Analizë e re për diagnostikimin e TBC
Faqja 1 e 1
Analizë e re për diagnostikimin e TBC
Analizë e re për diagnostikimin e TBC
Një analizë e re mjekësore mund të zbulojë tuberkulozin në më pak se dy orë. Ekspertë të Shëndetësisë thonë se kjo mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e diagnostikimit dhe trajtimit të tuberkulozit, duke shpëtuar njëkohësisht jetën e miliona njerëzve. Kolegu Astrit Lulushi sjell hollësi.
Analiza e deritanishme për diagnostikimin e Tuberkulozit mund të jetë e ngadalshme. Pacientëve u merret spuma ose gëlbaza, e cila dërgohet në laborator ku mbahet, përpunohet, vëzhgohet deri sa të shfaqet mikrobi. Mjekët thonë se një analizë e tillë nuk është e besueshme, si dhe kërkon kohë e laborantë të kualifikuar.
Dr Gary Simon kryeson departamentin e sëmundjeve infektive në Universitetin George Washington. Ai thotë se atij i duhen ditë dhe javë për të përfunduar një analizë të tillë e për të përcaktuar diagnozën.
Tani, shkencëtarët thonë se kanë zhvilluar një pajisje për kryerjen e analizës, që merr vetëm 90 minuta për të dhënë rezultatin dhe është më e saktë sesa mënyra e deritanishme.
Dr. David Persing është nënpresident i kompanisë Cepheid me bazë në Kaliforni që prodhon këtë pajisje. Ai thotë se pajisja është e thjeshtë dhe nuk kërkon një laborant a teknik të posaçëm. Provat tregojnë se analiza e re është 98 për qind i saktë.
Dr. Anthony Fauci i Institutit Kombëtar të Shëndetit thotë se kjo mënyrë e re e shpejtë diagnostikimi do të luajë një rol të rëndësishëm në diagnostikimin TBC-në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara. Sipas mënyrës së re, pacienti mund ta marrë përgjigjen e analizën pa u larguar nga klinika, dhe jo si deri tani kur personi pret në shtëpi me ditë a javë, duke u bërë edhe rrezik infektimi për njerëzit për rreth.
Pajisja e re tani duhet të shpërndahet në zonat ku tuberkulozi është më i përhapur.Por kostoja e lartë shihet si një pengesë për përdorimin e pajisjes në vendet në zhvillim. Pajisja e re për kryerjen e analizës së tuberkulozit mund të kushtojë deri në 30.000 dollarë. Por ekspertët thonë se me kalimin e kohës, ky çmim pritet të bjerë. Madje, kompania Cepheid, që prodhon këtë pajisje, thotë se mund t'ua shesë pajisjen zonave të varfra për më pak se 10 mijë dollarë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një e treta e njerëzve në mbarë botën janë të infektuar me TBC dhe gati dy milionë njerëz vdesin nga tuberkulozi çdo vit.
Qumështi i gjirit dhe Diabeti i tipit 2
Diabeti i tipit 2 vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara dhe në botë. Por ndërsa dieta dhe ushtrimet fizike dihet se ndikojnë mbi këtë sëmundje, një studim i ri botuar në revistën Neurologji tregon se edhe ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri ndikon në diabetin e tipit 2 tek nënat.
Shumica e mjekëve pediatër rekomandojnë qumështin e gjirit si alternativën më të mirë ushqyese për foshnjën, ndërsa studimi i ri tregon se kjo mund të jetë më mirë edhe për nënën.
Studimi i kryer nga shkencëtarë në Universiteti i Pittsburgut tregon se nënat që nuk i kanë ushqyer me qumësht gjiri fëmijët e tyre, kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa për t'u prekur nga diabeti i tipit dy 2 më vonë në jetë, në krahasim me gratë që fëmijët e tyre i kishin ushqyer me qumësht gjiri.
Në studim i përfshinë më shumë se 2 mijë e 200 gra mes moshës 40 dhe 78 vjeç. Të dhënat treguan se për një grua, lindja rrit rrezikun për prekjen nga diabetit më vonë në jetë, por kur kjo grua e ushqen foshnjën me qumësht gjiri, ky rrezik pakësohet deri në nivelin e grave që nuk kanë fëmijë.
Një dietë e shëndetshme dhe ushtrimet fizike e zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, por, siç thonë ekspertët, pak njerëz e kuptojnë që dhënia e gjirit ndihmon për të tretur dhjamin në barkun e nënës pas lindjes, gjë që gjithashtu ndihmon për të ulur këtë rrezik.
Autorët e studimit thonë se këto rezultate përbëjnë një arsye të mirë për të inkurajuar gratë që t'i ushqejnë foshnjat e tyre me qumësht gjiri, të paktën gjatë muajit të parë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi