Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:Skllavërimi i femrës shqiptare përmes martesave me serb privilegj për Serbinë,"varr për Shqipërinë"!

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Skllavërimi i femrës shqiptare përmes martesave me serb privilegj për Serbinë,"varr për Shqipërinë"! Empty Asllan Dibrani:Skllavërimi i femrës shqiptare përmes martesave me serb privilegj për Serbinë,"varr për Shqipërinë"!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 12, 2011 7:25 pm

Asllan Dibrani:Skllavërimi i femrës shqiptare përmes martesave me serb privilegj për Serbinë,"varr për Shqipërinë"! 5929_0_0_100x133_images_stories_viti2011_asllani

Skllavërimi i femrës shqiptare përmes martesave me serb privilegj për Serbinë,"varr për Shqipërinë"!

Nga Asllan Dibrani

-Shtypi shqiptar dhe propaganda serbe për martesat e "femrave shqiptareve" me serb!

Fenomen i pa zakontë ndër shqiptar i shfaqur në kohët e fundit në trevat nga Shqipëria e sidomos ma i theksuar në Shkodër. Të gjitha vajzat e Malësisë së Madhe dhe ato të Shkodrës që janë martuar me serbë, burrat që ato i marrin pothuajse të gjithë të sëmurë psiqikisht, ish paramilitarë, ish-policë, invalid luftërash të ish-Jugosllavisë, të verbër, shurdh-memec, pleq dhe varfanjak, ku shumica prej tyre jetojnë jashtëzakonisht në kushte të vështira socio-ekonomike dhe larg qyteteve kryesore, zakonisht në fshatra të thella malore.

- Martesat e shqiptareve me serb, shtypi serb i publikon me cinizëm dhe një fare mënyre me tendence që shumë vajza të reja martohen me serb të shtyre në moshë , të mbetur mbas dore , sipas tyre vajzat e reja nga Shqipëria po martohen me ta nga varfëria , duke krijuar familje dhe duke lindur fëmije me qellim te ripopullimit të atyre zonave që janë braktisur kaherë nga vet serbët!?

-Këtij shtypi sikur i japin një krah të fort edhe mediat shqiptare siç duket ne lajthitje me kodin shqiptare, duke zhvilluar edhe reportazhe dhe kronika televizive por edhe informata të pa dobishme nën ndikimin e shtypit dhe propagandës serbe , ku këto femra shumica janë me prejardhje sllave nga koha e sistemit monist të Enver Hoxhës mësuan shqipen, prandaj ajo dukuri sot po quhet sikur martesa normale nga disa pseudogazetar të cekët pa i definuar gjërat cenojnë nderin , traditën dhe karakterin tonë të femrës shqiptare!

-Ja një shembull i një artikulli Tiranë 01. korrik!

-Serbët me 3 mijë euro e nxejnë krevatin me nuse shqiptare,

Shqipëria me 150 dhëndurë serbë ose më e "pasur" për 450 mijë Euro!

Dhjetëra të rinj serbë për çdo muaj martohen me shqiptare të reja nga zonat veriore të Shqipërisë. Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro dhe të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviq, 27 vjeç, nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana. Në këtë zonë serbe, theksojnë mediet, nuk ka pasur martesa të tilla, mirëpo tashti, siç thuhet, mbi 900 të rinj janë të gatshëm të martohen me nuse shqiptare.
Predragu ka theksuar se deri tek interesi për martesë me nuse shqiptare ka ardhur pas leximit të shpalljeve në gazeta dhe se ai ndërmjetësuesit apo shkuesit i ka paguar mbi 2 mijë euro për t’ia gjetur nusen, ndërsa për tri herë me radhë ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar familjen e nuses së tij, me të cilin kanë bërë dasmë.


-Lume Miliçeviq është shqiptarja e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vite më parë, mirëpo ajo kishte vendosur të mbetet në Serbi. Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për martesat. Lumja vazhdimisht organizon udhëtime dhe vizita të rinjve serbë nga zonat rurale serbe drejt Shqipërisë, ku atje ajo grumbullon vajza dhe familje të interesuara për martesa. Më pas ndërmjetësuesja organizon edhe vizitën e prindërve të vajzave në Serbi, për të parë se ku do të jetonin vajzat e tyre.



Asllan Dibrani:Skllavërimi i femrës shqiptare përmes martesave me serb privilegj për Serbinë,"varr për Shqipërinë"! 3mijeuro-martesa
Pamje e "shqiptareve" me prejardhje serbe të martuara me njerëzit e gjakut të vet! Propagandohen si shqiptare me çka po ofendohet dhe cenohet flamuri , karakteri dhe nderi shqiptar me shekuj!Ngritja e tre gishtërinjve është një simbol i ekstremistëve serb qe në shenjë revolte e shprehnin mllefin e vet kundër shqiptarëve. . Edhe kjo pamje nuk është diçka e jashtëzakonshme pasi këtu janë bashkuar sllavet me banim në Shqipëri me vëllezërit e vet serb në Serbi,por publikimi si shqiptare tingëllon shumë keq edhe ne arenën ndërkombëtare ku aludohet qe nga skamja,vajzat nga Shqipëri pajtohen edhe me armikun shekullor te martohen etj "kësaj i thuhet një shpatë me dy teha" !

-Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas për martesa dhe udhëtimet e serbëve në Shqipëri.

Vetëm në zonën e Rashkës, Peshterit, Golijas, Javorit dhe Jadovikut janë martuar mbi 150 shqiptare me serbë dhe ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë. “Veçernje Novosti” shkruan se deri në vjeshtë pritet të bëhen mbi 50 martesa të reja me nuse shqiptare. Vetëm një martesë rezulton e pafat, pasi që burri serb ishte pijanec dhe gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër. Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas për martesa udhëtimet e serbëve në Shqipëri.
Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human për mosboshatisjen e fshatrave serbe. Sipas tyre, deri tani ajo ka bërë 300 martesa midis serbëve dhe shqiptareve. Në Shkodër ekziston agjencia e cila ndërmjetëson për martesat dhe serbët paguajnë mbi 3-4 mijë euro për një nuse shqiptare. ”Po i ringjallim fshatrat, thotë Miomir Kovaçeviç, kryetar i bashkisë Budevu,pas tri dekadash, ne ri-hapem shkollën ,dhjetëra nuse shqiptare kanë lindur fëmijë dhe është "hapur shkolla sërish”, theksoi zyrtari serb sipas transmetimit nga agjencia Ina.


-Ne disa vende rurale serbe thekson shtypi serb lidhin martesën burrat serb në mosha 45-50 vjeçare që nuk kanë mundur të martohen për shkak te kushteve të vështira!

Asllan Dibrani:Skllavërimi i femrës shqiptare përmes martesave me serb privilegj për Serbinë,"varr për Shqipërinë"! 5929_0_0_300x174_images_stories_Artikuj3_Jovanovic-Dragisha47-%20Mariane-Dedaj26
Teneqexhi Jovanovic Dragisha (47) u martua me Mariane Dedaj (26) nga fshati Keçeri në veri të Shqipërisë një diferencë absurde qe për nga mosha mundet me qene edhe fëmijë i tij . Një gjë e pa pranueshme dhe e pa kapshme një teneqexhi, një plak në krahasim me atë vajzë të quajtur Mariana Dedaj. Këtu duket se shteti serb është në organizim duke i lënë një hije të keqe Shqipërisë , duke linçuar propagandë antishqiptare se shqiptaret po i shesin femrat e veta, ku kjo propagandë mos të harrojnë as "Qeveria e Salih Berishës" nuk mbetet pa ndëshkim dhe konsideroj se ngelet një njollë e forte për Shqipërinë qe te jete ne mesin e familjeve Evropiane.

-Vetëm në rajonin e Rashkës, Golija Rogozna, Panje dhe Jadovnik më shumë se 150 grave shqiptare u martuan me serbë dhe tani ato kanë lindur më shumë se njëqind fëmijë. Me këtë vjeshtë, pritet që të organizohen të paktën 50 dasma tjera thekson shtypi serb.

-Organizatat dhe agjencitë shqiptaro -serbe bëjnë keqpërdorimin e varfërisë në Shqipëri

Shtypi shqiptar sikur i nxit edhe ma tutje ketë fenomen të shëmtuar dhe denigrues që nga një hasmëri shekullore të harrohen tragjeditë e popullit shqiptare, që pësoj nga terrori serb,bile shqiptarët e Kosovës akoma janë duke i shëruar plagët e luftës së fundit, nga një numër i madh i te pa gjeturve në mesin e tyre edhe i madhi Ukshin Hoti. Shqiptarët e Kosovës janë akoma të cenuar edhe pas aneksimit të një krahine të madhe shqiptare të Toplicës pothuajse sa Kosova e sotme para 130 vjetësh,absurd nga të zgjedhurit e Kosovë në bisedimet aktuale kurrë nuk u shkon mendja qe ti qesin si parakusht Serbisë atë masakër për dëmshpërblim dhe kthyerjen e territorit por me një polikë qyqare po na e kanosin copëtimin e Kosovës serish !? I kthehemi prapë temës prandaj lind pyetja se si mund të jetë një fenomen aq brutal me krijua miqësi , dashuri , si viktimë e mos funksionimit të ligjit në Shqipëri.

Çka do të thotë se një numër i madh i përbashkëta kriminel serbo -"shqiptarë" kanë krijuar edhe agjenci në Shkodër dhe vendbanimet rurale ku mbretëron një varfëri e theksuar dhe i detyrojnë vajzat me martesë te dhunshme pos atyre sllave që theksuam ma lart, edhe vajzat shqiptare të besimit katolik ma e shprehur.

Po krijohet edhe një plagë e rëndë në popullin shqiptar. Agjencitë të ngjashme janë formuar edhe në Serbi por aty këtu edhe në Kosovë që janë duke operuar dhe cenuar mjaft rënd moralin dhe karakterin e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar në tërësi. Sipas shtypit serb atje ka dorë edhe aparatura shtetërore serbe qe i financon agjencitë qe këto shërbime t'i kryejnë edhe falas, ti popullzoj serish ato vendbanime qe qenkan braktisur nga mungesa e kushteve. Vetvetiu njeriu e vret mendjen se si Serbia po ka qasje aq te shpejta ne interesin e popullatës se vet ndërsa organet shqiptare nuk e shohin të udhës se paku ta gjykojnë rastin pa kurrfarë finance , pa investime për ta ruajtur nderin e femrës shqiptare. Këtu shihet se organizatat dhe agjencitë shqiptaro -serbe aty këtu bëjnë keqpërdorimin e varfërisë në Shqipëri ku nen ndikimin e propagandës dhe mashtrimeve të tyre i nënshtrohen edhe ndonjë vajzë shqiptare këtij fenomeni aq brutal duke i shitur si bagëtinë në treg!

-Ku janë organet shqiptare dhe përse heshtin?

Turpi i shfaqur përmes këtyre martesave po heshtet nga organet kompetente të Shqipërisë dhe nga vet qeveria e Shqipërisë, ku përmes këtij shkrimi shfrytëzoj rastin qe tu bëjmë ftesë dhe tu rikujtojmë të dy qeverive të Shqipërisë dhe te Kosovës qe ta ndërpresin sa ma shpejt këtë dukuri negative se populli shqiptare nuk duron aq fyerje brutale për kurrfarë çmimi aq ma pak kundër shpirtshiturve qe i udhëheqin ato agjenci duke e shitur mishin e femrës shqiptare, aq brutalisht në formë jo njerëzore ku është e rrugës që shteti shqiptar ti arrestoj ata "njerëz mafioz "qe po i mihin varrin Shqipërisë edhe përmes këtij fenomeni të lig dhe ç'njerëzor!...

Shtutgard Gjrmani Shtator 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi