Zemrat e vetmuara të Azisë
Faqja 1 e 1
Zemrat e vetmuara të Azisë
Zemrat e vetmuara të Azisë
20 vjet të shkuara nisi një debat i madh në lidhje me ekzistencën dhe specifikët e të ashtuquajturave “vlera aziatike”. Një pjesë e madhe analistësh deklaruan se demokracia është një nga këto vlera që e mbajnë shoqërinë e këtyre vendeve deri diku në gjendje të shëndoshë dhe ekuilibri. Por një nga argumentet e tjera më intriguese dhe jo që bie shumë në sy ishte se në vendet e Azisë, vlerat e familjes tradicionale ishin më të forta se ato në Europë dhe në Amerikë dhe se kjo ishte pjesë e suksesit ekonomik në Azi. Sipas ish-kryeministrit të Singaporit, një familje aziatike kishte në bazën e saj edukimin e fëmijëve me dashurinë për shkollën dhe punën e pandërprerë. Për sa u përket familjeve në Azi, në një pjesë të madhe ato nuk i njohin fenomenet e divorcit dhe të fëmijëve që lindin jashtë shtratit martesor, ose të paktën në atë nivel që një fenomen i tillë është i përhapur në Europë dhe Amerikë. Madje, turbullirat e fundit në Britaninë e Madhe janë pjesërisht pasojë e ndryshimit të vlerave dhe përbërjes së familjes në një vend ku gjysma e martesave përfundon në divorc dhe një numër gjithnjë e më i madh fëmijës janë me një prind. Kjo përbën edhe një dallim të thellë mes Perëndimit dhe Lindjes së botës. E megjithatë, martesa është duke ndryshuar shumë shpejt në Azi edhe pse bëhet fjalë për rajone që kanë tradita shumë të ndryshme. Nuk janë ndryshime si ato që kanë ndodhur në Perëndim në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Divorci edhe pse është rritur në numër, gjithsesi mbetet ende një fenomen relativisht i rrallë. Thelbi i ndryshimit në vendet aziatike ka të bëjë me refuzimin gjithnjë e më të madh që i bëhet aktit të martesës në vetvete. Jo pjesërisht ndodh nga shkaku se njerëzit po e shtyjnë gjithnjë e më shumë moshën e të martuarit. Një fenomen i tillë është vënë re në të gjithë botën, sidomos në atë pjesë të botës që është e civilizuar dhe e industrializuar, por në Azi është një fenomen që ka marrë përmasa shumë të mëdha. Në këtë zonë të botës, njerëzit martohen në një moshë edhe më të vonë sesa në Perëndim. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, mosha mesatare e martesës është rritur ndjeshëm në vendet e zhvilluara të Azisë. Nga 29 dhe 30 që ka qenë respektivisht për femrat dhe meshkujt aktualisht është 31 dhe 33. Dhe një pjesë shumë e madhe e aziatikëve, ndërkohë jo vetëm që nuk martohen herët, por nuk preferojnë aspak që të martohen. Thuajse një e treta e grave japoneze janë të pamartuara në të 30-tat e tyre dhe ndoshta gjysma e tyre nuk do të martohet kurë. Në Bangkok, 20% e grave mbi 40 vjeç nuk janë martuar dhe nuk ka shumë shanse që të martohen. Deri më tani është një tendencë që ende nuk ka prekur dy vendet që janë gjigantë popullsie dhe ekonomikë në këtë rajon si Kina dhe India, por nuk ka gjasa që kjo situatë të zgjasë shumë. Gratë janë duke u tërhequr nga martesa duke qenë se tashmë kanë nisur të kenë punë të sigurta që u sjellin fitim. Kjo pjesërisht sepse në Azi, sipas traditave të jesh në punë dhe njëherazi të kesh edhe familje është shumë e vështirë. Në këtë kontinent punët mes grave dhe burrave nuk ndahen si në Perëndim dhe e gjithë barra i bie gruas si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Dhe është një barrë shumë e rëndë që jo të gjitha mund ta përballojnë. Gratë në këto vende janë të parat që kujdesen për mbarëvajtjen, ushqimin, veshjet e burrave dhe fëmijëve të tyre dhe shpesh edhe prindërve pleq. Edhe kur kanë një punë me kohë të plotë prej tyre pritet i njëjti angazhim në familje. Është e vërtetë që kjo nuk është një gjë e rrallë dhe e veçantë vetëm për Azinë, sepse gruaja është më ngarkuar kudo, por barra që kanë gratë aziatike është veçanërisht e rëndë. Gratë japoneze zakonisht punojnë 40 orë në javë, ndërkohë që kësaj i shtohet edhe një 30 orësh tjetër po në javë, gjatë të cilave ato punojnë në shtëpi, ndërkohë që për burrat bëhet fjalë vetëm për 3 orë punë në javë. Gratë aziatike, të cilat heqin dorë nga puna kur sjellin në jetë fëmijët e kanë shumë të vështirë që të rikthehen në vendin e punës pas viteve që janë marrë me rritjen e fëmijëve. Në shumë raste ndihen jashtë xhiros, të pakualifikuara me një jetë profesionale të cilës duhet t’i lënë lamtumirën. Jo më kot gratë aziatike kanë një mendim pesimist për martesën.
Sipas një sondazhi të kryer këtë vit, gratë japoneze janë shumë më pesimiste për martesën krahasuar jo vetëm me burrat japonezë, por edhe me gratë dhe burrat amerikanë. E ndërsa punësimi e bën shumë të vështirë martesën për një grua nga ana tjetër i ofron asaj një mundësi më shumë për jetën, ofron një alternativë. Shumë gra që janë të punësuara, në radhë të parë janë të pavarura ekonomikisht dhe zakonisht në kushte të tilla preferojnë që të kenë një jetë pa impenjime në çift, kjo u duket më joshëse sesa një martesë plot me detyrime dhe me vështirësi të shumta e lodhje të mëdha. Shkollimi dhe kualifikimi i lartë është gjithashtu një faktor tjetër që ka bërë që gratë të gjejnë vende të lira pune, të fitojnë mirë dhe të tërhiqen në vetminë e tyre. Dhe për hir të së vërtetës, në të gjithë botën, ashtu edhe në vendet aziatike numri i grave të shkolluara dhe në punë të mira është rritur shumë.
Ikja nga martesa që po bëjnë gratë aziatike ka rezultuar për to në një liri më të madhe, një liri që nuk e kanë gratë e martuara, një liri që një pjesë e madhe e grave janë duke gëzuar dhe duke e festuar. Por ndërkohë, një situatë e tillë është duke krijuar edhe probleme sociale. Nuk ka si të ndodhë ndryshe. Krahasuar me Perëndimin, vendet aziatike kanë investuar shumë më pak në skemat e pensioneve dhe forma të tjera të mbrojtjes sociale me idenë se janë pjesëtarët e tjerë të rritur të familjes ata që do të kujdesen për pjesëtarët e moshuar. Një gjë e tillë nuk mund të merret më në konsideratë duke parë se si po shkojnë punët dhe se cilat janë tendencat e reja në kontinent. Rënia e numrit të martesave është duke kontribuar shumë edhe në uljen e lindshmërisë. Fertiliteti në Azi ka rënë nga 5.3 fëmijë për grua që ishte në vitet ‘60 në 1.2 fëmijë që është aktualisht sipas një vlerësimi të fundit që i është bërë gjithë situatës në Azi. Dhe në vende ku numri i martesave është i ulët edhe numri i lindjeve është ulur edhe më, madje në disa është më pak se një fëmijë për gra. Kjo ka nisur që të shkaktojë probleme demografike, ndërkohë që është shtuar shumë i numri i pleqve. Janë fenomene me të cilat Perëndimi ka kohë që është përballur, por për Azinë janë në fillimet e tyre. Ndërkohë, një problem tjetër është se martesa i zbut meshkujt, i bën më socialë më të përgjegjshëm, ua ul nivelin e testosteronit. Një shoqëri që ka shumë më pak martesa është e destinuar që të përjetojë rritje të nivelit të dhunës, sepse meshkujt beqarë janë deri në njëfarë mase të papërgjegjshëm dhe të dhunshëm. Sigurisht flasim për raste. Më pak martesa mund të përkthehet edhe më shumë krim.
Është e mundur që të rigjallërohet martesa në Azi?: Ndoshta nëse do të ulet pritshmëria e meshkujve dhe femrave nga roli i të qenët bashkëshort, pra nëse mendësitë e të dy gjinive do të ndryshojnë nga norma, nga tradicionalja e deritanishme. Por qeveritë nuk mund të nxjerrin ligje për këtë. Ato vetëm mund të krijojnë dhe mbështesin programe lehtësuese dhe të inkurajojnë ndryshimin. Gratë që sot kanë zgjedhur karrierën duke ia hequr vizën martesës mund të bindeshin ta rishikonin vendimin e tyre nëse do ta kishin të qartë që jo vetëm do të ishin të lira që t’i jepnin fund martesës nëse do ta shihnin këtë të arsyeshme, por edhe se do të hynin në një martesë ku meshkujt do të kontribuonin më shumë në aspektin e detyrimeve dhe punëve familjare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zemrat e dashuruara
» Ragip Dragusha:ZEMRAT E DJEGUNA
» Vullnet Mato:BUKURIA QË SHËRON ZEMRAT
» Besnik Ceci:Lola,jeton ne zemrat tona!
» Shyhrete Ahma:NE ZEMRAT TONA JE MOTER E DASHUR
» Ragip Dragusha:ZEMRAT E DJEGUNA
» Vullnet Mato:BUKURIA QË SHËRON ZEMRAT
» Besnik Ceci:Lola,jeton ne zemrat tona!
» Shyhrete Ahma:NE ZEMRAT TONA JE MOTER E DASHUR
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi