Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi: Ju jemi shumë mirënjohës

Shko poshtë

Topi: Ju jemi shumë mirënjohës Empty Topi: Ju jemi shumë mirënjohës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 03, 2009 11:59 pm

Topi: Ju jemi shumë mirënjohës



Topi: Ju jemi shumë mirënjohës 610x-490x320


Nga Express më 03.04.2009 në ora 13:48

(UPDATE)
Në darkën zyrtare të samitit të NATO-s presidenti Topi u shpreh se është shumë i lumtur që përfaqëson Shqipërinë në ngjarjen më të madhe, në rrugëtimin e rëndësishëm drejt demokracisë dhe lirisë.

Topi falënderoi shtetet anëtare të NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i dhanë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë tranzicion të vështirë, pa të cilët, siç tha Topi “ne nuk do mundnim kurrë të arrinim këtu sot në se nuk do të ndjenim në hapat tona ndihmën, këshillën dhe miqësinë tuaj”.

“Shqipëria e vogël vjen në këtë Samit për të pohuar vendosmërinë e saj se e meriton këtë anëtarësim. Ajo ka mbështetjen pothuajse të plotë të qytetarëve të saj, konsensusin e plotë politik dhe mediatik dhe përgjegjësinë për të përmbushur detyrimet në përballjen me sfidat e përbashkëta” u shpreh presidenti.

Topi theksoi se ky anëtarësim do të ndihmojë zhvillimin e demokracisë së brendshme dhe reformat politike, ushtarake dhe ekonomike në Shqipëri, do të nxisë hapat e saj në integrimin e mëtejshëm euroatlantik.

“Prova e parë do të jetë zhvillimi sipas standardeve i zgjedhjeve të ardhshme politike të qershorit 2009” tha ai.

Duke u ndalur në rolin e Shqipërisë në rajon, presidenti deklaroi se angazhimi me të drejta të plota në NATO do të rrisë cilësisht rolin aktiv dhe të moderuar të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit duke shtrirë brezin e sigurisë rajonale në kufijtë e Kosovës, Malit të Zi dhe të Maqedonisë, duke krijuar një standard të ri të bashkëpunimit ballkanik dhe duke u bashkuar me hapësirën e sigurisë mesdhetare.

“Prania e NATO-s është një instrument për të garantuar një Kosovë shumë-etnike për të konsoliduar stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe për të ndihmuar me përvojë Forcën e sapokrijuar të Sigurisë së Kosovës. Mendoj se përkrahja e tendencave euroatlantike të Serbisë do të kontribuojë pozitivisht duke ndaluar burimet e financimit dhe mbështetjes nga ana e Beogradit të strukturave paralele në Kosovë”, deklaroi Topi përpara liderëve të vendeve anëtare të Aleancës më të madhe politiko-ushtarake.

Presidenti Topi ka bërë të ditur se Shqipëria do ti bashkohet angazhimit të Aleancës ndaj politikave të reja dhe hapave që synojnë stabilizimin e Afganistanit, duke konfirmuar edhe një herë faktin se Shqipëria do të shtojë trupat e saj në Afganistan.

“Ne do të përqafojmë konceptet e strategjisë së Aleancës për të përballuar së bashku me sukses sfidat e vështira që kemi përpara”, përfundon fjala e Topi, sot në ditën e parë të samitit të NATO-s. (BalkanWeb)

Obama uron Topin

Pas hapjes së samitit të NATO-s në Baden Baden, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka takuar presidentin amerikan Barack Obama, i cili uroi Shqipërinë për anëtarësimin dhe theksoi se është partnere strategjike në Aleancë.

Obama: Mirëpresim Shqipërinë dhe Kroacinë

Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi në Strasburg se mirëpret Shqipërinë dhe Kroacinë në NATO.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një mbrojtje të fortë evropiane, prandaj edhe kemi mirëpritur anëtarësimin e Kroacisë dhe të Shqipërisë në NATO", ka deklaruar presidenti amerikan, gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Strasburg.

Ndërkohë pritet që nesër në mëngjes, presidenti amerikan, Barack Obama, në mënyrë ceremoniale, t’ia dorëzojë kryetarëve të Shqipërisë dhe Kroacisë kartën e Atlantikut të Veriut.

Ministri i Punëve të Jashtme Lulëzim Basha ka folur sot nga Strasburgu për televizionin “News24”, duke e cilësuar anëtarësimin në NATO, një çast historik për shqiptarët. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga presidenti Bamir Topi mbërriti në Strasburg rreth orës 16:00. (BalkanWeb)

Shqipëria në NATO

Delegacioni i prirë nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi që përcillet nga 30 personalitete shqiptarë, në orët e mesditës është nisur për në Strazburg, ku do të bëhet anëtare me të drejta të plota të NATO-s

Një delegacion që përfshinë krerët më të lartë të vendit, përfshirë këtu edhe presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, ministri i jashtëm Lulzim Basha, Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi, dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj.

Presidenti Topi do të mbajë fjalimin përshëndetës që do të mbahet në samit. Për herë të parë në historinë e krijimit të Aleancës samiti Jubilar i Aleancës së Atlantikut të Veriut, ku Shqipëria dhe Kroacia do të bëhen anëtare me të drejta të plota në NATO, mbahet në dy shtete, në Francë dhe Gjermani. Ceremonia e mirëseardhjes do të zhvillohet sot nga ora 17:30 deri në orën 21:00.

Dita e dytë e punimeve të këtij samiti (4 prill), do të nisë në orën 08.45 me ceremoninë e kalimit të urës mbi lumin Rehn, dhe do të vijojë me takimin e liderëve me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe më pas me Presidentin Nikolas Sarkozy.

Më pas do të bëhet nisja për në Pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet seanca plenare e Këshillit të Aleancës dhe ku pritet të përshëndesin personalitetet më të larta të vendit, kancelarja gjermane Merkel, Presidenti francez Sarkozy dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.

Seanca pritet të përfundojë rreth orës 12.45, ku Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Scheffer do të zhvillojë një konferencë për shtyp.

Rreth orës 15:00, Kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një konferencë për shtyp, ku do të marrin pjesë të gjitha mediat e akredituara pranë Samitit të NATO-s

Në delegacionin shqiptar është shtuar edhe kryetarja e Kuvendit, megjithëse protokolli i samitit nuk ka të planifikuar vendin e posaçëm për të. Në ftesën e tij, njëherësh edhe përshëndetjen për këtë moment, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Shefer, shkruante dy ditë më parë se; “Ne mirëpresim krerët e shteteve dhe të qeverive të Shqipërisë dhe Kroacisë, si anëtarë me të drejta të plota të NATO-s, në samitin e kësaj jave”.

Pra në ftesën e Sheferit nuk ftohen kryetarët e parlamenteve të shteteve të sapo anëtarësuara. Ndërkaq presidenti i Republikës, Bamir Topi është nisur sot për në Strasburg në krye të një delegacioni të lartë shtetëror, për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet sot dhe nesër me pjesëmarrjen e krerëve të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut.

Gjatë punimeve të këtij samiti, Presidenti Topi do të mbajë fjalën përshëndetëse në prag të anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në këtë organizëm. Në delegacionin zyrtar të Shqipërisë do të jenë përveç Topit e Berishës edhe Topalli, ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, dy kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së.

Në fakt sipas burimeve, protokolli në samit ka një vendosje të tillë dyshe-dyshe, të planifikuar për dy krerët e shtetit, ministrat dhe më pas krerët e grupeve parlamentare dhe nuk ka të planifikuar vendin për kryetaren e Kuvendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi