Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëshpërimi i bashkatdhetarëve më pritjen në Kosovë

Shko poshtë

Dëshpërimi i bashkatdhetarëve më pritjen në Kosovë Empty Dëshpërimi i bashkatdhetarëve më pritjen në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 01, 2011 8:41 pm


Dëshpërimi i bashkatdhetarëve më pritjen në Kosovë

Florim Zeqa Orsago (Itali)
Dëshpërimi i bashkatdhetarëve më pritjen në Kosovë MRGATA~1

Opinion nga diaspora



Formimi i Ministrisë së Diasporës ka qenë nevojë dhe kërkesë e vazhdueshme e Diasporës shqiptare qe nga paslufta e këndej. Ishte kjo një kërkesë reale e mërgatës sonë, qe për qellim kishte zgjidhjen e problemeve të shumta të akumuluara me vite , qe nga përfundimi i luftës e deri në ditët e sotme. Por asnjëherë kësaj mërgate nuk i kishte shkuar nder mend qe do të vije një situate e tille qe ministria aq shume e nevojshme për ta do të jete vetëm një dekore i kësaj qeverie, vetëm e vetëm sa për të kënaqur orekset e një koalicioni qeverisës.

Ishte pazari politik i këtij koalicioni qe e solli ne jetë këtë ministri vetëm e vetëm sa për të plotësuar një oreks të njërit nga partneret e koalicionit qeverisës , e cila se paku deri me tani nuk e ka treguar veten se është ne shërbim të bashkatdhetarëve të vete.

Pankartat gjigante , me shkronja të mëdhaja ne çdo hyrje të Kosovës, me të njëjtin sllogan:"Mirë se vini ne Republikën e Kosovës", ne dukjen e parë për bashkatdhetarët dukej tërheqëse, qe zgjonte një ndjenje të mire, se me ne funde diçka ka ndërruar ne shtetin e tyre për të mire si ne kalimin e kufirit ashtu edhe ne brendësinë e saj.

Por për fatin e keq të tyre, menjëherë pas kalimit të kësaj pankarte mirëseardhjeje, fillon edhe zhgënjimi i parë për ta. Polica e sigurimit të automjeteve është plaçkitja e pare nga shteti i tyre.

Zbutja e kësaj plaçke nga 50 euro sa ishte vitin e kaluar ne 41 euro për këtë vite ishte një "zemërgjerësi" e kësaj qeverie qe nuk i kishte harruar bashkëkombasit e vet, por në anën tjetër vazhdon me paradoksin e mos aplikimit të se njëjtës tarife të "sigurimit" edhe për minoritetin me të privilegjuar ne bote, atë serbe si dhe për shtetasit Republikës se Serbisë të cilët hyjnë dalin sa here të dojne nga Kosova , duke trajtuar si gjithnjë Kosovën si toke të Serbisë, dhe qeveria aktuale vazhdon prapë ta heshte këtë fenomen mjafte negative e shume të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit tone.

Qeveria e Kosovës po vazhdon të punoj me standarde të dyfishta për qytetaret e vete, andaj aplikimin e kësaj tarife vetëm për shtetasit e dëgjueshëm , nuk ke si ta quash ndryshe veçse plaçke qeveritare e cila po behet ne emër të shtetit, kundër popullatës shumice ne Kosove.

Nje fjale e urte thotë;"Çdo kope e deleve e done një qeveri të ujqeve". Vërtetë qeveritaret tanë po sillen si të ishin ujqer ndaj qytetareve të vete, duke e trajtuar popullin e vete si një kope delesh, dhe sa here qe ju teket i vërsulen mërgatës për ta gjobitur e plaçkitur paturpësisht.

Gjahu ndaj bashkatdhetarëve vetëm se fillon ne pikat kufitare për të vazhduar me tutje gjate tere kohëzgjatjes se pushimeve të tyre, qofte me gjoba të majme ne komunikacion e deri të nxjerrja e dokumenteve të udhëtimit qe po vazhdon qe sa vite marrjen e 50-100 eurove gjoja për përshpejtim të procedurave , qe tashme janë përligjur nga qeveritaret tanë, për të mos përfunduar me kaq; ,kësaj plaçke qeveritare i bashkangjitet edhe "mungesa" e certifikatave të lindjes e atyre të kunorëzimit, qe ne shume raste bashkatdhetarët i detyrojnë të paguajnë nga 20-50 euro për tu pajisur me një certifikate valide të Republikës se Kosovës.

Kjo qeveri viteve të fundit ka trumbetuar aq shume se është duke e luftuar korrupsionin, por si munde t'i besohet kur ajo e legalizon vete korrupsionin, siç është pagesa për përshpejtim të dokumenteve të udhëtimit për bashkatdhetarët e vete, praktike kjo qe nuk ka ndodhe as ne vitet e okupimit klasik të Kosovës.

Kjo është mirëseardhja për bashkatdhetarët qe kishte përgatit qeveria, pankartat në kufijë mbeten vetëm një kamuflazhe e radhës për të mashtruar qytetaret se gjoja shteti përkujdeset për ta. Përkujdesja ma e mire për bashkatdhetarët do të ishte ngritja e cilësisë se shërbimeve për ta e jo koncertet e spotet televizive , as reklamat e bidbordet e panumërta ane e kënde Kosovës, se fundja gjitha këto qe i përmenda e kanë koston e vete të larte materiale, ndërsa shërbimet cilësore për mërgatën do të arriheshin vetëm me një vullnete të mire dhe me një kosto shume të ulet financiare, gjë cila do të kishte shume efekte pozitive si ne rrafshin ekonomik e politik, ashtu edhe të motivimit e dashurisë ndaj atdheut .

Kjo ministri e diasporës çfarë është tani vetëm munde të quhet si e tille, përderisa kjo ministri nuk drejtohet nga vete Diaspora nuk munde të pritet me shume prej saj, pasiqe kapacitete e saj drejtuese ndoshta munde të ishin pjese e suksesshme e ndonjë ministrie tjetër, por jo edhe të kësaj ministrie, pasiqë kjo ministri i kërkon njerëzit adekuat qe i ndjejnë me tere qenien e tyre problemet dhe shqetësimet e mërgimtareve. Ju përkujtoj qeveritareve aktual se një pjese mjafte e shëndoshë e trurit kombëtar ndodhet ne Diaspore, dhe është gjithmonë e gatshme t'i shërbej atdheut dhe popullit të vete.

Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj me një thënie të komandantit legjendar të luftës, heroit të Kosovës, Tahir Zemaj: "Unë e kam për nder të jem shërbëtore i Kosovës, siç e kam për turp t'i rri asaj në qafe".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi