Rexhepi: Bisedat e mija me kryeministrin Thaçi përgjohen
Rexhepi: Bisedat e mija me kryeministrin Thaçi përgjohen
Rexhepi: Bisedat e mija me kryeministrin Thaçi përgjohen
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, tha se bisedat e tij me kryeministrin e vendit Hashim Thaçi përgjohen dhe kjo ishte arsye që operacioni i 25 korrikut për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare me Serbinë, është organizuar shumë shpejt.
Ai i ka bërë këto komente gjatë takimit me Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme dhe siguri, i cili u përshkua me shumë polemika rreth rrjedhojave të atij operacioni.
Një pjesë e anëtarëve të komisionit, ka kërkuar shpjegime, përse nuk ka pasur përgatitje më të mira e më të gjatë të operacionit të 25 korrikut. Ai tha se autoritetet janë qenë të detyruara që të veprojnë në shpejtësi.
“Pse është bërë shumë shpejtë? Është bërë për një arsye. Se edhe bisedat e mia me kryeministrin incizohen nga ndërkombëtarët dhe dekonspirohen ende pa përfunduar. Kjo është botërisht e ditur. Prej momentit që kemi filluar të përgatisim ka pas përgjime dhe ka edhe sot bashkëpunëtor të ndryshëm që kanë punuar edhe për UNMIK-un, dhe tash që i dekonspirojnë dhe ndoshta vet ju ndihmojnë për t’í vendosur barrikadat te Leposaviqi. Mos të flasim për një operacion që kish me zgjat një muaj. Atëherë do tí kishit pas krejt barrikadat e mundshme dhe aty do të ishin dy mundësi; të tërhiqemi apo të fillojmë të vrasim njerëz, që s’ka qenë qëllimi ynë. Sikur të íshte vra një civil krejt operacioni do të devalvonte”, theksoi Rexhepi.
Askush nga ndërkombëtarët nuk e ka komentuar ende këtë qëndrim, ndërsa zyrtarë të UNMIK-ut thanë se është ende herët të thonë çfarëdo qoftë për këtë deklaratë të ministrit Rexhepi.
Operacioni i 25 korrikut ishte pasuar me trazira të dhunshme për shkak të mospajtimit të banorëve serbë dhe Beogradit me vendosjen e doganiereve dhe policëve shqiptarë në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Një kundërshtim i tillë është përsëritur edhe pas paralajmërimeve të autoriteteve të Kosovës se të premten më 16 shtator, do të fillojë zbatimi i marrëveshjes më Serbinë lidhur me vulat doganore. Autoritetet thanë se kjo nënkupton vendosjen e doganierëve dhe të policisë së Kosovës në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Shefi i delegacionit Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic tha se kjo është e papranueshme duke paralajmëruar veprime për kundërshtimin e një synimi të tillë.
Zyrtarë të EULEX-it nuk deshën të komentojnë deklaratat e zyrtarëve serbe, por thanë se po punohet për hartimin e një plani të posaçëm për këtë çështje, gjithnjë duke pasur parasysh se Kosova është një njësi e vetme doganore.
Më 2 shtator Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje lidhur me përdorimin e e vulave doganore dhe sipas qeverisë së Kosovës tash po bëhen përgatitjet për ri funksionalizimin e vendkalimeve kufitare që u shpallën zona ushtarake pas dhunës që përfshiu zonën në fund të muajit korrik.
Ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi tha se veprimet në veri do të jenë të bashkërenduara me praninë ndërkombëtare, ndërsa nënvizoi se institucionet janë të vetëdijshme për siç u tha, pengesat që po paralajmërohen në atë zonë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi