILLOJME ME PARE' 303804_267095736635350_100000047764933_1117159_3991677_n

Të uritur, të rraskapitur dhe të friguar ata nuk u ngjanin më njerëzve normal. Dhe të rrahur në mënyrë shtazarake nga policia Maqedone - pas disa ditëve të rivendosjes së rendit në kampin e Blacës, ata filluan prapë të marrin frymë lirishëm, prej nga edhe u vizituan nga Bill Clinton, Tony Blair, Roger Moore, Richard Gere dhe Paul Rosenmoller. Në këtë rivendosje të rendit dhe rregullit një kontribut të madh dhanë edhe organizatat humanitare.

Kemi ecur shtatë orë, jemi të rraskapitur, e nuk jemi shumë largë Bllacës, pak larg kufirit. Ky rrugëtim do të zgjatë shumë. Të dekurajuar hym në dhomën e një shtëpie ende me kulm të parrëzuar dhe e vetme në Rezallë. Në shtëpinë e Shaban Hasallarit, kështu fitohej përshtypja sipas disa letrave dhe dokumentëve: të pa mbledhura krejtsishtë pas bastisjes së shtëpisë nga serbët. Këtu filluam zbarkimin: zbathëm këpucët e lagura, varrëm rrobët përplotë me baltë, kolashnikovët ngjitas për mur, dhe me një zjarrë të posa ndezur. Këtë dhomë të vogël së shpejti e kaploi një erë e rëndë e dhjetë parë këmbëve të djersitura. Një përzierje erërash që s'do të zhduket nga nuhatjet tona gjatë tri javëve të ardhshme.

Mirë se vini prapë në Kosovë - 'Wellcome back in Kosovo'.

Kthim në Kosovë që u deshtë ta lëshojmë ngutshëm para dy muajve. Pamja e Rezallës është e tmerrshme: shtëpitë janë të shkatërruara dhe të djegura. Gjatë ecjes shkelim mbi përplotë xhama dhe gjësende tjera të thyera. Përgjatë këtij llami të madh, qentë, pulat dhe loptë kërkojnë dhe shkarravitin gjithçka çka është për tu ngrënë.

Kështu duket gjysma e Kosovës: kështu e njohim Drenicën, të gjitha fshatratë përgjatë rrugës Gjakovë-Deçan-Pejë, të gjitha fshatrat përgjatë rrugës Dulje-Malishevë, të gjitha fshatratë përgjatë rrugës Pejë-Prishtinë, dhe të gjitha fshatratë përgjatë rrugës Rahovecë-Malishevë-Llapushnikë.
Dita e parë është krejt e re: shoqërimi me ushtarët e armatosur të UCK-së, në momente të herëpashershme ngritje tensioni posa ndëgjohej ndonjë zhurmë e vogël dhe menjëherë kah rrokja e armëve, ushqimi: fasule të bardha, bukë dhe 'pite' : pjata me krepë dhe djathë dhie. Por pas disa ditëve, ndihej mungesa e këtij ushqimi, sikur nevoja që është për frymëmarrje. Fasula e bardhë (supa e pasulit) buka dhe uji janë pjesë e jetës sikur frika e evitimit të ecjes së djeshme mbi mina, ose frika nga pozicioni përballë i fshehjes së snajpërevë të maskuar.

Nuk është rrezik, jo aq shumë sa të qëndrojmë gjatë në heshtje. Ne duhet të ecim më tutje, dhe ti përcellim verbërishtë këta djemë që gjithashtu verberishtë besojnë në fatin e tyre dhe ata fillojnë të qeshin nëse i pyet për rrezikun e vënjës së minave në terren. Njerzitë me shkopë dhe të privuar nga një këmbë - të tillê i takojmë me dhjetëra - njerzë që kanë përjetuar rreziqe. Kjo është logjika e thjeshtë e luftës. Pas disa ditësh nuk mendon më për ata. Sepse, shikon vetëm ku po i vënë këmbët vet, ku po i vënë ato përpara, në tokën e fortë pa patur mundësi vendshkarkimi. Pa harruar edhe të verejshë dhe nuhatishë çdo gjë rreth teje si: ajrin shmë vështirë i thithshëm nga kërditë e bagëtive: lopëve dhe delëve që kishin shkel në mina.

Por prapë s'është rrezik. Djemtë e UCK-së na udhëheqin, djemtë që janë në tokën e vet. Grupi i parë na sjell deri të Pushtniku, që janë edhe vetë nga ky regjion apo regjionët tjera: ata janë këtu në shtëpi, qoftë edhe nëse kanë jetuar me vite të tëra në Zvicërr dhe Gjermani. Kështu duket UCK-ja, lufta e saj në vendin e vet.
Kështu duket rrugëtimi jonë: i ngadalshëm, përgjatë kthesave të shumta, përmes maleve dhe bjeshkëve. Nganjeherë qëndrojmë një ditë të tërë në një vend, nganjëherë një natë, e nganjëherë edhe dy apo më shumë nëse përpara nesh nuk ka siguri. Në Petrovë i kaluam tetë ditë. Petrova, qëndra komanduese e 'zonës operative Nerodime', qendra komanduese e Shukri Bujës (vëllau i Ramë Bujës - negociatorë në Rambouillet), që rezidon sikur një ministër. Në një fshatë gjysmë të shkatërruar përtoke, ai e ka një zyre ku mund të pritën shefat e shtetëve - gjysma e dhomës e mbushur me mobile për perëndimorët, e gjysma tjetër e shtruar me tepih për shqiptarë.


Buja e ka si bashkëpuntorë të vetin Rushdi Jasharin, funksionarë i ngarkuar për informim, dhe gjatë dhënjës së intervjuve të Bujës, ky i fundit rrin i ulur afër tij dhe e ndihmon atë me pëshpëritje në vesh në rast se ai heziton ti përgjigjet pyetjëve. Gjithashtu i ngarkuar edhe për lëshimin e vërtetimëve për ata që deshirojnë të udhtojnë më tutje. Vërtetimit për të bërë të mundur kalimin e asfaltit nga Prishtina për në Prizren.

Rrugët e asfaltuara dhe personat si Ruzhdi Jashari, janë pengesa të vështira të kalueshme në Kosovë. Jashari , sepse (familja e formimit të UCK-së Adem Jashari - 'Che Guevara' i Kosovës) punon në formën e vjetër burokratike, ndërsa rrugët e asfaltuar sepse ato janë të minuara, dhe shtëpiat që janë përgjatë rrugëve të banuara nga vetë policë serbë, por edhe rrugtë që poashtu janë në shënjestër të tankave serbe që mund të gjuajnë në çdo gjë që lëviz. Kjo formë e punës së Ruzhdi Jasharit na ka kushtuar tetë ditë pritjeje për të kaluar këtë rrugë asfalti, tetë herë me 'ndoshta nesër' ose përndryshe pasnesër.

Prej bjeshkëve të Petrovës mund të shifet shumë mirë Shtimja dhe Ferizaj. Një pamje që paraqet dy qytete plotsishtë të vdekura nga mund të vërehën aty-këtu vetëm lëvizjet e autoblindave serbe. Për të hy në qytet është shumë rrezik. Ne vetëm mund ta shikojmë atë nga këtu së bashku me Rizën, që nuk ka qenë tash e nëntë muaj në Ferizaj.

Riza është një albanolog, por qyshse prej luftës gazetar. Një pjesë të rrugëtimit e bëjmë së bashku - ai shumë herë ndalet dhe çdoherë hedhë një shikim kah Ferizaj, qytetin e tij të humbur. Në vendlindjen e tij, katër orë ecje nga Petrova, e lëjmë atë prapa të një lis. Edhe mixhën e tij e lamë prapa në fshatë, duke i kujtuar të gjithë njerzitë që i kishte humbur, me një shikim të njëjtë të zbrazur sikur të Rizës, por dhe të turbulluar nga lotët ngase na takonte ne: si lajmëtar të një bote tjetër, dhe ngase ardhja jonë e papritur ai ngjallte atij kujtimet për tërë atë mjerim që i kishte ndodhur fshatit tij të vogël. Fshati i tij i shkatërruar prej nga kanë ikur gati të gjithë njerzitë. 'Të gjithë kanë ikur, çdo gjë është shkatërruar', qanë ky, duke qëndruar i mbështetur për murin e shtëpisë së tij. Për Rizën, vuajtja në Kosovë është bërë një përditshmëri.

'Këtu duhet të jesh i fortë', thoshte një ushtarë i UCK-së në Petrovë. Të jesh i fortë në Kosovë do të thotë të mos qashë.

Michel Maas:'OH ZOT, NGA T'JA FILLOJME ME PARE' 293563_267512953260295_100000047764933_1118520_3047950_n

Rexhep Loki nuk qarë derisa na tregon se si serbët ia kishin vrarë të dy djemtë e tij në Kotlinë. Ai nuk qanë edhe atëherë kur na tregon se si ai me njëzetë njerzë të tjerë kishin qenë të kapur në një mal nga serbët, si kishin qenë të rrahur me copa drunjshë përplotë me therra, si i kishte ndëgjuar ata duke lëshuar britma të papërshkruara, si i kishte ndëgjuar rafalët e automatikëve duke i dhënë fund atyre britmave. Ai nuk qanë edhe atëherë derisa ne qëndronim në heshtje tek gjurmët e thara në mal, dy gropa ku ishin hudhur kofomat dhe me pastaj edhe ishin granatuar. Ai është i fortë derisa tregon një kapuç dhe shallin që ishin krejtë çka i kishin mbetur prej djemëve të tij të vrarë. Ai nuk qanë, por do të deshironte që edhe ai të ishte i vdekur. Ai nuk mund të jetonte më tutje, thoshte, por edhe vdekja s'po i vinte. Qëllimi i tij i vetëm: të qëndroj në Kotlinë derisa të vdesë. Në fashatin e tij të shkatërruar, mundësishtë sa më afër djemëve të tij.

Isak Asllani nuk qanë derisa qëndron nën një lis kajsie duke i përmendur emrat e gruasë dhe shtatë fëmijëve të tij, që qëndrojnë atje të varrosur. Pa lotë na tregonte se si një gjuajtje fatale vdekjeprurëse e kishte privuar atë nga e tërë familja, përderisa ishin në përpjekje për të ikur me një traktor, që shifej aty pranë i dëmtuar. Edhe ai nuk deshironte të jetonte më tutje. Por çka mund të bësh tjetër. Ai e ka riparuar traktorin e tij dhe nuk deshiron ta ngasë më atë, por çka të bëshë tjetër. Ai është i fortë, por të gjithë e lëjnë atë rehat ashtu në heshtje duke editur se çka do të thotë heshtja.

Michel Maas:'OH ZOT, NGA T'JA FILLOJME ME PARE' 298021_267538643257726_100000047764933_1118830_7933892_n

Tre persona nga Pokleku provojnë të tregohen të fortë. Ata deshirojnë të shkojnë në Den Haag për të dëshmuar se çka ka ndodhur në fshatin e tyre. Duke dashur të fillojnë me tregimin e tyre ata qëndrojnë për një kohë të humbur në mendime dhe në shikim të parë të pashpresë. Pas pak çastesh rifillon tregimi i tyre duke na treguar se si në Poklekë ishin vrarë 64 njerzë - 64 emrin e të cilëve e dijnë ngase të gjithë ishin fqinjtë e tyre, të njohur tjerë dhe vetë gratë dhe fëmijët e tyre.

Në Kosovë duhet të jeshë i fortë. Ne flejmë në Belanicë ku era e rëndë e kufomave e bënë të pamundur gjumin tonë. Era e kufomave që ishte ende e ndieshme kur një ditë më parë serbët ishin larguar prej fshatit. Fshati që në zemrat e këtyre njerëzve ishte shëndrruar në një makabër të vërtetë tragjedie e që edhe në heshtje mund të kuptosh se çka kishte ndodhur këtu gjatë muajve të kaluar.

Bellanica është e mbushur përplotë me kujtime të njerëzve të humbur. Djegje dhe shumë shkatërrime të lëna prapa, hakmarrjet e serbëve përmes përdorimit të tankave ishin evidente: dëmtimi dhe djegëja që i kishin bërë shumë automjetëve, veturave dhe traktorëve, që ishin përdorur për bartjen e katërdhjetëmijë të të ikurve këtu. Pas hyrjes së serbëve në fshatë me 1 prill, ata në panikë i kishin lënë këto prapa. Shumicën. Prej atëherë janë numëruar katërmbdhjetë të vrarë: sipas deshmitarëve, tetë prej tyre kishin qenë të ekzekutuar ngase nuk kishin patur para dhe ari t'ju ofrojnë serbëve si mëshirë dhe kundërshpërblim për jetën e tyre.

Dy të trupa të vdekur ende qëndrojnë aty të shtrirë: njëri, një plakë e moshuar, gati shumë vështirë e indentifikume: e pa kokë, pa duar dhe këmbë. Ndoshta të zhdukur nga qentë. Tjetrit i kishin mbetur vetëm eshtratë. Kofoma e tij e dëmtuar rëndë kishte qëndruar kështu e shtrirë për gjashtë javë në rrugë derisa kishin ardhur serbët që mëpastaj i kishin hudh benzinë dhe djegur. I kishin mbetur vetëm eshtratë e gishtërinjëve dhe një pjese e kurrizit, ashtu duke qëndruar anash në rrugë. Këto nuk janë ende kufomat e fundit të gjetura. Tek varrezat gjindën edhe tri kufoma tjera, të groposura rishtas. Këto do të rihapën me vonë, kur NATO do të jetë këtu. Atëherë këto prova do të provohen të kërkohen diku lartë mbi këtë tokë. Prova këto që objektivishtë do të tregojnë se si serbët janë sjellur sikur bisha të egra.

Deri atëherë provojmë ti zhdukim lotët, dhe provojmë të mos lejojojmë që të na kaploi urrejta dhe revanshizmi kur je përballë këtyre tregimeve rrënqethëse, reportazha e jonë që do ta paraqesim do ta tregojë të vërtetën. Duhet të provojmë të jemi objektiv sa më shumë që është e mundur, nuk guxojmë të mashtrohemi nga e verteta. Vetëm kështu mund ti demaskojmë gënjeshtrat e serbëve. Vetëm e vërteta e mund propagandën.
Michel Maas:'OH ZOT, NGA T'JA FILLOJME ME PARE' 311995_267576546587269_100000047764933_1119015_4155316_n

Ne hasim edhe në të mbijetuar tjerë. Njerzë gjithnjë në ikje nga fshatra të djegura rishtas. Edhe Kovaçeci djegët derisa i takojmë bonorët e këtij fshati të strehuar në male. Ata na hudhën në qafë duke qarë dhe duke na përshëndetur si çlirimtarë të tyre, banorë këta të një fshati që i ngjason sikur të ishte një fshatë parahistorik. Në Topille hasim në mijëra të ikur. Në bjeshkë të Berisha edhe mijëra tjerë. Ne i shohim ata me sytë tonë, i shofim edhe me çka ushqehen - edhe më pak se ne vetë, që çdo herë kemi si ushqim dy herë në ditë fasule të bardha si lëng uji. Ne shohim në sytë e tyre rreskapitjen dhe frigën. Frigën nga policia serbe që mundohet ti ndjekë këta edhe në vendet e fshehura në bjeshkë.

Por e shohim edhe gëzimin e tyre. 'Ata janë kthyer prapë', thërret një grua nga Berisha.'Ata', jemi ne gazetarët, përfaqësuesit ndërkombëtarë. Bota shikon prapë çka po ndodhë në Kosovë. Por ne jemi vetëm tre. Ne bëjmë atë çka mund të bëjmë, por jemi prapë vetëm tre. S'ka gjë. Ne jemi prapë këtu, kjo është gati mjaftë për këta njerzë. Ne jemi të parët. Dhe nëse të parët janë këtu, tjerët s'do të vonojnë të na bashkangjitën. Të tjerët vijnë vertetë. Vjen NATO. Kemi qëndruar tri javë natën të shtrirë duke ndëgjuar zhurmën e aeroplanëve të NATO-së që fluturonin lartë në qiell: drita në lëvizje të aeroplanëve, caqet e tyre gjuajtëse kah Beogradi dhe NOvi Sadi. Ne kemi qëndruar të shtrirë mbi barë në Pushtnikë dhe duartrokisnim për çdo bpmbë që eksplodonte mbi caqet e ndryshme serbe ja larg nëpër bjeshkë.

Me 14 qershor, gjendemi para rrugës me asfaltë Pejë-Prishtinë dhe shohim me sytë tanë se si kolona të gjata me autoblinda dhe tanke serbe ngasin kah lindja. Janë me qindra, që kurrë nuk janë parë as prekë nga NATO-ja, me gjithë ato mijëra bomba dhe raketa të hudhura. Ne i shohim duke shkuar dhe shohim gjithashtu se si ata në ora 3h e 30 minuta, pas shpinës së tyre kanë lënë të djegur Poklekun. Pokleku. Mendoj në ato 64 kufoma që ndodhën diku atje, dhe mendoj se sa pak gjurmë do të mbetën me djegëjen e tyre.

Pas largimit të kolonës së fundit befasishtë erdhë deri të lirimi i rrugës. Të kujdesshëm, disa njerzë iu afruan këtij asfallti. Ata shikojnë të tendosur djathtas, ku është rrugëkryqëzimi me Komoranin. Këtë mëngjes atje kishte patur ende luftime të ashpra. Dy tanke shfaqën në kryqëzim të rrugës. Sebët?

Njerzitë dyshojnë.


Vetëm përmes pamjes së dolbive u pa se ato ishin të NATO-së. Njerzitë nuk i bësuan syve të vetë. Derisa njëri prej tyre shkeli me njërën këmbë në asfalltë, i matur, sikur nën këmbët e tij të kishte akull që ne çdo moment mund të thehej. E hudhi një hap përpara, edhe një, duke shikuar herë djathtas e herë majtas. Dhe vetëm atëherë ai dhe të tjerët filluan të besojnë që asfalti ishte i lirë. Asfallti? Që Kosova ishte e lirë!

Tashmë, njëri pas tjetrit filluan ta kapërcejnë rrugën, kah veriu, kah Drenica për të kërkuar familjet e tyre dhe për të parë se çka ka mbetur nga fshatrat e tyre.

Gati të gjithë qëndruan të rrinë për një kohë në mes të rrugës. Njëri filloi të vallëzoi. Tjetri e kapi kolashnikovin dhe filloi të shtjerë me rafala të gjatë në ajër. Të tjerat rafala vazhduan. Gjatë dhjetë minutash ndëgjoheshin krisma tjera për rreth. Tê gjithë qeshin, sepse çdonjëri papritmas u vetëdijësua se Kosova është e lirë. Fëmijët thërrasin:' Urime Lirija', 'gelukkige vrijheid'.

Lufta mbaroi. Dhe me luftën përfundoi edhe ky rrugëtim i jonë i gjatë. Kështu të rraskapitur vazhduam rrugën. Njëri prej të ikurve të kthyer na merrë në shtëpinë e vet. Mengjesin tjetër e huazojmë një veturë. Mê nuk ecim. Jemi me makinë. Në drejtim të Shkupit. Në drejtim të McDonald's.

Përfundimi i shkrimit.

Të nderuar miq e mikesha,

Se di pse, por nuk isha i qetë derisa nuk e përgadita për ju këtë shkrim-reportazhë (të ruajtur) të përkthyer në shqip të këtij gazetari dhe mikut të shqipëtarëve, Michel Maas, i cili së bashku me dy gazetarë tjerë kolegë të tij, një Amerikanë dhe një Gjermanë (fatkeqsishtë nuk i kam të njohur emrat e tyre) ishin deshmitarë të gjallë përgjatë shumë javëve dhe muajve në Kosovë, përgjatë atyre momentëve shumë të veshtira që i përjetonte populli ynë liridashës shqiptarë, nën okupatorin slavo-barbarë serb. Sikur për juve, ashtu edhe për mua ishte vështirë për t'ju kthyer këtyre kujtimeve të hidhura gjatë lufte në Kosovë (shpeshë më bëhëj edhe të qaj), dhe këtë e bëri vertetë të mundur ky gaztarë dhe të tjerë, që patën guximin të përjetojnë së bashku me popullin tonë një ndër momentet më të vështira të historisë sonë kombëtare. Po me popullin tonë. Parulla e tyre ishtë e qartë: me dëshmi në terren ta mundin gënjeshtrën dhe propagandën e armikut tonë shumë shekullorë.

Dhe gjatë tërë kohës që e përktheja këtë shkrim-reportazhë të autorit, Michel Maas, më dukej sikur vërdallë koke me silleshin shumë zëra të prindërve, vëllazërve, motrave dhe fëmijëve shqiptarë (tani të lirë dhe amshim në botën tjetër) dhe që me thonin pandërprerje: shkruani për ne, mos harroni vuajtjet tona, amanetin tonë: kujdesin për familjët dhe Kosovën tonë. Dhe hera-herës më bëhëj sikur jam i gjallë në mesin e tyre.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin shqiptarë!



Michel Maas:'OH ZOT, NGA T'JA FILLOJME ME PARE' 309193_267621666582757_100000047764933_1119159_6388273_n



Solli për botim:Kujtim Hadaj



Michel Maas:'OH ZOT, NGA T'JA FILLOJME ME PARE' 274908_100000047764933_143171_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi