Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatos Ashiku:HUMANITETI...!

Shko poshtë

Fatos Ashiku:HUMANITETI...! Empty Fatos Ashiku:HUMANITETI...!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 02, 2011 11:37 am

Fatos Ashiku:HUMANITETI...! 203133_100001941234245_2649811_n

Fatos Ashiku:HUMANITETI...!

Kjo fjale qe u zhgrry nder Ne si nje qenje e perhumbur...!Ja deshmija e gjalle se jeta e nje Shqiptari kushton ma lire se rrotat e nje 'Benxi'. Shkon ne spital ne gjendje kritike per jeten dhe te verejn si hajnat nga xhepat.Deshmi qe te vjen te dritheron dhe te zen frymen....!

...'Jemi ne sistem' demokratik!' O marre qe te hangren me buke e tepine me uje dhe, gazit po shkyhen teksa nder kocka po lepijne si lukunit nder stepa! Shkon ne spital Meside Abazi nje Shqiptare e Hanit te Elezit nje grua prej nje familje hallexhie sikur e tane shtresa e saje qe nuk kursyen gja per te ardh liria. Por dores se zgjatur per ndihme dhe shpirtit qe pak pa i dale 'zotrinjt ' i pergjigjen me indiferenc.

-'Paraaaaa!'- A keni para ne doni te jeni gjalle!' ja ky eshte lajtmotivi i jetes qe 'demokratikasit' ngado poe percjellin me pickame.

E pra humaniteti kjo fjale qe i mbyll termat ne guacken e intelektualitetit ku asht , ku na mbeti , jetim sa duket endet e zhgerryhet nder hapesira mjerane, ku e lame veten te na tallin .Po po te na tallin, te tallin mbare nje popull, mbare nje komb qe zgjatet e pyet ..ç'po thojn per Ne ...?

Cohuni more se nese vetes per 'ZOT' si dalim askush nuk ka me pyet...Ne 'demokraci' po te thone: rrojne vetem parelijt te tjere ti biejne kembes, ne daçin :se jeta eshte e denje vetem per 'Zoterinjte ' e zonjat' qe enden skutave nder pas skena mjerane te shemtimit qe qelbet kalbzim.

Dhe humaniteti nder njerez po venitet dhe humb te drejten morale.'.po shteti more ku asht , a ka shtet e shtetare .?'..pyet e tretet nder hapesira tue dasht me i dhan hall jetes qe sa vjen e shtrejtohet, viktima te jetes mjerane qe shtohen ngado e per dite e ma teper...

He mor ti 'globalist' qe na shet dengla me ate fjale te rrumbullt, si korrizi i nje iriqi ferrash , ku asht ku u ka fshehe ne ç'ferre na Shqipetaret ta hasim ?'...e pra per Ne ky po asht: i qorret, i shurdhet ,e memec.

Per Shqipetaret?!Diku ndonje zoteri katerqind karatsh po nis e tallet tek po pin kamb permbi kambe dhe mjerimit po i qet gjuhe dhe,zgerdhihet me doren e zgjatur te nje rreckamani femiu qe po i kerkon ndoj pare me mbush barkun qe prej nates kalume nuk e futi nje çape ne goje.

Per Shqipetaret pra edhe po pyet, per tane qe ua besun qeverisjen , qe u premtuat se bashke me lirine e shporrjen e pushtusit , do nisi nje jete e barabarte, ku ligji te sundoje i njejte per te tane, si per komandanit ashtu edhe per ma t'thjeshtin luftar qe barabar ishin para plumbit...!'.

Per Ju pra zotrinj te umnikut a te Euleksit qe tash ka nje dekade e ma teper po nanurisni ne gjumin letargjik ku beni sehir para mjerimit dhe korupsionit qe u ka perfshire , e pra OKB dhe Europe nuk po ja dalin: qe nje popull i paket ne numur te mos perfitoje nga te drejta elementare per jeten?!'

Dhe pyetja sikur nje kanace e varur pas nje karroce bertet kalldremeve te rrugicave te mjerimit dhe jehonen ja percjellin bulevardeve ku jeta 'moderne' po gjallon perçudnueshem.
Diku nje shpirt i dhimsur aty nen shtrojet e nje ambulance po vuan dhe pret ti shkoji dhimbja, a dikush ti thote eja ne spital te presin se paret dol dikush dhe ket here ti paguje...dhimbje qe prek shpirtin e nje kombi qe ashtu po heq ne pelenat e lindjes se veshtire...!

Fatos Ashiku.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi