Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:ZEMRËN KAM PROVË

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:ZEMRËN KAM PROVË Empty Hyqmet Hasko:ZEMRËN KAM PROVË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 12, 2011 9:58 am

Hyqmet Hasko:ZEMRËN KAM PROVË 260968_100000568930657_3031780_n

Hyqmet Hasko

ZEMRËN KAM PROVË

Me sytë e saj, qiell i përlotur,
me shpirtin dallgë në stuhi,
i betohej se trupin se ka ndotur,
zemrën kam provë në dashuri.

Por atij hapur i shfaqej zemërimi,
me muzgje të errët, dimër e tufan,
nga mendja i kish ikur arsyetimi
rrufe në sy e fjalë bubullima mban.

Ajo betohej, loti pikonte në sytë e saj,
dridhej, si një varkë nga stuhia:
me ty ç'po ndodh, unë s’të kam faj,
qenien tënde e ka mbuluar xhelozia.

Si pasqyrë magjike vështrimin s'ia ndan
lotët e saj kërkojnë një liman,
zemrën kam provë i thotë përherë,
do shpirtin t’ia zbus me puthje pranvere.

Zemrën besoma, e kam dëshmitare nga here
se rreh me dalldisje si oqean dallgëgjerë
është e vetmja që kurrë nuk di të gënjejë
se nuk di përralla dhe ka ç’të rrëfejë.

Një çast era e dashurisë largoi xhelozinë,
prova e zemrës solli në shpirt dashurinë.
Mes tyre një tis i kaltër u derdh në çdo skaj,
xhelozia e tij ra si gjethe pylli në lisnajë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi