Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vidhen dy revole në veturën e deputetit Daut Haradinaj

Shko poshtë

Vidhen dy revole në veturën e deputetit Daut Haradinaj Empty Vidhen dy revole në veturën e deputetit Daut Haradinaj

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 14, 2011 5:03 pm


Vidhen dy revole në veturën e deputetit Daut Haradinaj

Vidhen dy revole në veturën e deputetit Daut Haradinaj Daut-haradinaj-14sh

Dy revole të kalibrit të madh janë vjedhur nga vetura e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj.
Ngjarja ka ndodhur më nëntë shtator, pak para mesnatës, në një parking afër restorantit “Tiffany”, në Prishtinë.


Burime nga Policia kanë thënë se vetura, që ishte në shfrytëzim nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është thyer dhe në të janë vjedhur gjësende të ndryshme, përfshirë edhe dy revole të kalibrit 9 milimetra, që ndodheshin në të. Vjedhjen e këtyre dy revoleve e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por nuk ka dhënë detaje se të kujt kanë qenë ato. Policia ka konfirmuar se të dyja armët kanë pasur leje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se ngjarja në Polici është raportuar dhe klasifikuar si vjedhje e rëndë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi