Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosor: Beogradin s'e pyet kush gjë

Shko poshtë

Kosor: Beogradin s'e pyet kush gjë Empty Kosor: Beogradin s'e pyet kush gjë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 26, 2011 8:48 pm



Kosor: Beogradin s'e pyet kush gjë


Kosor: Beogradin s'e pyet kush gjë Kosor302011-Kosor: Kroacia nuk e pyet Beogradin për Kosovën

Shefja e ekzekutivit kroat, Jadranka Kosor, tha se disa politikanë në Kroaci dhe Serbi nuk e kanë kuptuar ende realitetin, "as 20 vjet pas pavarësisë së Kroacisë".

"Populli kroat dhe kryeministrat kroatë nuk do të kërkojnë këshilla, lutje apo leje nga Beogradi për të bërë diçka. Ato kohëra, fatmirësisht, kanë përfunduar gjithmonë", tha Kosor, e cila u pyet nga gazetarët të komentojë deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, me rastin e vizitës së saj në Kosovë.

Jeremiq, i pyetur se si e komenton deklaratën e zonjës Kosor se "Kroacia është miku më i madh i Kosovës në rajon", tha se "ata që janë miq të mirë me Jadranka Kosorin, nuk kanë nevojë për armiq".

Kryeministrja kroate sot është "sulmuar" edhe nga presidenti serb, Boris Tadiq, i cili tha se është i befasuar me mosreagimin e BE-së, për "sjelljen joevropiane të Kosorit, vizitën e saj në Kosovë dhe përshëndetjen e kriminelëve të akuzuar të Hagës".

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi