Skenderbeu dhe trekendeshi HAS-MAT-DIBER pjesa 3
Faqja 1 e 1

Kastriotet, Pal Engjelli dhe Formula e Pagezimit
Ne vitin 1462 ne manastirin e Shen Merise ne Mat u mblodh kuvendi i pare kishtar ne trojet shqiptare. Kuvende te tilla mund te jene organizuar edhe me pare, por per to ne historine e Shqiperise nuk kemi te dhena. Mendohet se ato ishin sinode te autoriteteve Kishtare lokale ne te cilat diskutoheshin probleme te dogmes kristiane dhe te organizimit te klerit.
Forume te tilla qe mund te jene organizuar qysh nga periudha e fundit e pushtimit romak, kane vijuar edhe gjate mesjetes bizantine, e me tej deri ne shekulln e XVIII.
Kuvendi i Matit u mblodh me 8 Nentor te vitit 1462 me inisiativen e kryepeshkopit te Durresit Pal Engjellit, njerit prej autoriteteve kryesore kishtare katolike te Shqiperise. Pyetjes se perse u zgjodh Mati ne kete sinod krahinor kishtar ne do ti japim pergjigje pak me poshte, nderkohe qe mund te themi se kuvendi pati si qellim kryesor frenimin e perhapjes se fese islame dhe forcimin e besimit kristian perballe islamizmit gjithnje e ne rritje ne radhet e popullsise se Shqiperise ne fillim te gjysmes se dyte te shekullit te XV.
Ne kete mbledhje moren pjese nje numer i madh klerikesh, laikesh dhe paria e vendit si: KASTRIOTET, Dukagjinet,Topiajt, Muzakajt, Golemet, etj. Rreth pjesemarrjes se perfaqesuesve te Parise politike prof. Eqerem Çabej ishte i pari qe hodhi idene se kuvendi i Matit u organizua nga vete Skenderbeu.
Kjo teze eshte nje tjeter argument i forte, i cili perputhet me te verteten historike se Kastriotet ishin nga Mati. Ja se ç’thote Çabej rreth ketij problemi: "-Zgjedhja e Matit si vend mbledhjeje, nje krahine relativisht e lire ne ate kohe, dhe si te thuash vatra e deres se Kastrioteve. Mbase nuk eshte nje gje e rastit ne kete mes".
Kuvendi i zhvilloi punimet ne Manastirin e Shen Trinise dhe ai kishte si qellim kryesor frenimin e ndikimit te kultures turke ne territoret e lira shqiptare . Kjo gje shihet ne aktet e tubimit, te cilat ishin me permbajtje fetare. Ne to trajtohet figura e klerit ne pergjithesi. Prifti, thuhej ne nje akt duhet te banonte prane kishes. Ai duhet te mbante veç orendite e kishes dhe veç te tijat, si dhe i ndalohej shitja dhe dhenia me qera e pasurive te famullise. Gjithashtu trajtohej pastertia e figures se meshtarit, niveli i tij kulturor, morali, sjellja dhe sherbimi.
Permbajtja e akteve te tjera kishte te bente me shtate sakramentet e kishes dhe zbatimin e tyre per ritualet fetare te: rrefimit, celebrimit, sherbimit , dhenies se ujit te bekuar, te vajit te shenjte, kungimit, pagezimit, kurorezimit, etj.
Nje rendesi te veçante kuvendi i dha edhe problemit te marteses mbi kurore, sepse shume besimtare perveç gruas se pare merrnin dhe nje te dyte (konkubine). Ne kete rast kuvendi sanksionoi masen me te ashper qe mbante kisha katolike ndaj konkubinatit duke refuzuar pagezimin, kurorezimin dhe ritualet e varrimit per familjet qe aplikonin martesen mbi kurore.
Por akti me i rendesishem i kuvendit te Matit te vitit 1462 ishte dhe formulimi i nje fjalie te veçante, e cila per kohen do te ishte nje zgjidhje praktike. Por per historine e Shqiperise do te ishte e rendesishme, sepse eshte dokumenti i pare qe deshmon shkrimin e gjuhes shqipe. Kjo fjali qe u formulua nga Pal Engjelli ashtu si dhe aktet e tjera te ketij forumi do tu sherbente te gjithe njerezve te thjeshte. Keshtu edhe pa i sjelle foshnjat ne kishe per ti pagezuar nga prifti, çdo besimtar mund te bente vete formalisht kete akt duke thene ne gjuhen shqipe frazen: "-UN TE PAGESONT PREMENIT ATIT ET BIRIT ET SPERTIT SENIT". Nderkohe ky dokument qe eshte i pari qe deshmon jo vetem gjuhen shqipe, por edhe dialektin e saj verior (geg), do te ishte harruar ne thellesine e shekujve, n.q.se nuk do te ishte arkivuar dhe arkivuar ne kancelerite e kishes katolike. E shkruar ne gjuhen shqipe me shkronja latine, ashtu si gjithe aktet e ketij kuvendi, ajo deshmon se ne Shqiperine e kohes se Skenderbeut, ne shekullin e XV, gjuha shqipe shkruhej me kete alfabet, jo vetem nga kleriket, por edhe nga noteret dhe hartuesit e dokumenteve.
Aktet e kuvendit te Matit te vitit 1462 midis tyre dhe formula e pagezimit u gjeten ne fillim te shekullit te XX, nga historiani Rumun Nikolla Jorga. Ai i gjeti ato ne biblioteken e Firences dhe i publikoi ne vitin 1915, ndersa ne vitin 1926 u be nje botim i dyte ne Paris i ketyre akteve nga studiuesi francez Mario Roques. Vite me vone do te ishte gjuhetari i madh shqiptar Eqerem Çabej, i cili do te formulonte nje studim te veçante te titulluar "Kuvendi kishtar i Matit i vitit 1462 dhe formula e pagezimit , botuar ne revisten "Arsimi popullor", ne Janar-Shkurt te vitit 1963. Keto akte ruhen ne biblioteken Laurentiana ne Firence ne regjistrin 1167 ku ndodhet. Kodiku i Pal Engjellit, i cili eshte nje liber pergamene qe perbehet nga 37 flete.
Kodiku permban 13 dokumenta mesjetare te shkruar ne gjuhen latine, ku njera prej te cilave permbledh aktet e kuvendit te Matit i titulluar "Vendimet, urdheresat dhe rregullore. Ashtu siç e thame edhe me siper paraqitet gjendja kritike ne te cilen gjendej kisha dhe kleri ne dioqezat katolike si shkak i pushtimit turk si dhe jepen rruget e daljes nga kriza. Ne nje pjese te ketij akti gjendet edhe formula e pagezimit per te cilen Pal Engjellit kurre nuk do t’i shkonte ne mendje se perveç qellimit te saj paktik nga besimtaret kater shekuj me vone ajo do te mesohej prej te gjithe nxenesve te shkolles se arsimit shqip ne çdo tekst gjuhesie dhe historie si dikumenti i pare i shqipes se shkruar. Por ky problem nuk mbeti deri ketu. Ai u trajtua edhe nga studjuesi dhe historiani Dilaver Kurti, veprimtaria e te cilit ju kushtua pergjithesisht treves se Matit. Perveç kuvendit dhe akteve te tij Dilaver Kurti beri edhe lokalizimin e Manastirit ku mbajten aktet e ketij kuvendi. Ne vitin 1972 ai publikoi studimin "Dokumenti ma i vjeter i gjuhes shqipe dhe trinia e Matit", botuar ne gazeten "Zeri i Rinise".
Ne kete shkrim D.Kurti deshmon se: Pas studimit ne terren gjeti se Kisha e Sanct e Trinitatis De Emathia, pra kisha e Shen Merise se Trinise se Matit ndodhej midis fshatit Shlli dhe Macukull ne rrethin e Matit. Emri i saj ruhet ne gjuhen e popullit ne formen Shnritat dhe objekti i braktisur prej kohesh ndodhet ne formen e rrenojes. Interesant per historianet eshte vendodhja e kishes ku u mbajt ky sinod. Ajo ndodhet fare prane Shqefnit, ku jetonte fisi i kastrioteve dhe qytezes mesjetare te Stelushit, ne te cilen ata kishin seline e tyre ne Mat.
Nderkohe qe jo vetem mund te aludojne per keto fakte, por mund te themi se: Ishin Kastriotet ata qe u kujdesen per organizimin e Kuvendit kishtar te Matit, i cili u mbajt ne zoterimet e tyre, pikerisht ne ne Mat, vendin e origjines se kesaj familjeje.

Ilirjan Gjika- Numri i postimeve : 11
Registration date : 31/03/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi