Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhat Rexha:NEKI LULAJ DHE KOHERENCA NË QIELLIN DARDAN

Shko poshtë

Nexhat Rexha:NEKI LULAJ DHE KOHERENCA NË QIELLIN DARDAN Empty Nexhat Rexha:NEKI LULAJ DHE KOHERENCA NË QIELLIN DARDAN

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 26, 2011 8:09 pm

NEKI LULAJ DHE KOHERENCA NË QIELLIN DARDAN

Nexhat Rexha:NEKI LULAJ DHE KOHERENCA NË QIELLIN DARDAN Nekilulaj
Dinamika e pandërprerë dhe fryma atdhetare ka mundur të mbijetojë nëpër këto katrahura kohësh. Mirëpo, shpirti i atdhetarizmës intelektuale ka qenë sferë e ndjekjeve nga pushtuesit dhe kolaboracionistët, të cilët me predispozita të padukshme kanë kryer veprimet më makabre për atdhetarët e këtij nënqielli. Nëpër këto vargje dominon arsyeja për tokën Dardane dhe njerëzit e saj në të gjitha vlimet historike, duke qenë gjithmonë pranë portreteve të tyre. Në tërësinë artistike të kësaj vepre përkushtuese zotëron tematika e zgjedhur dhe identifikuese për të ruajtur me shenjtëri verdiktin në muzeun kombëtar.
Nexhat Rexha

Vargjet poetike të Neki Lulajt në lexim të parë të krijojnë përshtypjen e shpirtit të trazuar nëpër ecejaket, si dhe në tragjikën e përditshmërisë sonë kombëtare të krijuara në hapësirën a pa fund të qiellit Dardan. Brendia poetike e veprës shpalos dhe krijon dimensionalitetin si formë artitistke me tonalitet dhe individualitet edhe si poezi edhe si dokumetaritet i shfaqjeve të gjata nëpër labirintet e kohëve. Në librin “Dardania ime” (Bukuresht, 2011), që nga poezia e parë e deri tek ajo përmbyllëse, përqëndrimi i autorit ka si lajtmotiv theksimin e ngjarjeve dhe shtrirjen e tyre në hapësirën Dardane, me një qasje përcaktuese në zhvillimin e proceseve në krijimin e konkretes përmes koherencës ekzistenciale në vargje dhe në jetë.
Nexhat Rexha:NEKI LULAJ DHE KOHERENCA NË QIELLIN DARDAN Dardaniaime300x209
Kthimi i ndërgjegjes në qenien tonë dhe definimi i strukturuar nga vetvetja krijojnë tematikën e identifikimit real të zhvillimit të ngjarjeve nëpër trazimet e kohëve sa të dëshirueshme, po aq edhe dramatizuese për fatin e gjeniut tonë. Neki Lulaj, fjalës gjithnjë i ka dhënë ngjyrim real për ta saktësuar individualen në vargje dhe në personazhe të zgjedhura edhe si element artistik edhe si realizim e përjetim i të ndodhurave nëpër dekada e shekuj. Njeriu krijon situata nga më të ndryshmet dhe kohët pastaj sodisin kohën e ndodhive, që fiksojnë identitete me refleksione të absurditetit ekzistencial. Nekiu i ka njohur kohët e zhvillimet e tyre besnikërisht, për të ndriçuar protagonistët më të dalluar të historisë sonë, e fati i të cilëve nuk ka arritur në finalizimin e ideve të mundshme, sepse dora tinëzare ia ka prerë rrugën këtyre ideologëve kombëtarË në momentet më vendimtare.
Krijimi i rrëfimit shkrin dilemat nëpër vargjet e këtij vëllimi poetik, sepse relacionet e zhvillimit të këtyre procese nën qiellin e Dardanisë forcojnë bindjen e ngecjeve dhe sukseseve në perspektivë dhe retrospektiva e shpalosur qartëson ngadalësimet e vonuara. Dinamika e pandërprerë dhe fryma atdhetare ka mundur të mbijetojë nëpër këto katrahura kohësh. Mirëpo, shpirti i atdhetarizmës intelektuale ka qenë sferë e ndjekjeve nga pushtuesit dhe kolaboracionistët, të cilët me predispozita të padukshme kanë kryer veprimet më makabre për atdhetarët e këtij nënqielli. Kujtesa dhe njohja me optikën e përjetimit gërshetojnë mospajtimin e autorit me zhvillimin e shumë proceseve, që padrejtësisht kanë instrumetalizuar kuptimin domethënës të idealit për liri, e këto figura ndër më të ndritshmet kanë zënë vend në poezinë e këtij vëllimi.
Autori vë në dispozicion këto figura dhe komunikon me tonalitet admirues, sepse ata e kontribuan dhe e shkrinë jetën për këtë liri që e gëzojmë ne. Nëpër këto vargje dominon arsyeja për tokën Dardane dhe njerëzit e saj në të gjitha vlimet historike, duke qenë gjithnjë pranë portreteve të tyre. Njëherit, Neki Lulaj shpalos edhe shumë ngjarje historike që kërkojnë shprushje, sepse gjeneratat e reja as që mund të marrin me mend periudhën e viteve 1947-1952, të cilën e përjetoi populli shqiptar i Kosovës,ai në vargjet e poezisë ”Vocërrakut tim”, e kriszalizon dhe qartëson këtë periudhë për të mos e mbuluar pluhuri i harresës dhe përmes vargjeve e klithmës identifikon kohën:

Pra mos më pyet të lutem se kur unë linda,
se n´të 47-ën na u kërcënue uria,
shumë njërëz vdiqën e shumë u zhdukën
gadi e njejtë ishte edhe e 91-ta.

Këto ngjarje të ndodhura specifikojnë edhe të ardhmen e shumë atdhetarëve tanë për të mërguar nga vendlindja në shumë shtete të botës edhe pse kjo qe imponim i dhunshëm nga politika serbe, e cila me këto projekte antishqiptare krijoi shprishjen e idealeve të gjeneratave e të brumosura me bindje të pathyeshme kombëtare. Mirëpo, falë këtyre bindjeve të ruajtura thellë në shpirt dhe edukatës familjare e arsimore, zëri i ndërgjegjes edhe sot vjen nga mërgimi për të mundur kohën e dhunës.
Ai ka ruajtur edhe momente të lumtura që meritojnë të kujtohen por edhe të ruhen, sepse mikpritja tradicionale ka diçka të veçantë dhe modeli tradicional identifikon shpirtin e një populli, sidomos të femrës shqiptare nëpër këto kohë. Ai ka ruajtur në kujtesë, e këto momente sikur dëshiron që Nënëlokja të duket me atë pamje të fytyrës së buzëqeshur me origjinalitetin e saj të papërsëritshëm, sidomos në poezinë “Në rrugëtim për në atdhe”:

Nënëlokja hyn me ca kokrra arra dhe ftonj mbi një sepet,
dëshiron që këtij gëzimi t´ja shtojë hieshinë e vet,
“I ka ruajtur Nana në palë të teshave të arkës,
që kur t’vini t´ju gostis me ftonjë dhe arra të bashqës.”

Në disa poezi të këtij vëllimi Neki Lulaj, është i mbushur me mllef pse u vranë figuarat e kombit, si: Enver Maloku, Xhamail Mustafa, Bekim Kastrati e tjerë, pse njerëzit e kësaj kohe, nuk përkrahin me kohë aktet madhore siç është himni e flamuri, njeherë bëhen pengesë e pastaj e shohin se imponimi i të huajve ka sjellur edhe të pa dëshiruarën. Kështu, idetë për të vendosur përmendoren e Anton Çettës në vendin e merituar nuk po realizohet, sikur pengesat tanimë nuk janë të huaja, por ato janë brenda nesh dhe vargjet e tij kërkojnë dhe qortojnë, e arsyeshme edhe njëra edhe tjetra.
Pra, ngjarjet dhe personalitetet e kombit lidhin hallkat më të rëndësishme për të ardhmen e atdheut tonë. Kështu, Neki Lulaj ka skalitur me dashuri dhe dashamirësi portretin e fytyrave të kombit dhe ka vënë në spikamë me një ndjeshmëri të lartë idealizmin e personaliteteve që kanë madhështuar faqet e historisë me veprat e tyre, siç janë: Skënderbeu, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Pjetër Bogdani, Hasan Prishtina, Dedë Gjo Luli, Ymer Prizreni, Nënë Tereza, Dr.Ibrahim Rugova, Adem Jashari, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Fehmi Agani, Luan Haradinaj, Sali Çekaj, Gjevë Lladrovci, Ahmet Krasniqi, Agim Ramadani e shumë të tjerë.
Pavarësia e Kosovës, presidenti historik Dr, Ibrahim Rugova dhe Dardania krijojnë unifikimin brenda hapësirës qiellore për këtë vend dhe për të ardhmen e tij. Kronologjia dhe qëndrimi glorifikues, komunikojnë në shkallën e admirimit dhe të dinjitetit drejt një fokusimi sa më origjinal për tërësinë artistike të kësaj vepre përkushtuese me tematikën e zgjedhur dhe identifikuese për të ruajtur me shenjtëri verdiktin në muzeun kombëtar.

Nexhat Rexha:NEKI LULAJ DHE KOHERENCA NË QIELLIN DARDAN Revistashqiptarimepoeti



Solli për botim:Baki Ymeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi