Ish-ambasadorja Kaidanow i bën “horë” partitë politike
Ish-ambasadorja Kaidanow i bën “horë” partitë politike
Ish-ambasadorja Kaidanow i bën “horë” partitë politike
Ish-ambasadorja amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow në korrik 2009 i kishte bërë horë partitë opozitare, AAK, LDD e AKR që nuk po i bënin dot ballë qeverisë së Hashim Thaçi, sipas zbulimeve të WikiLeaks. Trashëgimia korruptive dhe shovinizmi e mundojnë AAK-në, AKR-ja është më shumë një OJQ e hobi e një biznismeni dinak e LDD-ja ëshë inatçore me mbetjet e LDK-së, janë verdiktet e rënda të ish-ambasadores. Ajo vlerëson se me kundërshtarë të tillë si këto parti, Thaçit nuk i duhen fare miq.Ajo shkruan se Ramush Haradinaj dështoi të bashkojë opozitën, e cila si e ndarë nuk mund të ndikojë aspak në punën e legjislativit. Nga të trija, ajo e sheh më shumë të angazhuar e të organizuar vetëm AAK-në, që jeton me shpresën për t’u kthyer në pushtet. Kabllogrami i dërguar në Washington, më 4 korrik 2009.
AAK
“Përkundër shkathtësisë taktike, AAK-së dhe pjesës tjetër të opozitës i mungojnë votat në Kuvend për ta sfiduar koalicionin qeveritar. Prandaj, e frustruar me ambiciet politike në Kuvend, AAK sulmon koalicionin e PDK-së nëpërmjet komunikatave duke e akuzuar për korrupsion, pastaj nëpërmjet mbulimit të orkestruar medial nga gazeta e saj përkrahëse “Zëri”, dhe nga sfidimi ligjor i vendimeve qeveritare.
AAK po provon që të forcohet nëpërmjet apeleve të maskuara për nacionalizmin shqiptar. Gjithashtu po mban qëndrim provokativ, të pakompromis ndaj çështjeve të sigurisë dhe sovranitetit, sidomos kur bëhet fjalë për veriun, dhe kjo jep një ton shqetësues shovinist në diskutimin politik në mesin e përpjekjeve për ndërtimin e institucioneve multi-etnike të Kosovës. Përkundër aftësive organizative, AAK pengohet nga e kaluara e saj korruptive dhe rekordi i mjerueshëm i arritjeve në qeverisjen e saj prej vitit 2004 deri më 2007. AAK mbetet alternativa kryesore për shumë kosovarë të shtresës së ultë, por i duhet të punojë shumë për ta përmirësuar vendin e 5 dhe 9%, me të cilin përfundoi në zgjedhjet e 2007”
AKR
AKR-ja është më shumë një hobi maskaradë e një të pasuri sesa një parti politike. AKR u krijua në vitin 2006 nga një prej biznismenëve më të pasur të Kosovës, Bexhet Pacolli, një tajkun dinak që ka një konzorcium ndërtimi me bazë në Zvicër. Ai u pa fillimisht si diletant dhe AKR-së iu dhanë pak shansa për të kaluar pragun zgjedhor për të marrë ulëse në zgjedhjet e 2007-s. Por, AKR u paraqit para votuesve me një mesazh miqësor për biznesin që zgjoi interesimin e bizneseve të vogla.Në javët e fundit të fushatës raportohet se Pacolli investoi në reklama më shumë para sesa të gjitha partitë e tjera bashkë. Partia përundoi e treta me 13 % dhe me 13 ulëse në Kuvend (tani vetëm me 10).
Pacolli është lider që mungon, që kalon më shumë kohë jashtë Kosovës sesa brenda saj. Në mungesë të tij, AKR udhëhiqet nga dy liderët paralmentarë të saj, Ibrahim Makolli, ish-aktivist për të drejtat e njeriut dhe Ibrahim Gashi, profesor i së drejtës, pa përvojë politike derisa nuk u bë pjesë e AKR-së. Të dy kanë shumë pak gjëra të përbashkëta me Pacollin, dhe ndërmjet vete. Pacolli, që e udhëton globin në lobim për njohjet e Kosovës, e paraqet veten si burrështetas, dhe jo një politikan i ricikluar. Një refren i zakonshëm në Prishtinë është se kritikat e AKR-së drejt qeverisë rriten në proporcion direkt me atë se sa larg është Pacolli prej Kosovës. Partitë e tjera opozitare e shohin AKR-në si partnerin e heshtur të PDK-së.
LDD
Lidhja Demokratike e Dardanisë u krijua pas Kuvendit katastrofal zgjedhor të LDK-së në vitin 2006 kur ish-kryetari i Kuvendit dhe një nga zyrtarët në të lartë të LDK-së, Nexhat Daci e humbi garën zgjedhore për partinë me Fatmir Sejdiun. Daci, që fitoi reputacion si kryekuvendar i vështirë dhe autoritar, e formoi më 2007 LDD-në me disa mbështetës besnik. Duke kërkuar vota nga votuesit tradicional të LDK-së që ishin të pakënaqur për koalicionin me AAK-në, ai e dërgoi LDD-në drejt vendit të katërt në zgjedhjet e 2007. Partia, e formuar më shumë nga inati sesa parime të dukshme politike, duket se ekziston vetëm për të penguar estabilishmentin politik në Prishtinë. 10 deputetët e saj, një rreshtim i mbetjeve të patalentuara të LDK-së, janë zakonisht përkrahës të besueshëm, nëse jo të zjarrtë të makinacioneve ditore parlamentare të AAK-së.
Një shembull aktual i cektësisë së kësaj partie mund të shihet edhe në shamatën që po zhvillohet se cila parti do të udhëheqë me Komisionin e ri Parlamentar të Intelegjencës. Komiteti duhet të udhëhiqet nga opozita dhe LDD është e para që mund ta ketë. Por, kandidati “më i mirë”, që LDD mundi ta propozojë ishte një deputet bandit, Gani Geci, i njohur për të keq kur gjuajti karrige në Kuvendin e LDK-së dhe që rrahu me grushta kryetarin e Komisionit për buxhetin në ndërtesën e Kuvendit. Anëtarët e mundshëm të këtij komisioni nga partitë e tjera refuzojnë ta pranojnë këtë njeri si kryetar dhe e kanë lënë pezull krijimin e komisionit. Kryetar i Grupit Parlamentar të LDD-së (Lulzim Zeneli v.j) javën e kaluar bëri thirrje për tejkalimin e krizës, dhe ishte e qartë se kishte frikë nga konfrontimi me deputetin e partisë së tij (Gecin v.j)
Komenti përfundimtar
Tri partitë opozitare reflektojnë karakterin e liderëve të tyre. AAK është e organizuar, kalkulative dhe e dalldisur në ambiciet për t’u kthyer në pushtet. AKR, hobi part-time i një biznismeni të pasur dhe të hutuar, duket më shumë si një OJQ apo grup konsultues sesa parti politike. LDD është një ish-bashkëshort(e) e inatosur dhe e hidhëruar nga prishja e martesës me LDK-në dhe nuk ka vizion apo maturi politike për ta bërë askë me vete. Të pangjashëm në qëllimet e tyre dhe kolektivisht shumë pak në numër për të sfiduar koalicionin, opozita është e paaftë të ofrojë kontroll efektiv ndaj qeverisjes së PDK-së. Koncentrimi i pushtetit dhe mundësive ekonomike brenda një rrethi të ngushtë rreth kryeministrit Thaçi ka çuar në deklarime nga Kuvendi – duke përfshirë edhe nga disa deputetë të rëndësishëm të PDK-së – se qeveria është e korruptuar dhe jodemokratike. Por, kryeministri e drejton PDK-në me një dorë të fortë dhe të besueshme dhe duket i pashqetësuar me pakënaqësitë në partinë e tij. Me armiq si AAK, AKR dhe LDD – kush ka nevojë për miq? KAIDANOW
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi