Faik Krasniqi: Të gjithë me Fatmirin!
Faqja 1 e 1
Faik Krasniqi: Të gjithë me Fatmirin!
Të gjithë me Fatmirin!
Nga Faik Krasniqi
Ata që më njohin personalisht, e dinë fare mirë që nuk është në natyrën time t'i dalë në mbrojtje fajtorit, dhe e dinë fare mirë që e çmoj të vërtetën dhe të drejtën, por nuk u durova të rrijë i heshtur dhe duarkryq e të mos reagoj kundër një padrejtësie që po bëhet këto muajt e fundit, me një akuzë të pacipë dhe të padrejtë që po i bëhet luftëtarit të lirisë dhe deputetit të PDK-së, Fatmir Limajt, akuzë që padyshim ka skenarin dhe regjinë në Beograd dhe në mënyrë të pamëshirshme këtë akuzë po e zbaton një mision që ka ardhur tek ne gjoja për të vënë rend dhe ligj në Kosovë, që është vënë kryekëput në shërbim të regjimit vrastar serb, misioni më i dështuar që ka ekzistuar ndonjëherë në ndonjë shtet me emrin EULEX.
E çuditshme! Heronjtë të cilët mbrojtën atdheun dhe popullin trajtohen si kriminelë , dhe kriminelët të cilët masakruan një popull të tërë, konsiderohen viktima të luftës. Kësaj i thonë politikë antishqiptare!
Pse krim quhet të mbrosh vendin tënd nga një pushtues kriminel që vrau, masakroi dhe zhduki rreth 20000 shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë?!
Mesa duket dalë ngadalë po mundohen të delegjitimojnë luftën çlirimtare të UÇK-së. Pas nxjerrjes jashtë institucioneve ushtarake dhe policore të Kosovës ish ushtarët e thjeshtë të UÇK-së, EULEX-i po mundohet t'i inkriminojë komandantët e UÇK-së deri sa mos mbetet asnjë ish luftëtar i çlirimit në funksione shtetërore. Sigurisht për këtë që po ndodh është e interesuar veç Serbia. Dhe asaj po i shërbehet.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Thaçi nënshkroi kapitulimin e UÇK-së, dhe prej atij momenti filluan ndjekjet dhe përndjekjet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, edhe atë ndër më eminentët, si psh Limaj dhe Haradinaj, por kur të kihet parasysh pozita e Thaçit në UÇK, nëse ka pasur vend për lëshime dhe shkelje të ligjit luftarak, është dashur që Thaçi i pari të përgjigjet, por ai përkundrazi dita-ditës po bëhet më i dëshirueshmi i Evropës shtrigë.Kjo më shtynë të mendoj se për gjitha këto ka gisht Hashim Thaçi, dhe nuk mundet askush që të më bindë ndryshe, sepse thuhet se dëshmitari X paska qenë pjesëmarrës i përhershëm në momentet e shkeljeve sipas prokurorit, e aty nuk ka mundur të jem as unë e askush tjetër përveç ndonjë pjesëtar i UDB-së i infiltruar në mesin e UÇK-së. Thaçi është fajtori kryesor për gjtha veprimet e tija që nga hyrja e NATO-së në Kosovë, prej takimit të kobshëm me serbët me ndërmjetësimin e Nato-së, dhe kjo është zanafillja e të gjitha të këqijave që po vazhdojnë gjer më sot, dhe e fundit fillimi i bisedimeve me Serbinë.EULEX-it njëherë e mirë i duhet thënë STOP.
Fatmir Limaj duhet nderuar gjithë jetën, megjithatë na takon neve të ngrejmë zërin kundër padrejtësisë që po i bëhet Limajt dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë.
(Autori është publicist nga Prishtina)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Faik Krasniqi:GEZUAR KERSHENDELLAT TE GJITHE SHQIPTAREVE TE BESIMIT KATOLIK
» Faik Krasniqi: Per ty
» Faik Krasniqi: Te dua
» Faik Krasniqi: Ti je
» Faik Krasniqi: Dua te jem
» Faik Krasniqi: Per ty
» Faik Krasniqi: Te dua
» Faik Krasniqi: Ti je
» Faik Krasniqi: Dua te jem
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi