Mesiç: Kosova e pavarur është realitet
Faqja 1 e 1
Mesiç: Kosova e pavarur është realitet
Mesiç: Kosova e pavarur është realitet
Nga Express më 03.04.2009 në ora 13:52
Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, në një intervistë ekskluzive për BBC-në thotë se e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve në Ballkan është individualizimi i fajit për krimet e bëra gjatë luftërave të viteve nëntëdhjetë në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Mesiç thotë po ashtu se Kosova është një realitet të cilin Serbia duhet ta respektojë edhe pa e njohur pavarësinë e saj.
BBC: Kroacia dhe Shqipëria edhe praktikisht janë anëtarë të rinj të NATO-s. Komenti juaj, ju lutem?
Presidenti Mesiç: Kroacia dhe Shqipëria shprehën dëshirën e tyre që të përfshihen në integrimet euroatlantike dhe këtu, gjithësesi, bën pjesë edhe NATO-ja. Që ta realizonin këtë dëshirë, këtë synim të vetin, të dyja vendet ishin të detyruara të plotësin disa kushte dhe standardet e kërkuara. Me plotësimin e këtyre kushteve dhe me aderimin në NATO, ne kemi të garantuar sigurinë tonë, por njëherësh sigurojmë edhe një përparim më të mirë ekonomik, sepse hyrja në aleancën e NATO-s u garanton anëtarëve edhe shtimin e angazhimit në industrinë e mbrojtjes. Në këtë aspekt, ne shikojmë edhe hapje të vendeve të reja të punës dhe, si të them, një impuls për zhvillimin e ekonomisë.
BBC: Zoti president, si e shikoni perspektivën e marrëdhënieve mes vendit Tuaj dhe Sllovenisë fqinje. Rikujtojmë dëgjuesit tanë se midis dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshjet shumëvjeçare lidhur me kufirin detar..
Presidenti Mesiç: Kjo është një mosmarrëveshje dypalëshe. Pra, është një çështje dypalëshe që nuk ka nevojë të lidhet me negociatat kroate për hyrje në Bashkimin Evropian. Në fakt, fjala është për vijën kufitare në Detin e Adriatikut, konkretisht në Gjirin e Piranit. Dihet se Komisioni i Badenterit konkludoi se të gjithë kufijtë e ish-republikave jugosllave u bënë kufij të shteteve të sapokrijuara dhe ne tani këtë po e respektojmë. Sllovenët kanë vërejtje për këtë pjesë të vijës kufitare. Ne jemi angazhuar që kjo të zgjidhet përmes negociatave. Meqenëse kjo nuk ishte e mundur të arrihej përmes negociatave dhe fjala është për përcaktimin e një pjese të vijës kufitare, ne propozuam që këtë çështje ta zgjidhë gjykata, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ose Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat mbi Detet me seli në Hamburg. Kjo për shkak se fjala është për një mosmarrëveshje rreth fakteve dhe faktet nuk duhet t'i verifikojnë politikanët. Neve kufijtë nuk duhet të na i përcaktojnë politikanët. Ne na duhet një zgjidhje thelbësore, kurse thelbin, kur është fjala për konflikt rreth fakteve, duhet ta zgjidhë gjykata. Në këtë kuptim, ne respektojmë parimin - nëse Kroacia duhet të funksionojë dhe po funksion si shtet ligjor, si vend i sundimit të së drejtës ku para ligjit të gjithë janë të njëjtë dhe nuk ka zbatim selektiv të së drejtës, atëherë po këtë e kërkojmë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, që subjektet ndërkombëtarisht të njohura të funksionojnë konform të drejtës ndërkombëtare. Kjo është esenca e qëndrimit tonë, por Sllovenia dëshiron që kjo të zgjidhet ad hoc, në një mënyrë tjetër. Sepse ne kemi një bregdet shumë të madh, ata kanë bregdet shumë më të vogël, por kështu nuk mund të zgjidhet çështja e së drejtës.
BBC: Zoti president, a do të thotë kjo se Kroacia përjashton rolin e Brukselit, të Bashkimit Evropian, për kapërcimin e mosmarrëveshjes?
President Mesiç: Ata mund të propozojnë vetëm rrugën drejt zgjidhjes në atë institucion që do të zgjidhë çështjen sipas meritës. Pra, ose njëra gjykatë ose tjetra, kur është fjala për kufirin. Ndërsa për peshkimin, për daljen në det të hapur, për këtë mund të bisedohet.
BBC: Qeveria sllovene duke instistuar në zgjidhjen e konfliktit , paralajmëron se do të bllokojë aderimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian. Pyetja ime është - nëse është e mundshme arritja e një zgjidhjeje kompromise?
Presidenti Mesiç: Shikoni, kur Serbia e vogël, e plasaritur, Serbia e Millosheviqit, keqtrajtoi të gjitha republikat dhe krahinat, në ish-Jugosllavi, Evropa heshtte dhe e pamë se cili ishte rezultati. Patëm një luftë të shkurtër në Slloveni, luftën e përgjashme në Kroaci, luftën brutale në Bosnjë e Hercegovinë, kurse më vonë Kosova u la në gjak. Evropa e kuptoi vonë se cilat ishin rreziqet nga Millosheviqi. Sot ne nuk frikësohemi nga ndonjë luftë e re, por Sllovenia me këtë jo vetëm që synon të pengojë Kroacinë në rrugën e saj në Evropë, por ajo pengon gjithë procesin e bashkimit evropian. Pra, tani Sllovenia është bërë problem i Evropës, sepse Evropa po bashkohet, juglindja e Evropës duhet patjetër të integrohet në Bashkimin Evropian. Ne duhet të fitojmë atë që ka sot Evropa, që të jetë njësoj për një kroat, për një serb, për një shqiptar, për një kosovar, nëse është nga kjo apo ajo anë e kufirit, nëse do të kemi një regullativë të balancuar, të cilën do ta harmonizojmë dhe do ta miratojmë përmes mekanizmave evropianë, me një procedurë demokratike. Dua të them se Evropa e tillë që do të përjashtojë luftën si mjet politik, kjo Evropë i duhet botës, si faktori më i madh i paqes, kurse Sllovenia po e ndal këtë proces.
BBC: Edhe Maqedonia, së bashku me vendin Tuaj dhe Shqipërinë, ishte kandidate për t'u bërë anëtare me të drejta të plota në NATO, mirëpo nuk ia doli për shkak të mosmarrëveshjeve me Greqinë fqinje për shkak të emrit të saj kushtetues, i papranueshëm ky për Athinë zyrtare. Keni ndonjë rekomandim për qeverinë në Shkup për të tejkaluar këto mosmarrëveshje?
Presidenti Mesiç: Po, kjo tani është një çështje e hapur dhe po ashtu një çështje dypalëshe. Do të ishte mirë që ajo të lihej anash dhe të veçohej nga negociatat për hyrjen e Maqedonisë në integrimet euroatlantike. Në fakt, për Greqinë kjo çështje është çështje politike, kurse për Maqedoninë është një çështje thellësisht kombëtare. Dhe kjo mund të zgjidhet vetëm përmes negociatave. Mirëpo, nuk do të ishte mirë që kjo çështje e hapur të pengonte integrimin evropian të Maqedonisë, sepse me këtë ndalet një proces që është i rëndësishëm edhe për Greqinë edhe për të gjithë të tjerët, që procesi të përfundojë, që Evropa të bashkohet, që të bëhet faktori më i fuqishëm i paqes në botë.
BBC: Zoti president, si njohës i mirë i rrethanave në hapsirat e ish Jugosllavisë, si e shikoni çështjen e Kosovës - edhe një vit pas shpalljes së pavarësisë së saj, Beogradi zyrtar flet për Kosovën si për një pjesë të patjetërsueshme të shtetit serb...
Presidenti Mesiç: Pas gjenocidit që bëri regjimi i Millosheviqit në Kosovë, dhe aksionve të aleancës së NATO-s, në Kosovë u rivendosën institucionet. Dhe, meqenëse Kosova ishte element konstituiv i Federatës jugosllave, duhej përcaktuar statusi i ri i Kosovës. Për hir të së vërtetës, Kosova ishte e lidhur edhe me Serbinë, por në thelb Kosova ishte element konstituiv i Federatës, sepse në institucionet e Federatës edhe republikat edhe krahinat ishin të përfaqësuara në mënyrë të barabartë. Dhe, duke marrë parasysh se Serbia nuk kishte më kapacitet për vendosjen e pushtetit në Kosovë, e nuk kishte kapacitet as për vazhdimin e negociatave, duhej përcaktuar statusi. Pra, Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe në këtë hapsirë u krijua një realitet i ri, realitet të cilin ne e njohëm. Edhe një numër i madh vendesh të tjera e kanë njohur këtë realitet.
BBC: Sipas disa analistëve, por dhe politikanëve, marrëshëniet shqiptaro-serbe dhe kroato-serbe janë çelës i qëndrueshmërisë së rajonit të Ballkanit. Çfarë duhet bërë për normalizimin e plotë të këtyre marrëdhënieve?
Presidenti Mesiç: E vetmja rrugë për normalizimin e këtyre marrëdhënieve është individualizimi i fajit për krimet e bëra gjatë luftës së kaluar, kusht ky edhe për hapjen e bashkëpunimit mes të gjithë subjekteve ndërkombëtarisht të njohura në këto hapësira. Kur them këtë konsideroj se edhe Serbia duhet ta njohë realitetin e sotëm. Por nëse nuk dëshiron të njohë Kosovën si subjekt ndërkombëtar, ajo duhet të hapë komunikimin, duhet të lejojë fluturimin e aeroplanëve, të lejojë komunikimin e qytetarëve, qarkullimin e kapitalit e kështu me radhë. Me fjalë të tjera, duhet të normalizojë marrëdhëniet. Se a do ta njohë apo jo Serbia Kosovën, kjo është më pak e rëndësishme sepse, siç e dini, Gjermania Perendimore kurrë nuk e njohu Gjermaninë Lindore, edhe pse bota e kishte njohur atë. Gjermanoperendimorët thanë se kurrë nuk do ta trajtonin Gjermaninë Lindore si shtet tjetër dhe nuk e njohën. Por e hapën komunikimin në nivel të qeverive, në nivel të përfaqësuesve të qeverive e jo në nivel ambasadorësh. Këtë mund ta bëj sot edhe Serbia, por duhet t'u lejojë të gjithë të tjerëve të bashkëpunojnë me Kosovën, sepse kjo do të shënonte një siguri më të madhe dhe gjithë juglindja jonë e Evropës do të kthehej nga integrimet evropiane.
BBC: Kur është fjala për marrëdhëniet shqiptaro-kroate, historianët rikujtojnë të kaluarën e hershme. Gjithësesi se edhe komuniteti shqiptar në Kroaci, edhe arbëreshët e Zarës, kanë rolin e vet. Cili është mendimi juaj për nivelin aktual dhe perspektivën e këtyre marrrëdhënieve?
Presidenti Mesiç: Marrëdhëniet shqiptaro-kroate kanë qenë gjithmonë të mira. Sikurse e thatë dhe vetë, ne kemi grupe të mëdha shqiptarësh të cilët në të kaluarën u shpërngulën në Kroaci e të cilët janë qytetarë besnikë të Kroacisë. Kemi edhe ata shqiptarë të cilët erdhën këtu më herët, para apo pas Luftës së Dytë Botërore. Është ky një korpus bukur i rëndësishëm i integruar në shoqërinë kroate. Ata, kur Kroacia u rrezikua, e mbrojtën si atdheun e tyre. Një pjesë iu përgjigj thirrjes për mbrojtjen e Kosovës. Kjo pra është një fije e fortë që na lidh me të gjithë shqiptarët, e veçmas me shqiptarët në Kosovë. (BBC)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kosova e pavarur, realitet i pakthyeshëm
» Serbia ta kuptojë se Kosova është e pavarur
» Leka Zog I-rë: Kosova është shtet i pavarur
» Vulin: Vërtetuam se Kosova nuk është e pavarur
» Tadiq: Serbia në njëfarë kuptimi e ka konfirmuar realitetin se Kosova është e pavarur

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi