Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Smajl Smaka:Një jetë në shërbim të albanologjisë

Shko poshtë

Smajl Smaka:Një jetë në shërbim të albanologjisë  Empty Smajl Smaka:Një jetë në shërbim të albanologjisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 31, 2011 8:01 pm

Smajl Smaka:Një jetë në shërbim të albanologjisë

Smajl Smaka:Një jetë në shërbim të albanologjisë  F.0827100606801_m

Akademik Idriz Ajeti

"Historia e gjuhës është njëkohësisht, histori e popullit që e ka folur atë dhe që e flet. Fjala pajton pikë për pikë me historinë e popullit tonë"
Idriz Ajeti


Akademik Idriz Ajeti, krahas Çabejit, Androkli Kostallarit, Dhimitër Gjuvanit dhe Shaban Demirajt, është njëri ndër gjuhëtarët më të njohur, i cili i ka dhënë shtysë kësaj shkence albanologjike duke e bërë të denjë për respekt.
Idriz Ajeti, ose ‘babai’ i gjuhës shqipe, me punën e tij shkencore ka dëshmuar se është një njohës i thellë i gjuhësisë shqiptare duke e avancuar atë në shkallë të lakmueshme
.


Bisedoi: Smajl Smaka

Ndonëse i thyer në moshë, Ajeti, vazhdon të jetë aktiv në shkencë dhe në jetë. Ai madje kërkesën tonë për intervistë e pranoi me dashamirësi dhe xhentilesë.

Smajl Smaka:Një jetë në shërbim të albanologjisë  Scan0014

Profesor, si është dukur fëmijëria juaj dhe a mbani mend fëmijërinë?
Akademik I. Ajeti:
Më kujtohet, natyrisht se më kujtohet, por jo edhe aq shumë. Mësimet fillestare i mora në Banjë të Sijarinës, më 1930. Ishte shkolla e parë në Sijarinë, e ndërtuar bashkë me xhaminë, kah fundi i shekullit XlX. Ishte kjo, pra, një godinë mjaft e bukur e shkollës, si dhe xhamia që po duket andej ... Por, ajo shkollë nuk e kishte zgjidhur problemin e mësuesit. Vinin madje edhe emigrantë rusë, për shembull, herë njëri herë tjetri, kështu që vetëm kah mbarimi i shkollimit tonë u stabilizua çështja e mësuesit. Një mësues kishim maqedonas, nga Struga, për të cilin nuk di se a kishte shkollim të mjaftueshëm e adekuat.
Kishte nxënës shqiptarë, por jo shumë, rreth 30-40. Mësimi zhvillohej: një mësues për të gjitha lëndët dhe për të gjitha klasat.


Megjithatë ishit nisur në rrugën e pandalshme. A ishte në të vërtetë e lehtë apo, e rëndë, rruga e juaj, dhe, a është dashur konsekuence që të përballoni peshën e kësaj këmbënguljeje?
Akademik I. Ajeti: Takimi im i parë me shkencën albanologjike ka qenë në Zagreb, para luftës, si student në Fakultetin e Filozofisë - dega e romanistikës. Për herë të parë atëherë, më 1938-39 shkrova një artikull të vogël lidhur me toponimistikën shqiptare, që e botova në një gazetë të Sarajevë, që quhej: "Muslimanska svijest".
Pastaj shkova në Itali. Dy semestrat e vitit të parë i bëra në Pizza, dy të tjerët në Padova. Dy semestra që i bëra aty u zhvilluan për elementet indoeuropiane në gjuhën shqipe. Në Beograd shkova pastaj, për ta kryer diplomën, që më kishte mbetur nga Italia. Diplomën e kisha nga italishtja - letërsi e gjuhë italiane.


Keni qenë profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Prishtinës, lektor dhe mësimdhënës në Degën e Albanologjisë në Fakultetin Filozofik në Beograd, kurse disertacionin e keni mbrojtur në vitin 1958, me temën "Zhvillimi i të folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë." Pse jeni përcaktuar për këtë temë, e cila në shikim të parë, nuk duket se ka ndonjë peshë të madhe?
Akademik I. Ajeti: Pasi kreva studimet, unë shkova si lektor, qëndrova ca kohë në Kosovë, kurse më 1953 u ktheva atje dhe vazhdova si lektor. Erdhi pastaj si asistent Anton Çetta. Dega luajti rol të mirë. Profesorët e parë me shkollë u krijuan atje në Beograd, në atë degë: Hilmi Agani, Rexhep Hoxha, Ramiz Kelmendi, Besim Bokshi e të tjerë. Kur erdha në Beograd, për temë disertacioni kisha "Gjuha e shqiptarëve arbëreshë të Zarës". Punova disa vjet, e kreva, e dërgova në Sarajevë, u formua Komisioni dhe e mbrojta temën.
... Në vitin 1960 u hap së pari Fakulteti Filozofik këtu në Prishtinë, ndërsa në vitin 1970 u hapen fakultete dhe Universiteti. Ishte hap i shpejtë, sepse shoqëria e atëhershme kishte mundësi materiale dhe financiare. Filluam me një revistë "Gjurmime Albanologjike", që edhe tash e mban këtë emër, pwr tw vazhduar mw vponw me seminarin nw vitin 1974.


Keni deklaruar se historia e gjuhës është vetë historia e popullit, madje ju jeni përkrahës i tezës së prejardhjes ilire të shqiptarëve, duke dëshmuar rrënjët antike të saj.
Akademik I. Ajeti: Do të thosha se kemi një histori dramatike dhe shumë e thonë këtë të vërtetë. Populli shqiptar është një popull i vjetër. Por, diçka sikur mungon kur marrin parasysh kohën nga kur merremi me shkencë. Pra, kushtet, s'kemi patur kushte të merremi me kulturë, me ngritjen kulturore. Është vonë tepër vonë. Libri i parë është Meshari, në vitin 1555. E, themi se jemi populli i lashtë. Është e vërtetë, por, edhe na kanë munguar kushtet. A ishim fajtorë vetë që nuk krijonim kushte, apo rrethi, që kushtet nuk i kishim në duart tona e që ishin të imponuara? Tash le ta thotë historia!
Formula e Pagëzimit 1492: Në atë kohë, në shekullin 15, ndër shqiptarët nuk kishte kurrfarë kushte ... ashtu që vetëm nder katolikë kishte ndonjë intelektual. Meqë nuk kishte shërbesa fetare në çdo vend, atëherë arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, mendoi që më rastin e lindjes së fëmijëve ata duheshin pagëzuar. Meqë shërbesat nuk ishin gjithkund, e fëmijët duheshin pagëzuar, arqipeshkvi e tha atë fjalinë që duhej thënë me rastin e pagëzimit të fëmijëve
dhe ajo u shënua dikund: "Un të pagëzon j pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt ... "
Libri i parë është Meshari i Gjon Buzuku, në vitin 1555.
Ai e botoi atë, por, shumë pak dihet për autorin, për vendin e botimit, mungon fillimi dhe ka mbetur pasthënia. Librin e gjeti në Vatikan gjakovari Nikollë Kazazi.


Ndihmesë të madhe për avancimin e gjuhësisë sonë kanë dhënë edhe tubimet shkencore të viteve 1952, '57,' '63, e sidomos Konsulta Gjuhësore në vitin 1968 në Prishtinë. Ndërkaq, Kongresi i Drejtshkrimit në Tiranë, më 1972, sanksionoi përpjekjet mëse l00-vjeçare për njësimin e gjuhës shqipe.
Akademik I. Ajeti: Zbatimi i gjuhës letrare ishte synim i të gjitha këshillimeve gjuhësore, që nga ai i vitit 1952, '57, '63, duke përfunduar në vitin 1968, në Konsultën gjuhësore në Prishtinë, ku u tha se njësimi i gjuhës shqipe në të gjitha trojet e shqipes ishte rezultat i natyrshëm i proceseve shoqërore shqiptare, veçanërisht nga Rilindja e këndej.


Me vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë, më 1972 a ka ndodhur një shkrirje mekanike e dy dialekteve, apo është një sintezë organike që ka shkuar në linjën e konvergjencës?
Akademik I. Ajeti: Është vazhdimi i konvergjencës. Natyrisht, për gjuhën letrare gjithmonë dhe gjithkund merret bazë një dialekt, ai duhet shquar me forma të drejta, më të pranuara, të jetë më i përgjithshëm, por jo çdo dialekt.
Dialekti ynë është shumë larg nga gjuha që është marrë për bazë të gjuhës letrare. Pse toskërisht? Edhe ne e kemi propozuar, pranuar dhe përqafuar toskërishten. Pse? Ky dialekt ishte shumë më i stabilizuar fonetikisht, morfologjikisht, e në aspektin sintaksor dhe logjikën sintaksore e ka shumë më të stabilizuar. Toskërishtja e shkruar para standardizimit ka qenë një dialekt i shkruar i përgjithshëm për të gjithë toskët. Një gjuhë letrare përdornin ata e jo si gegët, që në bazë të saj përdornin disa dialekte shkrimore: elbasanishtja, shkodranishtja etj.


Smajl Smaka:Një jetë në shërbim të albanologjisë  Idriz_Ajeti
Pse edhe sot kontestohen vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit?
Akademik I. Ajeti: Kontestimi vjen nga rrafshet e tjera, nga fusha të tjera, për motive të tera. Kurrkush nuk ka kritikë ndaj gjuhës letrare se nuk është në rregull gjuhësisht, sepse ajo është krejt në rregull. Kritikat vijnë nga fushat e tjera: politika, klanet, rrethet kulturore, ideologjike, prej andej vijnë dhe pastaj shartohen edhe në gjuhë. Arsye gjuhësore shkencore nuk ka. Thonë pse përzihet pushteti?! Ai pushtet do ta përdorë atë gjuhë. Krijimi i gjuhës letrare thotë Katiçiq është akt politik dhe se duhet të trajtohet jo vetëm si punë shkencore. Është akt politik, në fund të fundit.


Zotëri Ajeti, thuhet se në shkencë ka vend për të gjithë. A është kjo e vërtetë?
Akademik I. Ajeti: Edhe po, edhe jo! Në qoftë se mendoni për mundësinë apo pamundësinë e shkollimit të rish e të rejash të popullsisë sonë, unë mendoj se, me përjashtim fare të vogël që nuk çon aspak në kanar mundësitë, edhe te ne në Kosovë, janë krijuar, si për shkollimin fillor edhe të mesëm. Për atë lagje të varfërish, në përgjithësi sigurohen edhe tekstet shkollore.
Për vazhdimin e shkollimit të të rinjve në fakultete puna qëndron ndryshe; për degën që studenti e ka regjistruar pa një dashuri ndaj profesionit e me pak rezultate, s’ka kuptim të humbet kohë kot.


Rruga e shkencës nuk është e shtruar me lule, është sikur pema, rrënjët i ka të hidhura, por frutin e ka të ëmbël. A pajtoheni me këtë konstatim?
Akademik I. Ajeti: Po, pajtohem, veçse rrugën e marrë çdokush e secili e shtron vetë, duke krijuar formulën e suksesit me dashuri, e përkushtim ndaj punës, me dhuratën e talentit të tij. “Portreti më i mirë që i bën njeriu vetes është përkushtimi i tij ndaj së vërtetës shkencore” (S. Bytyçi). Në fund vjen gëzimi për frutin e ëmbël.


Shkenca, juve Ju ka sjell më shumë kënaqësi, apo mundim?
Akademik I. Ajeti: Pyetjen Tuaj unë po e nis e përfundoj me një mendim të Einstein-it (Ajnshtainit). “Mos u përpiq të bëhesh njeri që ka sukses, por përpiqu të bëhesh një njeri që ka vlera”.


Shkenca, në njëfarë mënyre e disiplinon njeriun, apo jo?
Akademik I. Ajeti: Pa dyshim se po, veçse e kam fjalën për shkencën e vërtetë.


Po ta rikthenit jetën, a do të përcaktoheshit sërish për shkencën e Albanologjisë?
Akademik I. Ajeti: Po, pa dyshim, veçse studimet albanistike do të përfshinin edhe hetimet e gjurmimet e gjithë rajonit ballkanik.


Si duket një ditë e Juaja në moshën e bardhë?
Akademik I. Ajeti: Si anëtar i rregullt i Akademisë saherë që Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë mban mbledhje, si anëtar i tij marr pjesë rregullisht. Në pjesën e dytë të librit tim me titull Studije iz istorije albanskog jezika – Prishtinë 1982, botim i Akademisë së shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kam shtuar edhe punimin shkencor që mban titullin Albansko-srpskohrvatske jezičke studije – Etimološki prilozi. Në Bibliotekën e Akademisë konsultoj veprën e madhe Rečnik srpskog narodnog i književnog jezika që përmban edhe fjalë e shprehje shqipe, të përdorura në dialektet e atij populli.


A keni ndonjë dëshirë të parealizuar?
Akademik I. Ajeti: Janë të gjitha gjasat se fjalori i sipërm do të mbetet
i papërfunduar.

/Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi