Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njohja nga Vatikani, së shpejti lajme të mira

Shko poshtë

Njohja nga Vatikani, së shpejti lajme të mira Empty Njohja nga Vatikani, së shpejti lajme të mira

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 05, 2011 6:45 pm


Njohja nga Vatikani, së shpejti lajme të mira



Njohja nga Vatikani, së shpejti lajme të mira Hoxhaj%20vatikani

- Qytetarët e Kosovës së shpejti pritet të marrin lajme të mira nga Vatikani, sa i përket njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit që Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar të hënën me Juliusz Janusz, delegat apostolik për Republikën e Kosovës i Vatikanit, i cili njëkohësisht është nunci apostolik për Slloveni.

Ministri Hoxhaj, ka falënderuar z. Janusz për përkrahjen e vazhdueshme të Vatikanit për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Hoxhaj po ashtu ka shprehur përkushtimin e institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme me Selinë e Shenjtë, duke shprehur bindjen se Vatikani do të ketë rol edhe më të fuqishëm në progresin e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat në të ardhmen.

Në anën tjetër, delegati apostolik i Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, ka shprehur përkrahjen e gjithanshme të Vatikanit për qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

Ai ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë dhe ka shprehur përkrahjen e Vatikanit për zhvillimin e mëtutjeshëm të proceseve demokratike në Kosovë.

Sa i përket çështjes së njohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë, Juliusz Janusz ka thënë se shumë shpejt do të kthehet në Kosovë me lajme të mira nga Vatikani, në këtë drejtim.

Juliusz Janusz, delegat apostolik për Republikën e Kosovës i Vatikanit, do të marrë pjesë në Festën e Nënës Terezë, e cila do të mbahet në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Nunci i Vatikanit për Slloveni ka marrë pjesë në meshën e shenjtë të mbajtur të dielën në Prizren.

Juliusz Janosz: Vatikani pritet ta njohë së shpejti Kosovën

Njohja nga Vatikani, së shpejti lajme të mira 888kisha

Selia e Shenjtë pritet që së shpejti të pranojë pavarësinë e Kosovës, ka thënë Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit për Kosovë.

Pas meshës së shenjtë të mbajtur të dielën në Prizren, Janosz ka thënë për media se vetë prania e delegacionit të Vatikanit në Kosovë është dëshmi për këtë.

“Fakti që nuk jemi të varur nga Nunci i Beogradit, apo prej Nuncit të Shqipërisë, por e kemi një delegat apostolik e ka një domethënie që duhet të lexohet në këtë kuptim”, është shprehur Janosz.

Ndryshe, Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit për Kosovë, do të marrë pjesë nesër në Festën e Nënës Terezë, e cila do të mbahet në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi