Nexhmije Mehmetaj: Domosdoshmëria e institucionalizmimit të shkollës së gjuhës shqipe në Zvicër
Faqja 1 e 1
Nexhmije Mehmetaj: Domosdoshmëria e institucionalizmimit të shkollës së gjuhës shqipe në Zvicër
DOMOSDOSHMËRIA E INSTITUCIONAILIZIMIT
TË SHKOLLËS SË MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE NË ZVICËR
Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura-Zvicër
Zvicra, ka qenë dhe mbetet prej shekujsh vend shumë etnik, vend i kryqëzimit të pandërprerë të popujve, gjuhëve dhe kulturave, që e bëjnë tepër interesante situatën gjuhësore të këtij vendi. Populli zviceran mbart një kulturë të madhe e të lashtë, dhe me një demokraci shembullore, deri në fisnikëri, u lejon edhe etnive tjera të mësojnë gjuhën e kulturën e tyre përfshirë edhe atë shqiptare.
Roli i gjuhës amtare në përvetësimin e një gjuhe të dytë apo të tretë të fëmijës në mërgim është e njohur nga pedagogjia evropian qysh në vitet ’60-ta. Atëherë u konstatu se fëmijët që kanë njohuri të mira në gjuhën amtare janë më të suksesshmëm edhe në mësimin e gjuhës së dytë.
Problemi i ri që shtrohet me mprehtësi është dy gjuhësia për shqiptarët. Në gjendjen e re shoqërore dhe kulturore ku jetojnë shqiptarët nuk përfytyrohet mundësia e pasjes së dygjuhësise për fëmijët shqiptarë. Te qenit dy gjuhësh nuk ka të bëj vetëm me mundësinë e te folurit në dy gjuhë; një gjë e tillë shpalos njëherësh edhe kapacitetin e vlershëm të leximit dhe te shkrimit të dy gjuhëve.
Kapërcimi i kësaj vështirësie në bashkësitë shqipfolëse është i mundshëm vetëm nëse praktikohet mësimi dygjuhësh, d.m.th. fëmijët shqiptarë duhet të dërgohen në mësimin plotësues të gjuhës shqipe duke filluar nga kopshtet shkollore e deri në gjimnaz. Mësimi i gjuhës shqipe, nuk është për të shkëputur e për te mbyllur në veti, por, përkundrazi, për t’u integruar edhe më tej shqiptarët në mjedisin zviceran. Pasja e dygjuhësisë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës në bashkësinë shqipfolëse dhe njohja e saj zyrtare përbën kërkesën e më tejme të mësuesve shqiptarë.
Jemi në pritje që Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës të përfaqësoi zyrtarisht organizimin, funksinimin, kontrollin e ndihmën profesionale, pasqyrimin e dokumentacionit, bisedimet me autoritetet zvicerane etj. sepse vetëm shteti di të bëj shkollë të mirfilltë.
Për mbarvajtjen e Shkolles Shqipe të Mësimit Plotësues janë të nevojshme të ndërmirren këto masa:
1. Emërimi i mësuesve të ketë miratimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës.
2. Trajnimi i mësuesve se si duhet të punojnë mësimdhënësit në kushtet e punës me klasa të bashkuara (kolektive).
3. Të gjendet mundësia për të paguar pagat e mësuesve që emërohen nga Ministria e R Kosovës.
4. Pajisja e këtyre shkollave me tekste mësimore sipas veçorive të tyre. Vitin e kaluar është bërë shpërndarja teksteve për ciklin e parë. Kërkojmë që tekstet e hartuara për ciklin e dytë të botohen dhe të shpërndahen sa më shpejt që është e mundur. (Tekstet për ciklin e tretë janë në hartim e sipër.)
5. Fletë regjistrim për nxënës shqiptarë të cilët na e kërkon shkolla, shteti, Zvicra (deri me tani ne shërbehemi në nivel të shoqatës LAPSH -it). Pyesim ne kur ekziston shteti pse të punojmë sipas shoqatës.
6. Regjistra klase, amza, dëftesa, libër inventari, harta etj.
7. Furnizimi i bibliotekës së shkollës me literaturë funksionale didaktike (për mësues), literaturë shqipe për fëmijë.
8. Përgatitja dhe botimi i një teksti që do të ndihmojë në përgatitjen profesionale të mësuesve të këtyre shkollave p.sh. Didaktika e SHSHMP.
9. Orientimi për binjakëzimet e këtyre shkollave me ato të vendlindjes. Në ketë mënyrë do të njihet gjendja e këtyre shkollave, që të plotësohen mungesat e tyre aq sa mundën.
10. Një fletë udhëzues për prindër shqiptarë rreth rëndësisë së mësimit të gjuhës shqipe jashtë atdheut.
11. Një fletë udhëzues për prindër mbi dygjuhësinë dhe arsimin.
Kjo marrëveshje do të rriste me shpejtësi cilësinë e mësimdhënies dhe numrin e fëmijëve shqiptar në mësimin e gjuhës shqipe
Delemont , 26.08.2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi