Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo S. TELO - NË VERI- NË SKANDINAVI

Shko poshtë

Jorgo S. TELO - NË VERI- NË SKANDINAVI  Empty Jorgo S. TELO - NË VERI- NË SKANDINAVI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 25, 2011 8:37 pm

Jorgo S. TELO - NË VERI- NË SKANDINAVI

Jorgo S. TELO - NË VERI- NË SKANDINAVI  285490_2055610523143_1630998071_1965683_5660977_nJorgo S. TELO - NË VERI- NË SKANDINAVI  229099_1858784080917_1580365109_1849081_3322544_n

NË VERI-NË SKANDINAVI
(dedikim per mikun kosovar)

Në veri – në Skandinavi,
Ku zbardh bora shumë muaj;
Kam një mik. Quhet Remzi.
Kryemik tash po e quaj.

Na bashkon sot gjuha shqipe,
Na bashkon flamuri i kombit.
Na bashkojn’ ndjenjat fisnike,
Na bashkon paqja e Globit.


Etja e madhe për liri
Ia ushqeu penën Remziut.
S’iu ndal pena kurrsesi;
Ndër tallaze fort e priu…


Gjithë trimat kosovarë,
Gjejnë vetën nëpër strofa
T’UÇK-së luftëtarë,
Njohur fort nga gjithë bota.


Njohur fort për trimërinë
Njohur fort për sakrificën.
Krye ëndërr veç lirinë…
Për liri… sa jetë u fikën…!


Jorgo S. TELO - NË VERI- NË SKANDINAVI  227836_1858787280997_1580365109_1849087_1856178_n

Pra, për ajkën kosovare
Shkroi pena e Remzi Bashës.
Në flatrim shqipja shqiptare
I përcillte drejt Parajsës…!


E gjejnë veten nëpër vargje
Suharekë e Preshevë.
Edhe nobeliste e paqes
Shenjtorja Nëna Terezë.


Te shtatorja e shenjtores
Sa krenar qëndron, poet!
Ç’vargje hodhe në fletore?
Se me vargje ti na flet…


Për Kosovën t’u dogj shpirti.
Heu, sa brenga shkrove ti…
Për t’zezat plane, që kurdisnin
Qyqja jugosllave, kukulla Itali…


Shumë plagë paska Kombi
Dhe ato i pe në sy…
Tash ato i di krejt Globi:
Dhe Kosovë dhe Çamëri…


Pena jote hodhi dritë
Mbi figura të lavdishme.
Profesor Ymer Berishën
E sa të tjerë që mirënjihen.


Kënga jote për Kosovën
Tinguj merr dhe nga bilbilat.
Fjala jote për dëshmorët
Ngjyrë merr nga trëndafilat.


Thirrja jote për të ardhmen
Forcën e merr nga Drenica.
Vargu yt e kërkon paqen
Te vetvetja… sakrifica…


Ja, të tillë, të njoh Remzi
Dhe i tillë të jesh përherë:
Shkrimtar i Shqipes Shqipëri
Kosovar me gjithaq vlerë…!


Jorgo S. TELO - NË VERI- NË SKANDINAVI  205059_10150159339696423_672251422_7016686_4510647_n


Jorgo S. TELO
Gjirokastër, 21.04.2011
Per"Shqip.dk"Shkodrani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi