Fatmir Limaj e quan Hashim Thaçin hipokrit
Fatmir Limaj e quan Hashim Thaçin hipokrit
Fatmir Limaj e quan Hashim Thaçin hipokrit
Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, e quan jo kushtetuese kërkesën të cilën qeveria e Kosovës ia bëri Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur çështjen e imunitetit të deputetëve.
Në një intervistë për Top Channel, deputeti kosovar i cili prej kohësh përballet me procese gjyqësore sa për krime lufte dhe për korrupsion, nuk preferon më të flasë për to. Ai ndalet te Gjykata Kushtetuese e cila sipas tij do të duhej fillimisht ta shqyrtonte kushtetushmërinë e kërkesës së qeverisë.
“Gjykata Kushtetuese duhej ta hidhte poshtë si kërkesë. Kërkesa e qeverisë ka qenë jo kushtetuese dhe qeveria nuk është organ kompetent që mund të kërkojë interpretim. Imunitetin asnjë kushtetutë në rajon nuk e ka më të qartë se sa Republika e Kosovës dhe aty s’ka çfarë të interpretohet. Kjo kërkesë është
thjesht një kamuflim pasi qeveria nuk ka nevojë të kërkojë për deputetët, për presidentin. Qeveria, nëse ka nevojë duhet që të kërkojë për qeverinë”, deklaron deputeti Fatmir Limaj.
Në qoftëse Gjykata Kushtetuese vendos në kundërshtim me atë që sipas Limajt veç është e rregulluar me kushtetutë atëherë ai konsideron se bëhet shkelje e të drejtave të njeriut për të cilat ekzistojnë rrugë ligjore që e përmbysin. Por kjo nuk është çështja e vetme për të cilën Limaj mendon se nuk po respektohet Kushtetuta e Kosovës. Ai i bashkohet opozitës në deklarimet e tij se marrëveshjet e fundit me Serbinë janë hapa prapa dhe në kundërshtim me kushtetuten e vendit.
“Aplikimi i vulës doganore pa mbishkrimin kryesor, Republika e Kosovës është shkelje kushtetuese dhe këtë askush nuk ka të drejtë të bëjë”, thotë Limaj.
Një temë e cila është shumë aktuale e për të cilën zoti Limaj duket se ka çfarë të thotë janë publikimet që dalin nga WIikileaks. Kabllogramet të cilat lakojnë emrin e kryeministrit Hashim Thaçi i cili sipas WIikileaks frikësohej që në zgjedhjet e fundit të shkonte me lista të hapura, bëjnë që Limaj t’i quajë hipokritë, sic thotë ai, ata të cilët kanë diskutuar çështje me ndërkombëtarët para se t’i shtrojnë ato në parti.
“Po ta kishte thënë në parti absolutisht nuk do të ishte hipokrizi. Por nuk kam dëgjuar asnjëherë, asnjë ndonjë shqetësim tjetër të zotit Kuçi”, shprehet Limaj.
I pyetur se cila do të jetë e ardhmja e tij politike për shkak edhe të kundërshtive brenda partisë në të cilën ai bën pjesë, Limaj përgjigjet shkurt, thotë se ajo varet nga vota e qytetarëve të Kosovës. Por nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës nuk nguron të thotë se Partisë Demokratike i duhen reforma të thella.
“Partia nuk reformohet duke ruajtur mentalitetin e vjetër e duke prurë individë, partia reformohet me ide, e metoda”, deklaron Fatmir Limaj.
Kjo sipas tij nuk nënkupton ndërrimin e figurave politike, por duke folur për faktin që kjo parti nuk ka mbajtur mbledhje për 11 muaj, Limaj thotë se kjo nuk guxon të ndodhë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatmir Limaj kthehet në PDK?
» Beqiri e quan Thaçin burim i së keqes
» Fatmir Limaj mbetet në paraburgim
» Për krizën, Limaj bën fajtor Thaçin
» Fatmir Limaj po merret në pyetje nga Eulex-i
» Beqiri e quan Thaçin burim i së keqes
» Fatmir Limaj mbetet në paraburgim
» Për krizën, Limaj bën fajtor Thaçin
» Fatmir Limaj po merret në pyetje nga Eulex-i
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi