Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Wikileaks: Grekët shantazhuan autoritetet në Tiranë

Shko poshtë

Wikileaks: Grekët shantazhuan autoritetet në Tiranë Empty Wikileaks: Grekët shantazhuan autoritetet në Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 05, 2011 12:16 pm

Wikileaks: Grekët shantazhuan autoritetet në Tiranë
04.09.2011, ora 21:20
Wikileaks: Grekët shantazhuan autoritetet në Tiranë Marreveshja_e_ujerave



Ambasada Amerikanë në Tiranë ka përgatitur një dokument sekret për Departamentin e Shtetit në lidhje me bisedimet e fshehta Shqipëri-Greqi për çështjen e kufirit detar si dhe ndërtimin e varreza në Jug të vendit.

Zbulohet se grekët kërkuan katër varreza në jug të vendit, e jo sa kanë tani (dy të tilla), si dhe kërcënuan për mosdhënien e pëlqimit për hyrjen në NATO apo ratifikimin e MSA-së nëse nuk miratohej marrëveshja për kufirin. Vetë diplomatët shqiptarë kanë denoncuar që herët marrëveshjen për kufirin.

Ja edhe kabllogrami i plotë i Ambasadës:

1. Qeveria greke po bën presion te qeveria shqiptare që ajo të pranojë kërkesat e saj në negociatat dypalëshe për demarkacionin e kufirit detar mes dy vendeve. Athina po kërcënon gjithashtu se do të refuzojë ratifikimin e MSA-së për Shqipërinë me BE-në pas një çështjeje të diskutueshme që përfshin varrezat e ushtrisë greke në Shqipëri, në atë që qeveria shqiptare e sheh si një përsëritje të shantazhit të Greqisë, të përdorur kundër ambicieve të Maqedonisë për anëtarësimin në NATO. Bisedimet mbi çështjen e varrezave vazhdojnë, pasi raundi i fundit i negociatave, më 30 shtator, përfundoi pa konkluzione.

2. Sipas Ledia Hysit, drejtoreshë e çështjeve ligjore dhe marrëveshjeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë negociuar për disa muaj për të demarkuar kufirin e tyre detar. Negociatat kanë hasur në probleme të shumta për shkak të asaj që ajo e përshkroi si “standarde të dyfishta” greke, duke përdorur metoda të ndryshme demarkacioni për pjesë të ndryshme të vijës detare, ndërsa Shqipëria ka përdorur një standard bazë në sistemin e demarkacionit të zbatuar nën konventat ekzistuese ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, shqiptarët i akuzojnë grekët me “zgjedhjen e qershive” në kufijtë më të favorshëm duke përdorur metoda të ndryshme demarkacioni për pikat e ndarjes së kufirit. Gjatë një prej sesioneve të fundit të negociatave në Tiranë, zyrtari grek që drejton delegacionin i dha homologut të tij shqiptar një ultimatum. Qeveria greke do të kishte vullnet të binte në kompromis mbi kufirin detar afër Korfuzit (thuhet për shkak të interesave ekzistuese të ushtrisë amerikane për të instaluar pajisje ushtarake të SHBA-ve në Jalë, në Jug të Shqipërisë). Megjithatë, zyrtari grek paralajmëroi delegacionin shqiptar që të bien dakord me kërkesat e tjera të tyre dhe t’i mbajnë “Fuqitë e largëta” – që do të thotë SHBA – jashtë negociatave. Një frazë identike është përdorur edhe në takimin në Tiranë nga ambasadori grek gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Basha.

3. Një tjetër çështje e diskutueshme mes Athinës dhe Tiranës është kërkesa e Greqisë për të ndërtuar deri në katër varreza ushtarake në pjesën jugore dhe lindore të Shqipërisë, për të kujtuar ushtarët grekë që vdiqën gjatë luftimeve të shqiptarëve kundër trupave italiane në vitin 1920. Qeveria shqiptare e ka kundërshtuar kërkesën greke sepse ajo nuk bie dakord me planin e Athinës për varreza të ushtarëve të huaj në tokën shqiptare, që do të ishte bazë për ndarjen e identitetit fetar dhe etnik, por edhe për t’i dhënë Athinës një hapësirë për të ushtruar pretendimet historike territoriale të Greqisë për Jugun e Shqipërisë. Me gjithë kërkesat e shumta nga qeveria shqiptare për të vendosur një komision të pavarur ekspertësh për të vendosur mbi këtë çështje, Athina gjithmonë ka mbajtur mbi çështjen e varrezave propozimin si “merre ose lëre”.

4. Më 30 shtator, negociatorët grekë dhe shqiptarë u takuan në Tiranë, por përsëri nuk arritën të përpunojnë një marrëveshje mbi çështjen e varrezave. Sipas drejtorit të Përgjithshëm shqiptar për çështjet rajonale, kryenegociatorit Islam Lauka, shqiptarët e hodhën poshtë një kërkesë greke për katër varreza në Jug të Shqipërisë, duke ofruar në vend të kësaj, një varrezë në Tiranë. (Shënim: Mbetjet e trupave britanike, gjermane dhe të tjerë të huaj të vrarë në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore dhe luftërave ballkanike, u mblodhën dhe u varrosën në Tiranë; mbetjet e trupave italiane u mblodhën dhe u kthyen në Itali. Asnjë nga trupat e huaj nuk janë varrosur në Shqipëri, “në fushën e betejës”, siç ka kërkuar qeveria greke).

5. Sipas Laukës, pasi kundërshtuan ofertën fillestare greke, pala shqiptare ra dakord për të lejuar një varrezë greke në Jug të Shqipërisë, një ofertë që Lauka e karakterizoi si një lëshim të madh, duke pasur parasysh faktin se të gjitha varrezat e tjera të ushtarëve të huaj, janë në Tiranë. Grekët bënë një kundër-ofertë për dy varreza në Jug, me një opsion për një varrezë të tretë më vonë. Qeveria shqiptare e hodhi poshtë propozimin grek, duke i dhënë fund bisedimeve pa konkluzione.

6. Lauka theksoi se pasi iu bë e qartë palës greke që bisedimet nuk po shkonin sipas planit të tyre, një nga negociatorët grekë i tha Laukës se për shkak të konsideratave të brendshme politike, do të ishte e papranueshme për grekët “për të shkuar në shtëpi duarbosh”. Lauka i tha ekipit grek që edhe shqiptarët shqetësoheshin për konsideratat e tyre të brendshme politike, duke iu referuar popullatës etnike shqiptare çame që ishte dëbuar nga Greqia pas Luftës së Dytë Botërore dhe që ka pretendime të vazhdueshme mbi kthimin e pronave me qeverinë e Greqisë.


Greqia kërcënon të bllokojë MSA-në

7. Gjatë një raundi të mëparshëm të negociatave mbi varrezat, pas kalimit të mesazhit për ta mbajtur Uashingtonin jashtë negociatave, grekët u dhanë një ultimatum të dytë, më të fortë, shqiptarëve. Ndërsa Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit të Shqipërisë (MSA) me Bashkimin Europian është ratifikuar deri tani nga 22 vendet e BE-së, Greqia është një ndër tre shtetet e fundit që deri tani nuk e ka bërë këtë. Ambasadori grek i tha Bashës se në qoftë se qeveria shqiptare nuk bie dakord për kushtet e Athinës në lidhje me varrezat ushtarake, atëherë Parlamenti grek nuk do ta ratifikojë MSA-në. Ai gjithashtu i tha Bashës se në të njëjtën ditë që Shqipëria nënshkruan çështjen e varrezave, Parlamenti grek do të ratifikojë MSA-në e Shqipërisë. Në lidhje me çështjen e kufirit detar të vendeve dhe pavarësisht nga fakti se qëndrimi grek në negociata është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, Athina ka thënë se për kufirin ose do të bihet dakord në termat e saj, ose nuk ka marrëveshje. Hysi tha se qëndrimi grek ishte një kërcënim serioz për zhvillimin afatgjatë të zonës bregdetare jugore, pasi do të krijojë pengesa për turizëm, transport, peshkim, naftën në shtratin detar dhe shfrytëzimin e gazit, dhe se kjo mund të çojë edhe në incidente territoriale me Greqinë. Me kujtime ende të freskëta mbi veton e Athinës në ftesën për në NATO të Maqedonisë, qeveria shqiptare beson se pozitat greke në kufirin detar dhe çështjen e varrezave janë kërcënime serioze për interesat e shqiptarëve dhe sovranitetin.

Sipas kabllogramit të Ambasadës Amerikane, qeveria shqiptare nuk kërkoi ndihmën e SHBA-ve në lidhje me bisedimet me palën greke, duke shtuar se shqiptarët mund t’ia dilnin vetë. “Qeveria shqiptare në këtë pikë nuk duket se po shqetësohet për kërcënimin e Greqisë për të bllokuar ratifikimin e MSA-së, me sa duket duke besuar se për aq kohë sa Shqipëria vazhdon të bëjë një përpjekje mirëbesimi për të vazhduar bisedimet, grekët nuk do të duan të izolojnë vetveten brenda BE-së mbi një çështje që vendet e tjera të BE-së ka të ngjarë ta shohin si të vogël. Por, në prag të suksesit grek për bllokimin e aspiratave të Maqedonisë në NATO, shqiptarët nuk janë të bindur nëse grekët janë thjesht duke bërë blof. Në këtë pikë, qeveria shqiptare nuk ka kërkuar ndihmë nga SHBA apo ndërhyrje me Greqinë, duke preferuar ta zgjidhë këtë me vetë grekët”, thuhet në kabllogram.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi