Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Danel Cana:BURGOSJE NË MASË TË EMIGRANTËVE SHQIPËTAR NË GREQ

Shko poshtë

Danel Cana:BURGOSJE NË MASË TË EMIGRANTËVE SHQIPËTAR NË GREQ Empty Danel Cana:BURGOSJE NË MASË TË EMIGRANTËVE SHQIPËTAR NË GREQ

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 10, 2011 9:00 pm

BURGOSJE NË MASË TË EMIGRANTËVE SHQIPËTAR NË GREQ

Danel Cana:BURGOSJE NË MASË TË EMIGRANTËVE SHQIPËTAR NË GREQ 275005_1360285070_2026306_n

Nga Danel Cana

Danel Cana:BURGOSJE NË MASË TË EMIGRANTËVE SHQIPËTAR NË GREQ Cana7-300x224

Kriza ekononomike në Greqi , asnjëherë nuk ka qënë dhe nuk do të jetë e ndarë nga kriza politike.
Për të qënë më të qartë, më realistë, është pikërishtë kjo e dyta që pruri të parën, e cila deri në këtë faze që ka hyrë i ka bërë të gjithë grekët, të mëdhenj e të vegjël, që flasin me vete ngado shkojnë!
Disave, që duan të mbahen optimistë jua ka qejfi të besojnë se kulmi i krizës ka kaluar, por në faktë për analistët ndërkombëtar dhe ata realistë brënda Greqisë , kjo që duket deri sot është vetëm maja e ajsbergut….!
Në forma nga më të ndryshmet dhe nga më të pa imagjinueshmet përpiqen element të ndryshëm t’i shmangen efekteve negative të krizës,,,dhe me të drejtë….
Por shmangien më të bukur, që edhe popullin e saj t’a mbrojë edhe për të pasur një arsye më tepër t’i thonë popullit se: “U kujdesëm për ty dhe ja ngarkuam barrën….” , e bën qeveria greke, me politikën e saj “asnjanëse dhe humane”, e cila ja ngarkon barren emigrantëve në përgjithësi, por më shumë emigrantin shqipëtar, të cilin e shfrytëzon nga mëngjesi në darkë, nuk e ligjëron por e mban qëllimishtë të pa ligjshëm, që të bëjë me të çfar të dojë dhe në fund e burgos, me burg shtëpie!
Rezarta nga Tepelena, ka 18 vjet në greqi, së bashku me familjen. Erdhi në moshën 6 vjeçe dhe sot është 24 vjeçe. Pas shkollës doli në punë dhe asnjëherë nuk ka qënë pa punë, duke punuar pa pretendime ku të ishte puna. Para disa ditësh u mbyll ndërrmarrja ku punonte dhe së bashku me shum të tjerë edhe Rezarta hidhet në rrugë si e pa punë.
Ligjërishtë të gjithë punonjësit duhet të paraqiteshin në zyrat e OAED për t’u regjistruar si të pa punë dhe simbas ligjeve në fuqi, në këto raste puntori i pa punë përfiton një asistencë sociale , e cila varion sipas rastit dhe punës që ke bërë, nga 4 muaj deri në 12 muaj.
Tre pontorëve që ishin shqipëtar ju kërkua nga kjo zyrë edhe leja e qëndrimit, pasi humbën 2 javë të mira sepse nuk ju jepnin dokumentin e shkëputjes nga puna, me pretendimin se:” Ju ka mbaruar leja e qëndrimit” dhe vërtetimi blu-që kanë në dorë nuk ka vlerë…! Kurt ë tjera fjalë thonë në bashki dhe në KEP (qëndra e shërbimit ), të cilët pretendojnë se vërtetimi blu ka vlerë deri ditën që emigranti të marrë pullën ngjitëse në pashaportë.
OAED, (zyra e punës dhe asistencës sociale) këto veprime i bën qëllimishtë për të mos dhënë asistencën sociale, sepse e dine shumë mire dhe janë marrë vesh me Bashkitë dhe me ministrinë përkatëse për të mos i paisur emigrantët me leje qëndrimi në kohë që ata të humbasin sa më shum të drejta, kështu që të gjitha këto shkojnë në favor të buxhetit të përgjithshëm për të larë borxhet Greqia.
Edhe ata që kanë patur fatin dhe e kanë marrë pullën ngjitëse, ka nxierrë ligjin tjetër që: ”Emigranti nuk ka të drejtë të dale nga Greqia gjatë periudhës që është me asistencë sociale ! (tamio-anergjias) , sepse sikur edhe një orë të dali jashtë Greqisë i pritet asistenca” Kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhë! Me fjalë të tjera …i burgosur me burg shtëpie!
Kjo bëhet qëllimishtë për shqipëtarët që akoma nuk janë në Evropën e bashkuar dhe pashaporta e tyre vuloset, sepse rumunët, bullgarët, që janë në evropë nuk kanë ku të vërtetohet se kanë qënë jashtë greqisë!
Dihet se të gjithë ishujt e greqisë kanë punë sezionale dhe gjatë periudhës së dimrit shumë nga emigrantët mezi presin të kaloj sezioni i beharit, i ngjeshur me punë, pa pushime, natë e ditë, edhe të dielat dhe kur vjen Tetori dhe shkruhen për asistencën, pretendojnë të shkojnë pranë të afërmve të tyre në atdhe, Për festat e fundit të vitit, pashkët, pranë familjeve, të bëjnë ndonjë regullim shtëpie, të bëjnë fejesa e martesa, të bëjnë të gjitha detyrimet e tjera që rrjedhin nga tradita shqipëtare, më në fund druhen dhe u digjet karta në dorë, sepse nuk mundet të sakrifikojnë afro 500 euro në muaj asistencë sociale…Përsëri mbeti i burgosur…!
Po nuk është vetëm Rezarta, janë shumë e shumë të tjerë!
Agimi nga berate tregon si me të qeshur: “Më janë djegur katër nuse…katër here më kanë dale vajza të mira që më thonë prindët, hajde t’i njohësh e të të vazhdosh jetën, të bësh familje, …kam moshën, po vete 32 vjeç,..po ku të lë greku të bësh prokopi..!”
Dikush tregon se është pa letra dhe nuk mund të shkoj pranë të afërmve dhe pranë atyre që ju pike malli, pranë nënës së sëmurë ti japë një gotë ujë..! Dikush tregon se e qau nëpërmjet telefonit babanë, se nuk mundje të vinte…!
Sa shumë raste ka vetëm këtu në Zakinthos që jua kanë prerë asistencën vetëm se kanë ikur jashtë greqisë për halle e nevoja nga më urgjentet.
Eh sa halle dëgjon…e të gjitha këto qeveria greke as që ka dëshirën ti zgjidhë aq më tepër tani që nga emigrantët po merr fitimin më të madh rreth 60 % të detyrimeve në masë të madhe.
Kur pyesim në zyrat e emigracionit apo edhe në ministrinë e brëndëshme, të japin të njëjtën përgjgje:” Ka shumë kërkesa dhe punonjësit janë mbrapa me planin, ka akoma dokumenta të 2008-ës të pa shqyrtuara…pamvarsishtë se dikush e ka lejen e qëndrimit një vjeçare dhe do ta marrë disa vjet të mbaruar….!!!
Ngushëllohen duke thënë se pritet një ligj i ri, i cili do t’ju “japë fundë sorrollatjeve….” Domethënë…do hapë të tjera plagë më të thella!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi