SHBA, Grossman: S`ia dhuruam NATO-n Shqipërisë, ajo e meritoi!

Kështu është shprehur nënsekretari amerikan i Shtetit, Grosman, një nga mbështetësit kryesorë të zgjerimit të NATO-s. Grossman tha se Shqipëria dhe Kroacia e kanë fituar plotësisht vendin në Aleancë.
Në një intervistë për VOA, Grossman tha se Shqipëria dhe Kroacia e kanë fituar plotësisht vendin në Aleancë. "Jam i gëzuar që Kroacia dhe Shqipëria do të ulen në takimin e NATO-s si anëtare të plota. Gjatë gjithë karrierës sime kam besuar fuqimisht se zgjerimi i NATO-s përbën zgjerimin e lirisë, stabilitetit", tha Grosman për "Zërin e Amerikës". Ai theksoi se zgjerimi i NATO-s u jep këtyre dy popujve mundësinë të marrin vetë vendimet e tyre për jetën e tyre dhe të ardhmen. Sipas Grosman, Shqipëria dhe Kroacia, e kanë fituar vendin në NATO pikërisht falë luftës së tyre në Afganistan dhe duke bërë ndryshime në shoqëritë e tyre përkatëse. "Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për popujt e këtyre dy vendeve, por edhe për vetë Aleancën", tha ai.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Fillon takimi i NATO-s, i pari për Shqipërinë

NATO-ja fillon sot takimin dy ditor që përkon me 60 vjetorin e krijimit të Aleancës. Takimi do të mbahet në
Strasburg të Francës dhe Kehl të Gjermanisë.
Udhëheqësit e 28 vendeve anëtare, mes të cilave për herë të parë merr pjesë dhe Shqipëria e Koracia, do diskutojnë sfidat e NATO-s dhe misionin në Afganistan.
Në këtë takim Franca do t'i bashkohet strukturës komanduese ushtarake të NATO-s për herë të parë që nga largimi i vitit 1966.
Në prag të takimit policia është përleshur me protestuesit në Strasburg

Eliot Engel përshëndet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Kjo është një ditë e madhe për shqiptarët kudo qofshin dhe një tjetër hap përpara për sigurinë në Evropë, ka thënë në përshëndetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ligjvënësi amerikan Eliot Engel.
“Vetëm 20 vjet më parë, askush nuk mund të parashikonte se Shqipëria, dikur një nga vendet më të mbyllura të Evropës, do të bëhej një ditë anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior. Kjo është një ditë e madhe për shqiptarët kudo qofshin dhe një tjetër hap përpara për sigurinë në Evropë”, thuhet në deklaratën e Engelit. Ai ka vlerësuar se Shqipëria që ka çuar trupa në Irak, Afganistan dhe Bosnje, ka marrë tashmë përgjegjësitë si anëtare aktive e NATO-s. “Shqipëria që ka çuar trupa në Irak, Afganistan dhe Bosnje, ka marrë tashmë përgjegjësitë si anëtare aktive e NATO dhe një partner evropian, tek i cili mund të mbështetesh. Anëtarësimi i saj në NATO është një tjetër fakt që tregon për kontributin e saj pozitiv ndaj sigurisë”, thuhet në deklaratën e ligjvënësit amerikan Eliot Engel.
Engel ka qenë autori i rezolutës që miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në nëntor të vitit 2003, ku kërkohej anëtarësimi në NATO i vendeve të Kartës së Adriatikut.

Ëndrra historike, Shqipëria anëtare e NATO-s

Shqipëria e Kroacia - zyrtarisht në NATO. Në orën 9.48 të mëngjesit të ditës së mërkurë, Shqipëria dhe Kroacia u bënë anëtaret e reja të organizatës më të fuqishme ushtarake në botë.
“Unë dua të shpreh falënderimin dhe vlerësimin tim më të madh për të gjithë shqiptarët në tërësi dhe në veçanti për ata burra, gra, punonjës, ekspertë, politikanë, që kontribuuan në reformat e mëdha që bën të mundur këtë proces. Ishin reformat dhe vetëm ato, në veçanti reformat e këtyre katër viteve të fundit, që e shndërruan Shqipërinë në një vend anëtar të Aleancës së Atlantikut të Veriut”.
Tiranë, Uashington - Shqipëria dhe Kroacia u bënë të mërkurën vendi i 27-të dhe i 28-të të aleancës së NATO-s. Dokumentet përfundimtare të anëtarësimit u dorëzuan paradite në Departamentin e Shtetit nga ambasadorët e të dy vendeve në Uashington. Dy vendet do të marrin pjesë për herë të parë si anëtare në takimin e nivelit të lartë me rastin e 60 vjetorit të aleancës. Me ceremoninë e sotme në Departamentin e Shtetit merr fund një proces që për Shqipërinë filloi në vitin 1992 kur ajo aplikoi për anëtarësim. Ambasadori i Shqipërisë Aleksandër Sallabanda dhe ambasadorja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic i dorëzuan instrumentet e anëtarësimit Nënsekretarit amerikan të Shtetit Xhejms Stainberg duke plotësuar kështu procesin e anëtarësimit. Zoti Stainberg i përshëndeti të dyja vendet për këtë arritje. “Ky është një moment i rëndësishëm, sepse shënon vlerësimin e arritjeve të mëdha, jo vetëm për qeveritë e Kroacisë dhe Shqipërisë, por popujt e këtyre dy vendeve dhe vendosmërinë për të bërë punën e duhur për anëtarësim”, tha Stainberg.
“Sot, në orën 18:00, dokumentet e Shqipërisë dhe dokumentet e Kroacisë për anëtarësim në NATO u dorëzuan në Departamentin e Shtetit, dhe në këtë mënyrë vendi ynë bëhet përfundimisht është vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në këtë ditë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, jam këtu për të shprehur mirënjohjen time më të thellë, të qeverisë dhe të mbarë shqiptarëve, ndaj të gjitha vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit lider të kësaj Aleance, për besimin më të madh që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre, për besimin që dëshmuan ndaj tyre dhe vendit të tyre, besim ky që ishte përcaktues për finalizimin me sukses të këtij procesi. Unë, gjithashtu, gjej rastin të përshëndes dhe të shpreh mirënjohje të thellë ndaj të gjitha vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe vendeve anëtare, të Bashkimit Evropian, të cilat i dhanë Shqipërisë, e cila vetëm 15 vite më parë ishte një nga 3-4 vendet më të varfra të planetit, ndihmën dhe mbështetjen më të madhe e më të gjithanshme, ndihmë dhe mbështetje që u shndërruan në faktor kryesor të ndryshimeve të mëdha që pësoi ky vend dhe që bënë të mundur, që ai të përzgjidhet dhe të pranohet për vend anëtar të NATO-s. Një mirënjohje e veçantë në këtë proces i përket ish Presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhorxh W. Bush, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentit Obama dhe administratës së tij, pa mbështetjen e të cilëve ky proces do të ishte i pamundur. Unë dua të garantoj mbarë qytetarët shqiptar, dua të garantoj të gjitha vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe ekipin e tij, se Shqipëria në këtë moment, më të rëndësishmin në historinë e saj pas shpalljes së pavarësisë, e merr gjithashtu dhe si momentin e përgjegjësive më të mëdha për të konsoliduar në këtë vend vlerat e lirisë që vendet anëtare të Aleancës ndajnë”, thotë kryeministri Berisha në deklaratën e tij për shtyp. "Anëtarësimi në NATO është një hap pozitiv që do ta ndihmojë Shqipërinë t'i afrohet më me shpejtësi Bashkimit Evropian", tha ministri shqiptar i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

Rama të çlirohet nga dita e Nastradinit, të kthehet tek dita NATO-s dhe BE-së

Kryeministri Berisha inauguroi rrugën Pajovë-Belsh, investim i buxhetit të shtetit prej 328 milion lekë
Kryeministri Berisha ka ftuar dje, të gjithë qytetarët shqiptarë për të vazhduar rrugën së bashku drejt zhvillimeve të mëdha të vendit. Gjatë një takimi me banorë të Peqinit ku inauguroi rrugën Pajovë-Belsh, kreu i qeverisë tha se alternativa e qeverisë Partisë Demokratike ofron zhvillim dhe integrim. "Unë ju ftoj të vazhdojmë rrugën së bashku, sepse së bashku rruga është drejt zhvillimeve të mëdha. Me alternativën time të qeverisë që unë drejtoj, të koalicionit tonë, ne ju ofrojmë juve rrugë të reja, ura të reja, shkolla të reja, ujësjellës, kanalizime, urbanizim, tregun për prodhimet tuaja. Kjo është një ditë e madhe, sepse u dorëzuan në Departamentin e Shtetit, Dokumenti i Pranimit dhe Shqipëria u shpall anëtare e NATO-s", u shpreh kreu i qeverisë. Ai ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që së bashku t`i urojnë Edi Ramës të çlirohet nga dita e Nastradinit dhe të kthehet tek dita e këtyre ngjarjeve të mëdha. "Të gjithë së bashku, le t'i urojmë Edi Ramës t'ia lerë ditës së tij të gjitha bukëvalet e veta dhe të dalë pas kësaj dite si të gjithë të tjerët, le të çlirohet nga dita e Nastradinit dhe të kthehet tek dita jonë, dita e shqiptarëve", u shpreh kreu i ekzekutivit. Duke vijuar me arritjet e qeverisë që drejton Berisha tha se më datën 1 maj, pas një muaji dhe dy ditëve, pensionistët në fshatrat e Peqinit dhe të mbarë Shqipërisë do të marrin dyfishin e pensionit që kanë marrë në vitin 2005. Ai garantoi se ky ishte vetëm hapi i parë, sepse hapi me të vërtetë i madh do të jetë barazimi i pensioneve të fshatit me ato të qytetit. Gjithashtu, kryeministri garantoi se anëtarësimi në NATO, si akti më i madh në historinë tonë kombëtare, që pas shpalljes së pavarësisë, do të vijohet me liberalizimin e plotë të vizave, që qytetarët shqiptarë të udhëtojnë si qytetarë të lirë në mbarë Evropën. Më tej, tha kreu i ekzekutivit, do të vijohet me hapa shumë të mëdha të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. "Ndaj, unë jam këtu për t'u drejtuar një thirrje më vëllazërore që të merrni kartat e identitetit, të merrni letërnjoftimet elektronike, sepse me këto letërnjoftime ju do të mund të udhëtoni në mbarë Evropën. Duhet të merrni letërnjoftimet elektronike, sepse me to ju do të mund të votoni si qytetarë të të gjithë Evropës, të zgjidhni qeverinë që do të vazhdojmë së bashku rrugën që kemi nisur", tha kryeministri. Në vijim ai theksoi se, çdo kthim majtas është kthim pas dhe asnjë nga ne nuk e dëshirojmë atë. Berisha vlerësoi se kjo ditë është një ditë e madhe për shqiptarët, sepse sot hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, kontrata më e madhe e kombit me Bashkimin Evropian.
Në katër vjet, 1.6 miliard dollarë investime në zonat rurale
Në mandatin e dytë qeverisës, kjo mazhorancë do të trefishojë fondet e saj për fermerët. I pranishëm në inaugurimin e rrugës Pajovë-Belsh, një investim i buxhetit të shtetit prej 328 milion lekë, kryeministri Berisha ka vlerësuar se në katër vjet, qeveria ka investuar në zonat rurale 1.6 miliard dollarë, janë investuar më shumë se 18 vite të marra së bashku. Gjithashtu ai u ka premtuar fermerëve të Peqinit, të Qarkut të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, se në katër vitet e tjera të mandatit të dytë, këto investime do të jenë trefish më të mëdha. "Në rast se në këtë mandat ne ia dolëm që të lidhnim, në qarkun tuaj çdo qendër komune me akset kombëtare, nëpërmjet rrugëve të asfaltuara, në mandatin tjetër do të lidhim fshatrat e komunave me rrugë të asfaltuara, me qendrat e komunës", tha kreu i qeverisë gjatë një takimi me banorët e Peqinit. Kryeministri ka vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka kjo rrugë për zonën, e cila është zonë me njerëz punëtorë dhe me një prodhimtari të zhvilluar. Rruga ka standardet më të mira, vlerësoi kryeministri, me dy korsi, me një gjatësi prej 15 kilometrash dhe një investim prej 328 milion lekë. Me këtë rrugë, vijoi kryeministri, në rrethin e Peqinit ne arrijmë asfaltimin e 40 kilometrave rrugë, kundrejt asnjë kilometri rrugë në zonat rurale të Peqinit, në 8 vitet e marra së bashku. "Në Peqin, qeveria e kësaj mazhorance ka investuar gjatë këtyre katër viteve 1.4 miliard, kundrejt 180 milion lekë të investuara në Peqin në tetë vite të marra së bashku të qeverive të mëparshme. Vetëm pas pak javësh, ne inaugurojmë bashkë fillimin e punimeve në rrugën Lushnje-Ballagat-Peqin. Po ashtu, brenda fare pak kohësh do të inaugurojmë së bashku rrugën Belsh-Kosovë", vijoi më tej kryeministri. Ai shprehu angazhimin e qeverisë që drejton për të ndërtuar një infrastrukturë tërësisht moderne me shkolla, ujësjellës, kanalizime të reja. "Ne jemi të vendosur që së bashku me ju, fermerët e Peqinit dhe mbarë Shqipërisë, të ndërtojmë infrastrukturën më moderne që ju meritoni, të ndërtojmë rrugë të reja, shkolla të reja dhe t'i ristrukturojmë ato ekzistuese, të ndërtojmë ujësjellës, kanalizime, kanale vaditëse", ka theksuar kryeministri.
Qeveria projekte për investime të mëdha në Qarkun e Elbasanit
Qeveria është e angazhuar në investime të mëdha dhe të paprecendentë në Qarkun e Elbasanit. Kryeministri Berisha ka vlerësuar, se së shpejti qeveria nis punimet e rrugës Qafë Plloç-Qukës, sikundër gjatë këtij viti nis ndërtimi i autostradës së re, Tiranë-Elbasan, e cila shkurton distancën tuaj me kryeqendrën e vendit. Ne, tha kryeministri, do të ndërtojmë rrugën e Gjinarit, për të cilën janë parashikuar në buxhet 416 milion lekë. Ne do të asfaltojmë rrugën, Librazhd-Qafë Plloçë, loti i dytë, me një fond 560 milion lekë. "Ne do të asfaltojmë hyrjen e qytetit të Gramshit, investim prej 37 milion lekë, do të asfaltojmë rrugën Kuçovë-Belsh-Cërrik, me vlerë 877 milion lekë. Gjithashtu, rruga Qafë Plloçë-Qukës, është një investim prej rreth 100 milion dollarë, ndërkohë që do të riveshim segmentin rrugor Elbasan-Cërrik-Gostimë, investim prej 18 milion lekësh", vlerësoi kryeministri. Në këtë kontekst, ai ka vënë në dukje se janë dhjetra e dhjetra projekte të tjera, për rrugët e këtij qarku, për shkollat dhe kanalizimet e këtij qarku, në pritat për mbrojtjen nga përmbytjet dhe kanalet vaditëse. "Në katër vite, ne ia dolëm të shënojmë ndryshimet më të thella në historinë e këtij vendi. Por, ndryshimi i të gjitha ndryshimeve për ne, për çdo qytetar të Peqinit dhe për çdo qytetar shqiptar është anëtarësimi në NATO. Sot, pas depozitimit të dokumenteve të anëtarësimit në Departamentin e Shtetit, të Shtëpisë së Bardhë, nga ky moment Shqipëria është anëtare me të drejta të plota të NATO-s", vlerësoi kryeministri në fjalën e tij.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi