Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhasika Vula:Cikël i fundjavës

Shko poshtë

Xhasika Vula:Cikël i fundjavës Empty Xhasika Vula:Cikël i fundjavës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 27, 2011 2:47 pm

Xhasika Vula:Cikël i fundjavës


nuk vij më

Xhasika Vula:Cikël i fundjavës 50554_129393263747991_7427763_n

aty ku bindja ka triumfuar
dyshimi ka ikur
aty ku dyshimi ka zënë vend
bindja ka mbetur vetëm hije

pas së vërtetes (vdekjes)
njerëzit e kuptojn se...
jeta është një iluzion
një ënderr...
një e kaluar

është ndar e vërteta nga e kota
ashtu si uji i mjelmët nga uji i ëmbël
e që të dy afrohen
por nuk bashkohen
nje perde i ndan ne mes
edhe po deshe s'ka prapa

kuptoje se...

lutja është frymëzim hyjnor
përpjekja është veprim njerzor
në vetmi shtohet dashurija
në qetsi buron lumturija

kuptoje se...
kush ka jetuar me shiun
e ka ndjerë freskinë e pastërtisë
dhe i pastruar ka dalë

eh drita...
kur të ik drita pritet terri
nganjëher duhet ta jetosh terrin
që ta kuptosh rëndësin e drites
dhe mos harro se shpirti yt është
në doren e...

rruga

në një rrugë është realiteti
të tjerat janë ilizione
në një rrugë është dashurija
të tjerat janë epshe

në një rrugë është përjetsija
të tjerat janë të përkohshme
në një rrugë është pafundësija
të tjerat kanë fundë

...dhe përjetsishtë në një rrugë.

lumturija

të lumtur jan ata
që pa buzëqeshur
janë të buzqeshur

të till janë ata...
të ndriturit
të lindurë nga dashurija
nga thellësija e mirësisë
nga bota e qiltërsis...


Xhasika Vula:Cikël i fundjavës 303218_2170847084253_1639025407_2157859_617511_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi