Strategjia Kombëtare kundër gjakmarrjes
Faqja 1 e 1
Strategjia Kombëtare kundër gjakmarrjes
Strategjia Kombëtare kundër gjakmarrjes
Historiku
Gjakmarrja është një fenomen i vjetër sa vetë shoqëria njerëzore. Ajo është trashëguar në shekuj dhe ka ardhur derin në ditët tona. Gjakmarrja nuk është siç duan ta paraqesin ata që duan ta diskrititojnë popullin tonë, vetëm një fenomen shqiptar. Kur në Mesjetën e errët ky fenomen shkaktonte mijëra viktima, shqiptarët kishin Kanunin e tyre, i cili kishte norma shumë të rrepta për gjakmarrjen dhe sanksione shumë të rënda për ata që nuk iu bindeshin këtyre rregullave. Në Kanunin shqiptar vrasja , si një fenmen kriminal, nuk parashkruhet. Kjo sanksionohet në nenin e famshëm të Kanunit:
“Gjaku nuk humb kurrë“. Ky nen është sanksionuar në legjislacionin dhe kushtetutat e sotme moderne për krimet kundër njerëzimit.
Kanuni shqiptar është e para Kushtetutë në botë, që ka sanksionuar barazinë e shtetasve para ligjit. Nëse një fshatar i thjeshtë vriste një princ, ai nuk ngarkohej më tepër se me një gjak. Në kohën e mbretërisë zogiste, kur u krijua legjislacioni modern dhe Kushtetuta e vitit 1928, shumë norma të Kanunit u përfshinë në këtë ligj themelor të shtetit. Nëse sot shohim të ndodhin krime makabre ndaj jetës së njeriut, nuk mund të themi se është Kanuni që vret. Sepse këto krime, duke qenë kundër të gjitha rregullave dhe noramve kanunore, nuk kanë të bëjnë aspak me të drejtën tonë zakonore.
Kanuni e ka respektuar edhe armikun. Për dhunimin e kufomës ngarkohesh me dy gjaqe. Kanuni e ndalon kategorikisht vrasjen e grave dhe të fëmijëve deri në moshën për të mbajtur armë. Në Kanun nuk ka asnjë nen të parashikuar për veprat e turpshme, ndaj familjes së tjetrit. Por ka sentencën e famshme se “i korituri e shlyen vetë turpin që i është bërë“.
Në dhjetëra raste, personi që ka dashur të marrë gjak, ka vrarë pa asnjë faj persona të tjerë të pafajshëm, ka dhunuar kufomën, e ka larguar nga vendi i krimit, veprime këto të dënuara me rreptësi nga Kanuni. Nëse dikush vriste një njeri për ti rrëmbyer pronën e tij, Kanuni i jepte dënimin ekstrem duke e ekzekutuar bashkërisht i gjithë fshati. E keqja nuk është tek Kanuni, sepse edhe vetë qeveritarët dhe oragnet e drejtësisë shumë pak njohuri kanë për këtë Kushtetutë të pashkruar, por qëndron tek dorëzimi pa kushte i shtetit dhe i strukturave të tij përballë krimt, te kushtet e mjerueshme ekonomike, në të cilat jetojnë shqiptarët, tek tjetërsimi dhe grabitja e pronës së tyre, tek mungesa totale një shprese për të nesërmen.
Ka njëzet vjet që ne punojmë pa u ndalur kundër gjakmarrjes dhe në mbrojtje të viktimave të pafajshme. Misonarët e Paktimit Kombëtar kanë arritur rezultate të jashtzakonshme në punë e tyre, duke bërë atë që nuk ka qenë në gjendje ta bëjë shteti. Ne kemi mbrojtur mijëra familje nga gjakmarrja, por beteja kundër krimit është një betejë e përjetshme. Krahas kësaj pune fisnike, kemi denancuar pareshtur shtetin e korruptuar e mafioz të këtyre viteve duke qenë të bindur se ai është përgjegjësi kryesor për rritjen galopante të krimit në Shqipëri.
Parandalimi i krimit dhe sensibilizimi i opinionit publik, i oragnizmave shqiptare dhe ndërkombëtare
Që në fillim të punës sonë i kemi vënë një rëndësi parësore parandalimit të gjakmarrjes, evdentimit të fakotorëve që e nxisin atë dhe sensibilizimit të opinionit publik, të strukturave të shtetit shqiptar dhe të organizmave ndërkombëtare. Duke qenë të bindur se varfëria ekstreme tjetërsimi i pronës, nxitja e konflikteve nga partitë kryesore politike, me qëllim rujatjen me çdo kusht të pushtetit, ne kemi denancuar mafien politike dhe ekonomike, në të gjitha instancat e shtetit shqiptar dhe në të gjitha organizmat ndërkomëbatr ku Shqipëria bën pjesë. I jemi drejtuar me promemorie Presidentit të Republikës, Parlamentit, Kryeministrit, Kryetarit të Gjykatës së lartë, Ministrisë së Brendshme dhe të Jashtme, për të denancuar mafien ekonomike e politike, e cila në aleancë me strukturat e krimit ndërkombëtar, po gllbëron përditë pasurinë kombëtare të
shqiptarëve, po tjetërson pronë e tyre, po ndërton në Shqipëri fabrika dhe obkekte të cilat janë shumë të rrezikshme për jetën e njeriut dhe ambinetit. Ne kemi denancuar kompanitë e huaja të cilat me bekimin e qeverive të korruptuara dhe në aleancë me ta, iu gllbërojnë çdo vit qindra milionë dollarë qytetarëve të varfër shqiptarë.
Sot pasuria kombëtare e cila i takon vetëm popullit shqiptar ndodhet në duart e kompanive mafioze ndërkombëtare. Qytetarët shqiptarë nuk mund ta thonë fjalën e tyre për problemet më madhore që lidhen me jetën, pasurinë dhe të ardhmen e tyre.
Fenomenet që nxisin krimin dhe gjakmarrjen
Klasa politika postkomuniste ka prodhuar në këto vite një dhunë të pashmebullt politike. Institucionet e shtetit janë më të korruptuarat e shoqërisë shqiptare dhe ministrat janë hajdutët më të mëdhenj të pasurive publike. Pozita dhe opozita kanë bërë gjatë këtyre viteve një mashtrim gjigand politik. Metoda e tyre kryesore është aleanca e fshehtë për tu pasuruar nëpëmjet pushteitit në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Janë mijëra raste të mosndëshkimit të krimit dhe të kriminelëve të cilët nxisin gjakmarrjen dhe një dhunë të re, duke e çuar shoqërinë shqiptare deri në pragun e luftës civile. Kjo ka ardhur sepse pushteti dhe ddrejtësia janë të lidhura me krimin dhe pasurohen nëpërmes tij. Drejtësia shqiptare nuk mund të gjykojë dhe të dënojë kriminelët e lidhur me klanet e pushtetit. Edhe në ndonjë rast kur ata vihen përpara drejtësisë, gjyqet farsë zgjsin me vite dhe ata ose lirohen, ose marrin dënime qesharake.
Shqipëria, megjithëse ka resurse të jashtëzakoshme për zhvillimin e saj, ësnhtë vendi më i varfër i Europës. Varfëria aleati më i madhj i krimit. Në periudhën e tranzicionit u grabit në një kohë rekord dhe u tjetërsua pasuria kombëtare. Qindra
ndërmarrje ekonomike u shitën me çmime simbolike dhe ranë në dorë të mafiozëve. Kjo bëri që në zonat urbane të ngeleshin me mijëra të papunë. Lëvizja e pakontrolluar demografike drejt qyteteve të mëdha, e shtoi në mënyrë galopante papunësinë dhe krimin. Në të gjitha vendet ish komuniste punëtorët janë bërë aksionerë të ndërmarrjeve të privatizuara, kurse ën Shqipëri ata që punuan një jetë të tërë nëpër fabrika e uzina, mbetën të papunë.
Shteti, duke tjetërsuar pronën private, bëri që të rritet krimi në përmasa të papara. Ai ishte krejtësisht i papërgatitur dhe i pavullnetshëm për tu dhënë përkrahjen e nevojshme sociale qytetarëve të vet, për tu dhënë mundësinë të jetonin me punë të ndershme. Kjo situatë ka bërë që nga Shqipëria të largohen afër një milionë shqiptarë drejt vendeve perëndiomore. Ky fenomen bëri që Shqipëria të jetë një nga eksportuesit e krimit në vendet e BE-së, duke sjekllë pasoja negative për imazhin e Shqipërisë.
Nga statistikat tona del, se krimi është më i madh dhe më i dhunshëm pikërisht në vendet më të varfëra. Kjo ka stimuluar edhe krimin në familje dhe numrin shumë të amdh të divorceve, duke lënë në rrugë qindra fëmijë opa përkrahje dhe pa shkollë.
Sot mund të themi pa frikë se krimi e ka sfiduar shtetin e së drejtës. Shqipëria ka një Kushtetutë dhe një legjislacion modern, por këto nuk kanë asnjë vlerë në kushtet kur struktuar e shtetit të ngarkuara me zbatimin e ligjit nuk funksionojnë. Për pjesën më të amdhe të konflikteve, qytetarët nuk i drejtohen shtetit të tyre, por Kanunit dhe vetëgjyqësisë. Ata shohin çdo ditë se iu dhunohet prona, iu rrezikohet jeta dhe shteti është i paaftë për të reaguar. Nëse dikush nga qeveritarët e lartë, me një urdhër arbitrar të merr pronën, do të duhen vite të tëra për të kërkuar të drejtën tënde, në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe në pjesën më të madhe të rasteve, nuk mund ta fitosh pronën e ligjshme. Nëse dikush të vret një pjesëtar të familjes, nuk ke besim të denacosh në polici, sepse jo vetëm të rrezikohet jeta, por je i bindur se ai do të marrë një dënim minimal.
Gjykatat e Kanunit janë kthyer në një shtet paralel dhe shpesh herë gjykatësit popullorë japin vendime të tilla që do ti kishin zili dhe juristët më të kualifikuar. Gjëja më interesante është se vendimet e gjykatave popullore nuk apelohen. Pra, njerëzit besojnë më shumë tek gjykatat popullore se tek ato të shtetit.
Misionarët e Pajtimit, duke qenë të ndërgjegjshëm se ne duhet të shkojmë drejt shtetit ligjor, kanë arritur në dyzet përqind të rasteve për konfliktet e pronësisë, që ti bëjnë qytetarët ti drejtohen organeve të shtetit. Besimi i qytetarëve tek politika dhe shteti ligjor është në kuota aq të ulëta, sa pjesa më e madhe e shqiptarëve i ka bojkotuar votimet, duke qenë i binder se pozita dhe opozita kanë dy dekada që bëjnë një lojë mashtruese në kurriz të tyre.
Populli është i bindur se vetëm largimi I mafies së korruptuar politike mund të bëjë të mundur që ata të kenë besim tek e ardhmja ddhe shteti i tyre.
Plani strategjik është hartuar nga përfaqësuesit e Bordit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Këta kanë përvojën e duhur në trajimin e këtij plani, njohin situatën konfliktuale të viteve të tranzicionit dhe gjendjen faktike në terren. Ky plan paraqet objektivat, synimet, afatet dhe metodolgjinë e realizimit. Është Kongresi I Misionarëve të Pajtimit, i cili pasi e shqyrton në Komisionet e posaçme, vendos përfundimisht për miratimin e tij. Ky plan strategjik përfshin bashkëpunimin e ngushtë me organet shtetërore dhe me këshillin Kordionativ kundër gjakmarrjes, që kryesohet nga Presidenti I republikës.
vijon

Dhuna politike

Mosndëshkimi krimit

Faktorët ekonomikë, socialë e psikologjikë

Krimi dhe shteti i së drejtës

Shtrimi I planitz strategjik kundër gjakmarrjes
Plani strategjik është hartuar nga përfaqësuesit e Bordit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Këta kanë përvojën e duhur në trajimin e këtij plani, njohin situatën konfliktuale të viteve të tranzicionit dhe gjendjen faktike në terren. Ky plan paraqet objektivat, synimet, afatet dhe metodolgjinë e realizimit. Është Kongresi I Misionarëve të Pajtimit, i cili pasi e shqyrton në Komisionet e posaçme, vendos përfundimisht për miratimin e tij. Ky plan strategjik përfshin bashkëpunimin e ngushtë me organet shtetërore dhe me këshillin Kordionativ kundër gjakmarrjes, që kryesohet nga Presidenti I republikës.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Strategjia Kombëtare kundër gjakmarrjes
Janë pesë Komisionet e Kongresit:
Një drejtim tjetër i punës sonë është ai i eleminimit të ligjeve që shkaktojnë hasmëri, duke i korrigjuar ligjet dhe vendimet e padrejta të qeverisë. Zhvillimi ekonomik, social e kulturor i zonave të varfëra, do të jetë një faktor vendimtar që do të çojë në minizimin dhe zhdukejn e fenomenit të gjakmarrjes.
Ne kemi studiuar dhe vazhdojmë të studiojmë në terren nivelin e ndikimit të Kanunit tek njerëzit, përmes literaturës së studiuesve vendas dhe të huaj, përmes anketimeve të ndryshme dhe të dhenave nga organet e rendit publik, të pushtetit lokal, drejtorive arsimore dhe medias.
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtarë, në vitet 97-99, hartoi një plan strategjik kundër gjakmarrjes dhe ia dërgoi atë presidentit, kryeministrit dhe institucioneve ndëtrkombëtare, por nuk gjetën mbështetje. Konfliktet për tokën kanë përfshirë 300 mijë shqiptarë. Ne kemi bërë thirrje për rishikimin e ligjit për tokën, por nuk kemi gjetur mbështetje. Komuniteti ndërkombëtar ka dhënë fonde të posaçme për eliminimin e gjakamarrjes, por ata janë shpërndarë pa kriter tek shoqata e njerëz, që nuk veprojnë mbi baza vullnetare dhe nuk kanë shkuar tek njerëzit nmë nevojë.
Rezoluta e Kongresit të tretë Mbarëkombëtar të Misionarëve të Pajtimit
* Kongresi i Tretë Mbarëkombëtar i Misionarëve të Pajtimit, i mbledhur në Tiranë, me 30.03.2009, pasi analizoi veprimtarinë e komisioneve mbarëkombëtare të Pajtimit të Gjaqeve, në periudhën midis dy kongreseve, shkaqet dhe fenomenet e këtij fenimeni kaq të dëmshëm për shoqërinë shqiptare, punën e misonarëve të Pajtimit në terren, veprimtaritë për të ardhmen, konstaton se:
*Megjithë veprimtarinë e palodhur dhe tepër frytdhënëse të misionarëve të pajtimit kombëtar, gjakmarrja është akoma një problem madhor kombëtar dhe një plagë e shoqërisë shqiptare. Është një pengesë serioze për shoqërinë shqiptare, në rrugën e saj drejt pajtimit kombëtar, për demokracinë dhe shtetin ligjor dhe për integrimin në Europën e qytetëruar.
*Kongresi përshdëndet dhe u shpreh mirënjohjen vendeve të NATO-s dhe BE-së, për pranimin e Shqipërisë me të drejta të plota në gjirin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
*Kongresi është I bindur se janë sakrificat e popullit shqiptar, shpirti I tij liridashës e thellësisht perëndimor, përballimi nga ana e tij I reformave të dhimbshme, por të domosdoshme, që Perëdimi i kërkoi si kusht për tu pranuar në NATO.
* Kongresi është i bindur se shoqëria shqiptare ka si qëllim final anëtarsimin në BE dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës, rritjen e mirëqeines dhe të standardeve europiane të demokracisë.
Komisioni i Bashkërendimit
komisioni i ceshtjeve të reformës ligjore
komisioni i orinetimit të strategjisë
komisioni i realizimit
komisioni i verifikimit
Strategjia jonë pëmban bashkëpunimin efikas mes faktorëve shtetërorë dhe atyre të shoqërisë civile.

Kongresi i drejtohet me një apel të veçantë të gjithë shoqërisë shqiptare për të ndalur dorën vrastare e cila ka shkaktuar kaq tragjedi e dhimbje në familjet shqiptare. Ne bëjmë apel që të shpalosim para botës së qytetërauar virtytet e mrekulleshme që na lanë trashëgim të parët tanë,
humanizmin, respektin për njëri-tjetrin, respektin sublim dhe përkrahjen e gjithëanshme për pakicat kombëtare, përkushtimin ndaj familjes dhe vlerave të shenjta të saj, përkushtimin ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor.
Në i bëjmë thirrje për një solidaritet social nga ana e shoqërisë civile dhe e shtetit për përballimin e krizës ekonomike të papunësisë dhe të mungesës së besimit tek e ardhmja.
Kongresi i siguron misionarët e tij dhe shoqërinë shqiptare, se ashtu si deri tani, edhe në të ardhmen, do të punojmë pa u lodhur në misionin e shenjtë të pajtimit, të luftës kundër krimit, kundër fenomenmeve të cilat cënojnë jetën, pronë dhe vlerat më të mira shqiptare.
Kongresi vlerëson lart misonin e Pajtimit Kombëtar si një detyrë parësore për të ardhmen tonë europiane. Ne vlerësojmë lart veprën e pavdekshme të Anton Çetës dhe të misionarëve të mëdhenj të Pajtimit.
Kongresi i bën thirrje Presidentit të Republikës, Kuvendit e Qeverisë shqiptare, që të punojnë për interest kombëtare dhe në shërbim të qytetarëve shqiptarë, të vënë mbi çdo interëes partiak dhe individual interest e të gjithë shoqërisë. I bëjmë thirrje shoqërisë shqiptare që të japë kontributin e saj në filtrimin e politikës nga elementët e korruptuar e mafiozë, të cilët në veprimtarinë e tyre kriminale rrezikojnë seriozisht demokracinë, shtetin ligjor, mirëqenien dhe sigurinë kombëtare.
Ne i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare dhe politikës që të mos të bëjë asnjë ndërhyrje dhe presion në organet e drejtësisë, të repektojë me fantizëm parimin e ndarjes së pushteteve, ti përkrah pa rezerva organet e ngrakuara me luftën ndaj krimit, ti pais ata me logjistikën e nevojshme dhe të caktojë në krye të këtyre organeve elementë me integritet të lartë moral dhe të përkushtuar deri në fund në luftën kundër krimit. Shteti shqiptar duhet tu garantojë mbrojtjen maksimale prokurorëve, gjykatësve, dëshmitarëve dhe familjeve të tyre.
I bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë ligje të ashpra pë ata që dhunojnë jetën, pronën dhe dinjitein e njeriut. Ne I bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare, që ti kushtojë një kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit të viktimave të krimit dhe sidomos grupeve më të ekspozuara
ndaj krimit, siç janë minorenët dhe femrat shqiptare. Ne I bëjmë thirrje Kuvednit të Shqipërisë që të anulojë urgjent ligjin 7501 mb tokën, si një ligj konfliktual, që ka prodhuar mijëra viktima dhe ushqen psikogjinë ekrimit dhe ndëshkimit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi