Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për presidenten lufta e UÇK-së ishte konflikt

Shko poshtë

Për presidenten lufta e UÇK-së ishte konflikt Empty Për presidenten lufta e UÇK-së ishte konflikt

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 10, 2011 2:13 am


Për presidenten lufta e UÇK-së ishte konflikt


Për presidenten lufta e UÇK-së ishte konflikt Pre09_09_11_87930__


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dëshmuar se di të jap falënderime të shumta për të gjithë ata që kanë ndihmuar Kosovën gjatë periudhave të rënda, sidomos NATO-n për intervenimin e saj më 1999. Falënderimet e Jahjagës ishin me bollëk edhe të premten gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Presidentja falënderimet e sotme i bëri për angazhimin e NATO-s gjatë vitit 1999 dhe KFOR-it për 12 vjet me radhë në Kosovë. Mirëpo periudhës në fjalë, presidentja e vendit tonë, Atifete Jahjaga i referohet me emërtimin konflikt dhe jo luftë ashtu siç ishte në realitet dhe e quan populli i Kosovës.

Ajo qysh në fillim të fjalimit të saj dy herë thotë se NATO-ja e mandej KFOR-i, kanë kontribuar në ndalimin e konfliktit.

“Ndërrimi i komandave të misionit të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën, për KFOR-in dhe për misionin paqeruajtës në këtë pjesë të Evropës. Burrat dhe gratë - pjesëtarë të KFOR-it - kanë luajtur një rol të veçantë në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë, të mirëkuptimit ndëretnik dhe të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, që ndikoi në krijimin e kushteve të bashkëpunimit dhe kooperimit në periudhën e pas konfliktit. Misioni i KFOR-it që erdhi natyrshëm pas intervenimit të NATO-s për të ndalur konfliktin dhe për të parandaluar gjenocidin është tejet human”, ka thënë ajo.

Për presidenten lufta e UÇK-së ishte konflikt Pk09_09_11_74104_09_09_2011

Presidentja e Kosovës, e cila erdhi në krye të shtetit pas një krize të rëndë politike, nuk ka thënë as edhe një herë në fjalimin e saj se në Kosovë kishte luftë.

Zakonisht deri tani ishin disa përfaqësues të huaj dhe serbët që konsideronin që në Kosovë ka ndodhur vetëm konflikt. Tani anashkalimi i faktit se kishte luftë në Kosovë nga vetë presidentja Atifeta Jahjaga, mund të nxis reagime nga qytetarët e Kosovës e posaçërisht nga ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi