Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elbasan-qyteti i Mehmetit Pushtuesit

Shko poshtë

Elbasan-qyteti i Mehmetit Pushtuesit Empty Elbasan-qyteti i Mehmetit Pushtuesit

Mesazh nga Ilirjan Gjika Wed Apr 01, 2009 10:06 am



Karma: +0/-0
Posts: 17


Elbasan-qyteti i Mehmetit Pushtuesit Profile_sm Elbasan-qyteti i Mehmetit Pushtuesit Email_sm


Elbasan-qyteti i Mehmetit Pushtuesit XxElbasani – qyteti I Mehmet Pushtuesit
« on: November 29, 2008, 05:01:21 AM »
ILIRJAN GJIKA HISTORIAN {Botuar tek gazeta Fjala}

Elbasani, i shtrirë në fushën me të njëjtin emër në “zemër” të Shqipërisë qyteti ka një lartësi prej 120 m mbi nivelin e detit, përgjatë rrjedhës së mesme të lumit Shkumbin.
Si vendbanim përmendet për herë të parë në shekullin e II-të me emrin SCAMPIS, si stacion I rrugës antike Egnatia, e cila lidhë Perëndimin me lindjen. Në këtë emër (HISCAMPIS) ai do të përmendet edhe në itineraret romake të udhëtimit përgjatë shekujve III dhe IV. Ndërsa në vitin 476 Historiani Bizantin Malkusi e cilëson si qendrën më të rëndësishme midis Durrësit dhe Ohrit, në përmes të cilit kalonte rruga Egnatia. Po ky historian na përmend se këtë vit qyteti u pushtua nga Teodoriku, prijësi I Ostrogotëve.
Në vitin 519 do të përmendet si qytet qendër Peshkopale, I cili bënte pjesë në provincën e Epirit të Ri.
Ndërkohë që jetën qytetare ky qytet do ta rifillojë në vitin 1466. Pas rrethimit të dytë të Krujës Sulltani turk Mehmeti i II-të qyteti do të rindërtohet në formën e një kështjelle me emrin ILBASAN (vend që sundon). Gjatë viteve të pushtimit turk (1479-1912) Elbasani u kthye në një qendër Sanxhaku me një ekonomi tregtare-zejtare që kishte ndikim në të gjithë Shqipërinë e Mesme.
Ndërsa në periudhen e Rilindjes Kombëtare Elbasani dha një kontribut të madh duke nxjerrë nga gjiri I komunitetit të tij një sërë personalitetesh të shquara ku mund të përmendim Kostandin Kristoforidhin. Në vitin 1904 pasi vizitoi Elbasanin udhëtarja Angleze Mis Edith Durham shkruante në kujtimet e saj se “Patriotizmi në këtë krahinë është I zjarrtë dhe qëndron mbi të gjitha doktrinat fetare”…Në Elbasan prekesh nga përpjekjet për dije dhe kulturë.
Në librin e tij Dheshkronja ose sic e quante Sami Frashëri Gjeografia, botuar në vitin 1888 ky personalitet I Rilindjes tonë Kombëtare shkruan se: “Elbasani është një qytet I madh mbi Shkumbinë, kërthiz’ë e Shqipërisë, në mest të Gegërisë të Toskërisë, me tregëri të madhe e me mjeshtëri pushkash, me 11 000 njerëz, gjithë tregtarë e punëtorë të mirë”…

Mehmet FATIHU

Mehmeti i II-të lindi në vitin 1432 në Adrianopojë, kryeqyteti I atëhershëm I Perandorisë Osmane. Ai ishte I biri I Sulltan Muratit të II-të. (P.Thëngjilli. Historia e Perandorisë Osmane. Tirane 1997. fq.23).
I ati vdiq në vitin1451 në fron erdhi I biri Mehmeti II –të. Ai trashëgoi nga I ati një shtet të fuqishëm, I cili kishte dalë nga krizat e brendshme dhe synonte të vendoste hegjemoninë e tij në Europë. Ndërkohë që synimi kryesor I Mehmetit të II-të ishe pushtimi I Konstandinopojës, e cila përfaqësonte veçse një pikë në mes të territorit Osman, duke ndarë në dysh zotërimet europiane me ato aziatike (G. Ostrogorski, Historia e Perandorisë Bizantine. Tirane 1997. fq.394).
Ndërkohë pregatitjet për pushtimin e Kostandinopojës nisën qysh në vitin 1451 kur në breg të Bosforit ai ngriti Kështjellën “Rumeli Hisar”. Prej saj kontrollohej Bosfori dhe mund të bombardohej kryeqyteti Bizantin. Në prill të vitit 1453 (Po aty. fq.395) Mehmeti i II-të grumbulloi një ushtri të fuqishme përreth mureve të Kostandinopojës. Rrethimi zgjati 54 ditë ku 7000 mbrojtësit e qytetit përballuan disa faza të sulmit osman.
Në maj 1453 ushtria turke arriti të thyejë qëndresën duke hyrë në Kostandinopojë, e cila për 3 ditë ju nënshtrua plackitjeve dhe shkatërrimeve sistematike. Pas 3 ditësh Mehmeti i II-të hyri triumfalisht në qytet duke e shpallur atë kryeqytetin e ri të Perandorisë Osmane me emrin ISTAMBUL. Me këtë akt Mehmeti i II-të mori epitetin FATIU (pushtuesi) duke I vazhduar më tej synimet e tij për ekspansion të mëtejshëm.
Perandoria turke pushtoi shpejt zotërimet Bizantine në Ballkan si Athinën (1456), Morenë (1460), Trapezundin në Azinë e Vogël (1461), Serbinë (1459), Bosnjën (1463), etj. Shteti turk nën drejtimin e tij shtrihej tanimë nga Mesopotamia deri në Adriatik.
Ndërkohë vazhdoi politikën pushtuese të ndjekur nga I ati Murati i II-të (1421-1451). Në vitet 1455-1464 (P.Thëngjilli, Historia e Perandorisë Osmane, Tirane 1997. fq.24), ai organizoi disa fushata nën drejtimin e Gjeneralëve të tij si: Isa Bej Evrenozi, Ballaban Pashës, etj.
Personalisht Mehmeti i II-të drejtoi dy fushata për pushtimin e kryeqëndrës së qëndresës shqiptare Krujës. Të dyja rrethimet e Krujës në vitet 1466 dhe 1467 përfunduan me dështimin e tij. U deshën 12 vjet të tjera që Mehmeti i II-të të thyente përfundimisht qëndresën shqiptare me rënien e Krujës (1478) dhe Shkodrës(1479).
Në qershor 1478 trupat osmane (Histori e Popullit Shqiptar, Tirane 2002, fq. 470) hynë sipas marrëveshjes në qytetin e Krujës. Kushti ishte dorëzimi I Kështjellës që të lëjohej popullsia të largohej e lirë. Por Sulltan Mehmeti i II-të nuk e mbajti premtimn. Ushtria turke vrau të gjithë meshkujt e rritur, ndërsa gratë dhe fëmijët I shiti si skllevër.
Në vitin1478 Sulltan Mehmeti organizoi sulmet në Europën qëndrore nga Austrisë por pa patur ndonjë sukses serioz. (Historia e Perandorisë Osmane, fq.25). Por përpjekja më kërcënuese për perëndimin ishte ajo që bëri Mehmeti në vitin 1480 kur urdhëroi pushtimin e Otrantos. Flota osmane prej 281 anijesh zbarkoi nga Vlora në Itali 100 000 veta. Ndërkohë që mendonte ti jepte një tjetër impuls kësaj fushate duke zbarkuar 200 000 trupa të tjera turke në Itali, Mehmeti vdiq në mënyrë të papritur në vitin 1481, duke I dhënë mundësi Mbretërisë së Napolit që ti jepte fundës ofensivës turke.
Kështu vdiq Sulltan Mehmeti i II-të Pushtuesi, krijues I vërtetë I Perandorisë Osmane (po aty, fq.25) I cili mbante titujt Sovran I Anadollit dhe I Rumelisë dhe Zot i Detit Mesdhe dhe Detit të Zi.
Ai konsiderohej si Sundimtari myslyman më me prestigj. Mehmeti e paraqiste veten si I vetmi trashëgimtar I Perandorisë Romake. Pasi kishte pushtuar Kostandinopojën (po aty. fq.64). Duke bashkuar traditat e lindjes dhe të perëndimit, qytetërimin Bizantin, arab dhe turk, ai synoi që ta bënte Stambollin qëndrën e një Perandorie Botërore.

Themelimi

Në fillim të Pranverës së vitit 1466 në krye të një ushtrie të përbërë prej 150 000 vetësh Mehmet Fatihu u nis nga qyteti I Manastirit ku grumbulloi trupat ushtaraku në drejtim të Krujës, duke ndjekur trasenë e rrugës Egnatia përgjatë luginës së Shkumbinit. Pasi përqëndroi fushimin në fushën e Tiranës Sulltani sulmoi Kështjellën e Krujës. Lufta zgjati dy muaj dhe në përfundim të saj pasi nuk arriti do të pushtonte Krujën Mehmeti vendosi të siguronte sundimin osman në Shqipërinë e Mesme. Për këtë qëllim ai ndërtoi mbi rrënojat e vjetra të Skampës Kështjellën të cilën e pagëzoi me emrin ILBASAN (vend që sundon). Kjo kështjellë do të shërbente si bazë mbështetje për ushtritë osman. Për veprimet e tyre të mëtejshme në shqipëri, themelimi I Elbasanit atje ku Shkumbini del në fushë ishtë një pikë mbështetje që Kruja të mbahej nën një bllokadë të fortë (A.Buda. Shënime Historike 1, Tirane 1986. fq.222) dhe që Skënderbeu të kufizohej në veprimet e tij në veri të Shkumbinit.

Fortesa

Kalaja ka formë drejtëkëndëshi me përmasa 308 x 348 m (Gj. Karaiskaj. 5000 vjet fortifikime në Shqipëri, Tirane 1981. fq.206) dhe në përbërjen e saj kishte 26 kull. Fortesa kishte tre hyrje të cilat quheshin Porta e Pazarit, Porta e Jenicerëve dhe Porta e Ahmedajt. Për të rritur “cilësinë” e mbrojtjes muret rrethoheshin nga një kanal 3 m I thellë I cili mbushej me ujin e përroit të Zaranikës. Ndërkohë që muret ishin të paisura edhe me bedena, ndërsa kullat kishin edhe frëngji. Si njëra nga kështjellat më të mëdha të ndërtuara nga Osmanët kalaja e Elbasanit kishte edhe me një xhami të vogël, ku kryente ritet fetare garnizoni I saj. Njihet sot fakti që pas përfundimit të saj Mehmeti i II-të (po aty. fq.207) vendosi aty një garnizon të përbërë prej 400 jenicerësh. Në muret e kalasë së Elbasanit shihen pjesë tullash dhe materialesh arkitektonike më të vjetra, të cilat dëshmojnë se ato I përkisnin qytetit të rrënuar antik të Skampinit. Kjo vërteton faktin si kështjellë nga turqit. Edhe koha e shkurtër e ndërtimit (1 muaj) tregon ekzistencën e rrënojave, gurët e të cilave u përdorën për fortesën e re.

Burimet historike

Mbi ndërtimin e Elbasanit na dëshmojnë edhe njoftimet që na japin në veprat e tyre disa nga historianët e vonë bizantinë si KRITOBULI dhe Dukasi. Në veprën e tij “Historia e Sulltan Mehmetit të II-të” (Marrë nga Lufta Shqiptaro-Turke në shek. XV, burime bizantine, Tirane 1967, fq 86-88) Kritobuli na jep këtë përshkrim mbi themelimin e Elbasanit. Për këtë ai mendoi të bënte tek Ilirët një fortesë dhe të ndërtonte atje, në mes të vendit, një kështjellë të fuqishme dhe të linte Brenda në të një ushtri të mjaftueshme, e cila të sulmonte e të grabiste vazhdimisht vendin dhe të mos lejonte Ilirët që të dilnin asgjëkundi jashtë qytetit ose të zbrisnin nga mallet për të punuar…..ose të bënin dicka tjetër por ti mbante gjithmonë të mbyllur dhe nën vërejtje……
Duke përshkruar vendin në kërkim të një pozicioni të përshtatshëm gjeti gjurmët dhe themelet e një qyteti të vjetër që gjendej në një pikë të përshtatshme të vendit.
…Dhe sapo erdhi vera filloi me nxitim në shumë forca dhe shpenzime dhe me dëshirën e kujdesin e Sulltanit që gjendej kudo I pranishëm në punimet, duke shpjeguar cdo gjë dhe duke I nxitur të gjithë një pjesë me fjalë, një pjesë duke I ofruar të holla. ….Pasi bëri këto……Sulltani në vjeshtë u kthye në Bizant (Stamboll) ishte viti 1466 dhe I gjashtëmbëdhjeti I sundimit të Sulltanit.
Po për ndërtimin e kështjellës së Elbasanit në veprën e tij “Historia turko-bizantine” (po aty.fq.107-108) Mihal Dukasi na jep një tjetër dëshmi.
Në kohën që ne qëndronim në Romë në muajin korrik të vitit 1466 udhëheqësi I të pabesëve (turqve-I.GJ), erdhi në shqipëri dhe pasi dëboi sundimtarin e saj Skandorin (Skënderbeun, robëroi dhe shkatërroi vendin. Dhe mbasi ndërtoi një qytet afër kryeqytetit të quajtur Krujë, me qëllim që të luftonte kundër saj u kthye në Kostandinopojë.
Ndërkohë që për ndërtimin e kësaj fortese dëshmojnë edhe kronistët turq si: Ibn Kemali, Idriz Bi Hisi, Sollakzadeja, Hoxha Sadedin, etj. (Lufta Shqiptaro-Turke në shekullin e XV, Burime Osmane. Tirane 1968).

Mbishkrimet

Fortesa e Elbasanit si monument historik përvec dëshmive, shkrimeve, ngjarjeve që lidhen në të mbart edhe disa mbishkrime interesante dhe që kanë vlera të çmuara duke e bërë objekt studimesh nga autorë të huaj dhe shqiptarë nga të cilët do të përmendim Franc Babingerin (Studime historike, 1967,1, fq.85-102) dhe Vexhi Buharanë (Studime për Epokën e Skënderbeut, Tirane 1989. fq.503-526).
Të murosura dikur në muret e kështjellës pllakat janë shkruar turqisht me shkronja arabe, ndërkohë sot gjenden të ruajtura në Muzeun e Elbasanit. Fortesën e ka ndërtuar Mehmet Khani……thuhet në të parin, ku jepet saktësisht edhe koha e ndërtimit të saj prej një muaji (ai u mundua një muaj), nga 17 qershor deri në 17 korrik 1466 (V.Buharaja rreth mbishkrimeve të fortesës së Elbasanit. Studime për epokën e Skënderbeut. Tirane 1989. fq.521). Ndërkohë që mbishkrimi I dytë na tregon se arkitekti I kësaj fortese ishte Jusuf bin Abdullahu një nga arkitektët turq më të shquar të kohës së tij (po aty.fq.520).
Në mbishkrimin e parë që konsiderohet më I rëndësishmi na jepet përveç ndërtuesit të kështjellës, kohëzgjatjes së punimeve, vitit të ndërtimit edhe trajta më e hershme e Emrit të saj IJL-BASAN. Kuptimi I kësaj fjale turke është nënshtrues I vendit, vendshtypës d.m.th ai që sundon vendin. Këtë emër I cili në gojën e popullit u përpunua gjatë kohës në Elbasan e mori qyteti që lindi rreth fortesës.





Në vend të mbylljes

Menjëherë pas ngritjes fortesa e Elbasanit, u shndërrua në një qytet të mirëfilltë, ashtu sic e përmend kronisti turk I shekullit të XVI Idriz Bitlisi “Kështu që brenda një kohe të shkurtër nën hijen e drejtëpërdrejtë të Sulltanit u ndërtua këtu një qytet I madh”.
Si një njohës I mirë I artit ushtarak Mehmeti i II-të e ndërtoi këtë bazë ushtarake si pikëmbështetje për pushtimet e mëtejshme ashtu siç e vërtetuan më vonë ngjarjet që na cuan në pushtimet e kështjellave dhe qyteteve kryetare të shqipërisë si: Kruja, Shkodra e Durrësi, etj. Ishte pikërisht ky I fundit që ditën e 17 gushtit 1501 u pushtua nga trupat turke të Muhamet Beut, Sanxhakbeut të Elbasanit.

Ilirjan Gjika

Numri i postimeve : 11
Registration date : 31/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi