Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët shpëtojnë gjermanin

Shko poshtë

Shqiptarët shpëtojnë gjermanin Empty Shqiptarët shpëtojnë gjermanin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 02, 2011 12:59 am


Shqiptarët shpëtojnë gjermanin

Shqiptarët shpëtojnë gjermanin Ss-shqipetDenisi e Shqipërimi me shokun e tyre zviceran

Dy shqiptarë nga Kosova, të rinjtë Denis Xhaferi dhe Shqipërim Olluri bashkë me shokun e tyre zviceran, Ramon Amrhein janë bërë heronj të shpëtimit të një qytetari gjerman,

Në një plazh në kufi me Gjermaninë një person i moshës 46 vjeçare, edhe pse notues profesionist hasi në probleme për shkak se e kishte kapur ngërçi dhe ishte në rrezik të mbytej. Tre të rinjtë i qëlluan afër dhe i shkuan menjëherë në ndihmë duke ia shpëtuar jetën.

Denisi ishte i pari që kërceu në ujë për t’i shkuar në ndihmë, e pas tij edhe Ramoni, ndërsa Shqipërimi i udhëzoi nga lart dhe njoftoi doganierët që ishin afër. “Nuk ishte e lehtë të shpëtoje një burrë të tillë të rëndë, ai lidhej pas nesh”, thanë të rinjtë, duke shpjeguar se kishin problem edhe rrymat e forta në ujë.

Gjermani i falënderoi dhe ua dhuroi nga një biletë kinemaje, kurse kryetari i komunës Sommer organizoi një pritje për ta. Organizata rinore propozoi t’u jepet çmimi ‘Kalorësit e rrugës”.

Shqiptarët shprehën shqetësimin e tyre se në mediat zvicerane populli i tyre po paraqitet vetëm negativisht.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi