Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyrapi: Nuk ka ekzistuar kurrë një burg në Jabllanicë

Shko poshtë

Zyrapi: Nuk ka ekzistuar kurrë një burg në Jabllanicë Empty Zyrapi: Nuk ka ekzistuar kurrë një burg në Jabllanicë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 26, 2011 8:45 pm


Zyrapi: Nuk ka ekzistuar kurrë një burg në Jabllanicë

Zyrapi: Nuk ka ekzistuar kurrë një burg në Jabllanicë Bislim-Zyrapi436

Të premten ka vazhduar rigjykimi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, ku dëshminë e ka vazhduar ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, i cili ka pohuar sërish se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka munguar një zinxhir i organizuar komandues në përputhje me teorinë ushtarake.

Ai ka pohuar se e ka takuar Ramush Haradinajn dhe i është përgjigjur pyetjeve vetëm për periudhën kur ai ka shkuar në vizitë në zonën ku luftonte Haradinaj.

“Po e kam takuar Ramush Haradinaj në korrik të vitit 1998 në Jabllanicë. Në atë takim u diskutua për mënyrën e koordinimit të punëve në zona të tjera operative. Mënyra e koordinimit të punëve, do të thotë që prej Shqipërisë mu furnizuar me mjete dhe kthimin e tyre në Kosovë. Furnizimet me armë dhe mjetet që na nevojiteshin në kohën e luftës. Zona e Dukagjinit kishte përgjegjësin që t’i merrte këto furnizime”, ka thënë ai.

Zyrapi ka shpjeguar më tej se Sali Veseli dhe Driton Zeneli i raportonin komandantit të Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Ai ka treguar se në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së është kyç në fillim të luftës së UÇK-së.

“Shtabi i përgjithshëm kishte ekzistuar sigurisht shumë para meje, në janar të vitit 1998 ka ekzistuar si shtab qendror, e unë jam kyçur në qershor”, ka shpjeguar Zyrapi dhe ka shtuar se Shtabi i Përgjithshëm nuk mbante takime te rregullta, nuk kishte një seli të përhershme dhe nuk ka qenë komplet Shtabi i grumbulluar në një vend.

Ndryshe në seancën e djeshme, në fillim të dëshmisë së tij, Zyrapi ka folur për furnizim me armatim të UÇK-së dhe logjistikën e saj.

Rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ka nisur më 18 gush dhe gjykimi do të vazhdojë të hënën.

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga 37 akuzat për krime lufte. Pafajësia e tij u shpall më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues.

Por ndaj Haradinajt, Brahimajt e Balajt, me kërkesë të prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur kallzim penal për gjykim të pjesshëm.

Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Tribunalin e themeluar nga Kombet e Bashkuara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi