Koha e fundit që Serbia të shpërbëjë strukturat kriminale në Kosovë
Koha e fundit që Serbia të shpërbëjë strukturat kriminale në Kosovë
Koha e fundit që Serbia të shpërbëjë strukturat kriminale në Kosovë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës,
Enver Hoxhaj, në fjalimin e tij drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të
Bashkuara ka paraqitur zhvillimet pozitive në Republikën e Kosovës.
Duke folur për të arriturat dhe për perspektiven evropiane, Ministri Hoxhaj ka
theksuar se Kosova sot është një shtet funksional shumetnik me një shoqëri diverse
dhe me më së shumti stabilitet politik në Ballkan.
"Ekonomia gjithashtu ka përfituar nga stabiliteti politik. Ka pasur një progres të dalluar në sundimin e ligjit. Perspektiva evropiane ka filluar të formësojë shpejtë diskursin politik në Republikën e Kosovës. Procesi i liberalizimit të vizave dhe themelimi i marrëdhënieve kontraktuese me Bashkimin Evropian, mbeten prioritetet kryesore për Kosovën", ka theksuar ai.
Ministri Hoxhaj ka folur edhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së
Kosovës, ku është rritur niveli i njohjeve të pavarësisë nga shtetet tjera. "Kjo
është rezultat i strategjisë së re të Qeverisë së Kosovës. Ne shfrytëzojmë rastin
t’i falënderojmë qeveritë e Andorrës, Republikës Qendrore Afrikane, Nigerit, Guinea
Konakrit, Beninit dhe Shën Lucisë për njohjen e Republikës së Kosovës në javët e
fundit. Ne gjithashtu falënderojmë Organizatën e Bashkëpunimit Islamik për thirrjen
e hapur në qershor në Astana, për të gjitha shtetet anëtare për ta njohur Republikën
e Kosovës. Kjo tregon se Kosova në fakt është duke u bërë shpejt një anëtar i ri dhe
i përgjegjshëm i Komunitetit Ndërkombëtar", ka shtuar ai.
Duke sqaruar rrjedhën e dialogut teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së
Serbisë, Ministri Hoxhaj ka theksuar se ishin paraparë disa takime gjatë verës, por
delegacioni i Serbisë refuzoi të marrë pjesë në takimin e caktuar për muajin korrik.
"Ne kemi shpresuar të arrijmë marrëveshje në çështjet më të rëndësishme ekonomike që
kanë rënduar Kosovën, domethënë refuzimi i Serbisë të pranojë vulat doganore të
Kosovës. Kjo na detyroi të marrim masa të reciprocitetit kundër mallrave të Serbisë.
Kjo ndodhi pas më shumë se tre viteve të mundimit ekonomik si rezultat i bllokadës
së Serbisë ndaj eksporteve tona. Kjo gjithashtu na detyroi për të marrë kontrollin
ndaj kalimeve tona kufitare në veri", ka thënë Ministri në fjalimin e tij.
Ministri Hoxhaj po ashtu ka sqaruar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të dërguar
Njësinë Speciale në veri të vendit.
"Më lejoni të bëhem i qartë në këtë çështje: ne dërguam forcat e policisë së Kosovës në kufijtë e veriut jo për t’i trazuar qytetarët apo për t’i sulmuar ata. Ne thjesht kemi kërkuar përforcimin e masave të reciprocitetit në tregti kur të gjitha përpjekjet për të negociuar çështjen patën dështuar", ka theksuar ai.
Veprimet e Qeverisë së Kosovës, sipas Hoxhajt, ishin një ushtrim legjitim i
autoritetit të policisë.
"Ajo çfarë ka ndodhë ishte, sinqerisht, sfida më e madhe që ne kemi parë ndaj paqes në Ballkan në shumë vite. Strukturat ilegale serbe kanë përdorur eksplozivë, armë automatike dhe snajperë për të sulmuar Policinë e Kosovës, policinë e EULEX-it dhe KFOR-in. Një polic i Kosovës u vra nga këta ekstremistë dhe kriminelë që financohen nga Beogradi dhe aktivitetet kontrabandë. E përsëris, Policia e Kosovës nuk ka përdorë dhunë. Ka qenë Qeveria e Serbisë që ka kryer akte dhune përbrenda territorit të Kosovës", ka nënvizuar ai.
Ai po ashtu ka folur për rolin e KFOR-it dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtarë në
parandalimin e dhunës në veri.
"Dhuna është ndalur duke iu falënderuar KFOR-it dhe komandantit Buhler", ka thënë Hoxhaj.
Duke folur për vulat doganore të Kosovës, Ministri Hoxhaj në fjalimin e tij ka
potencuar se Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, CEFTA, madje edhe Serbia – të
gjithë janë pajtuar më herët se Kosova është një hapësirë e vetme doganore.
"Përderisa Kosova dhe Serbia mund të mos pajtohen se si ta ndërtojnë marrëdhënien e
tyre reciproke, askush në këtë dhomë mund të mos pajtohet me faktin se Serbia nuk ka
të drejtë ligjore për të financuar dhe mbështetur institucionet e saja të
armatosura, paramilitare, të sigurisë, inteligjencës dhe të tjera në Kosovë. Në 12
vitet e fundit, Qeveria e Serbisë ka investuar 6 miliardë euro për të mbajtur dhe
kontrolluar ato struktura ilegale në Kosovë", ka thënë Hoxhaj.
Ai ka kërkuar që Serbia duhet të shpërbëjë strukturat paralele ilegale nga Republika
e Kosovës dhe të heq dorë nga financimi i grupeve kriminale në veri.
"Kjo duhet të marrë fund – sepse shkel Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Ahtisaarit, dhe të drejtën ndërkombëtare. Kur këto forca janë duke u përdorur për të sulmuar policinë e
Kosovës, policinë e EULEX-it dhe trupat e KFOR-it, ky është një sulm i rëndë mbi të
gjithë arkitekturën e sigurisë të themeluar në Ballkan më 1999. Disa prej problemeve
kryesore të raportuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara sot këtu
kanë të bëjnë me faktin se Serbia jo vetëm që insiston në mbështetjen e strukturave
kriminale në Kosovë, por gjithashtu është në mënyrë aktive duke penguar integrimin e
serbëve të Kosovës", ka shtuar ai.
Ministri Hoxhaj po ashtu ka folur për të drejtat e minoriteteve, bazuar në Planin e
Ahtisaarit, ku serbët e Kosovës gëzojnë një pjesë të gjerë të trajtimit të
privilegjuar, diskriminimit pozitiv, dhe vetëqeverisjes në sektorë të caktuar.
"Kosova ka dëshmuar që mund të japë për minoritetet: komunat e reja si Graçanica,
Novobërda, Ranillugu, Parteshi, Shtërpce kanë arritur të bëhen plotësisht
funksionale. Kjo tregon përfshirjen e plotë dhe përfitime ekonomike për popullatën
lokale serbe, qe ka ndodh fale përkushtimit të lidershipit lokal serb nën udhëheqjen
e Zv.kryeministrit Sllobodan Petroviq. Në anën tjetër, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe
Mitrovica veriore kurrë nuk kanë pasur zgjedhje të duhura dhe të lira. Ky është
këndi i vetëm i Evropës ku strukturat kriminale janë duke mbajtur peng popullatën
lokale ndaj qëllimeve ekstremiste. Kjo duhet të ndryshojë", ka theksuar ai.
Sipas Ministrit Hoxhaj, kjo ka rezultuar në një pjesë që ekziston jashtë aplikimit
të ligjit të Kosovës dhe nën kontrollin e strukturave ilegale serbe. Ministri Hoxhaj
ka shtuar se veriu është bërë “vrimë e zezë” ku kriminelët - e të gjitha etnive –
mund të përparojnë dhe ku nuk ka siguri ligjore për asnjë qytetar.
"Është një parajsë e kontrabandistëve në të gjithë sektorët e ekonomisë, ku kriminelët dhe kontrabandistët janë duke përfituar dhe qytetarët e zakonshëm janë duke jetuar në
kushte shumë të vështira. Në kërkojmë nga Këshilli i Sigurimit të mos tolerojë përpjekjet që sfidojnë rendin ligjor të themeluar pas miratimit të Rezolutës 1244.
Qeveria e Kosovës është e përcaktuar të sigurojë se sundimi i ligjit zbatohet në të
gjithë territorin e saj. Ne nuk do të përdorim forcën, por as nuk kemi nevojë. Por
do të përdorim të gjithë përkushtimin tonë", ka paralajmëruar Ministri Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj ka theksuar se Kosova është dhe do të jetë vend i lirë për të gjithë
kosovarët, pavarësisht se a janë shqiptarë, serbë, romë, turq, boshnjakë, kroatë,
malazezë apo të tjerë.
"Ne nuk dëshirojmë të imponojmë asnjë sundim në veri përveç sundimit të ligjit. Nëse
përfaqësuesit politikë serbë bëjnë shumë prej të drejtave të gjera politike
afirmative nën Planin e Ahtisaarit, është çështje e zgjedhjes së tyre. Por së paku
ata duhet të kenë të drejtën të zgjedhin dhe Plani i Ahtisaarit është korniza më e
mirë për këtë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Policinë e Kosovës, KFOR-in,
EULEX-in për të siguruar se Kosova arrin më shumë progres në sundimin e ligjit.
Sfidat e Kosovës janë të mëdha por ato gjithashtu sigurojnë një dritare të re të
mundësisë", ka shtuar ai.
Ministri Hoxhaj ka thënë se në Kosovë status-quoja ka përfunduar.
"Tani që çështja e statusit është prapa nesh, dialogu ndërmjet dy vendeve mund të bëhet gjenerator i vullnetit të mirë dhe zgjidhjeve të mira. Ne jemi të kënaqur të shohim se një përpjekje koherente ndërkombëtare po ndodh për të lëvizur nga situata e konfliktit
të ngrirë dhe status-quosë. E përsëris, status-quajo, konflikti i ngrirë dhe ndarja
janë tërësisht të papranueshme. Po ashtu nuk ka kthimin ne stituatën e para 25
korrikut", ka shtuar ai.
"Pas 12 vitesh Serbia duhet të shpërndajë strukturat paralele dhe duhet të fillojë
ta pranojë vendin e ri të pavarur si fqinj dhe partner. Qeveria e Kosovës do të
dyfishojë përpjekjet për të siguruar përfaqësim demokratik në tërë Kosovën që nga
baza politike në nivelin komunal. Institucionet tona janë të hapura për të gjithë
ata që kërkojnë ndryshime politike përmes masave institucionale, përfshirë
politikanët serbë nga veriu. Shpresoj që Këshill i Sigurimit do ta njohë progresin
në Ballkan dhe do t’i mbështesë të dy palët për t’u angazhuar në dialog. Kjo do të
konfirmojë principet bazë të refuzimit të dhunës, ndarjes etnike dhe respektit për
sundimin e ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës", ka përfunduar
Ministri Hoxhaj.
Këshilli i Sigurimit sot diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mban sot mbledhjen e rregullt për Kosovën, ku do të prezantohet raporti i fundit i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki Moon për gjendjen në Kosovë.
Ban ka ftuar të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Ai po ashtu ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve.
Kosova në Këshillin e Sigurimit do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj sikurse edhe Serbia nga ministri i saj i Jashtëm, Vuk Jeremiq.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit ishte parashikuar të zhvillohej dje, por ajo u shty për shkak të motit të keq dhe uraganit “Irene” që ka përfshirë pjesën verilindore të SHBA-së.
Thuhet se gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, një pjesë e fjalimit të ministrit Hoxhaj do të përqendrohet edhe në vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e sundimit të ligjit dhe për luftën kundër krimit të organizuar në të gjithë territorin e shtetit.
Në këtë seancë, ministri Hoxhaj do të kërkojë nga Serbia që t’i shpërbëjë strukturat paralele ilegale-shtetërore në Kosovë dhe të heqë dorë nga mbështetja politike për grupe të krimit të organizuar në veri.
Hoxhaj, po ashtu, do të flasë edhe për situatën e fundit të krijuar në veri, pas vendosjes së masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
Ai do t’i shpjegojë përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse për dialogun teknik në mes Kosovës dhe Serbisë, për mosgatishmërinë e Serbisë që t’i pranojë vulat e Kosovës në takimin e fundit të muajit korrik dhe për domosdoshmërinë kushtetuese për vendosjen e masave të reciprocitetit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi