Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:IDRIZ SEFER, FOL DHE Í HERË!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:IDRIZ SEFER, FOL DHE Í HERË! Empty Mentor Thaqi:IDRIZ SEFER, FOL DHE Í HERË!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 03, 2011 11:06 am

Mentor Thaqi:IDRIZ SEFER, FOL DHE Í HERË! 275246_100000582437455_2097760_n
Mentor Thaqi:IDRIZ SEFER, FOL DHE Í HERË!
(Urtia e heroit në kontest-përballje me kohën)
Mentor Thaqi:IDRIZ SEFER, FOL DHE Í HERË! IdrizSeferi
Emri, Fama a Lavdia,
...
o Idriz Seferi?!
N´ballë Urtia e Trimëria,
janë Kapituj Nderi!

Në pleqëri përkrah rinisë,
Luften n´sitë e n´shoshë,
mirë ia njeh ëndrrat Lirisë,
Elani nuk njeh moshë!

Plot një shekull kuvendim,
e bën me Historinë:
Çfarë po ngjanë me Kombin tim,
po e falë Krenarinë???!

Shtatë sahat, shtatë ditë, shtatë net, ...
me thika, shpata e huta,
Jeten-Luftë plot shtatëdhjetë vjet,
me armiq t´zi si futa!

Jo, armiku s´bëhet v´lla,
janë do që s´po e dijnë,
jo jo, Otoman, Junan as Shkja,
kur t´cenojnë Lirinë!

Për hirë t´dreçit me të bir,
nuk kurdiset Historia,
me fçinjtë mund të jemi miq t´mirë,
kur hiqet kajtja, lakmi-hegjemonia!

Armiku t´kthehet n´mik, mund t´ketë ngjarë,
se sot jem një faktor tjetër,
por, sapo ta prekësh në damarë,
derdhë vrerë-helmin e vjetër!

Me Dergut Pashë e Harambashë,
tuj u vra e pre një jetë, krejt,
por asgjë s´po kuptoj tash,
se kush paska pasë të drejt?!

Mund t´rishikohet Historia, drejt n´baza shkencore,
jo për hater e qejfe tekanjoze,
Heronjtë, Luftërat e mia, t´gjalla i kam n´përmendore,
çdo hamendje, lajthitje, është tendencioze!

Epo, ishim apo nuk ishim të pushtuar,
hiç më pak se pesëqind vjet?!
Gjithë ato luftëra për t´u çliruar,
dikush sot n´lojë po i çet!

Paj jo more, jo qebesa, sot as kurr,
nuk luhet me djepa, rritë e varre,
për atë gjak që u derdh si gurrë,
do i shkruajm vetes një Sagë me marre!

Pushtuesi ishte dhe do mbetet pushtues,
nuk e ftuam dasmor në dasem,
ai ishte armik i egër okupues,
ishte pesëqind vjet një hasem!

Nuk mund t´dalim kundër vetvetes,
për hater se i pëlqen dikuj,
nuk mund t´i biejm shqelm t´vërtetës,
gjaku kurr nuk bëhet uj!

Apo ndoshta dhe mua nipat e mi,
nuk më njohin për Atdhetar,
se paskam pre unë otoman të zi,
do t´më quaj dikush tradhëtar?!

Mentor Thaqi VS., 01.09.2011***
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi