Tensione për shkak të retorikës
Tensione për shkak të retorikës
Tensione për shkak të retorikës
Përdorimi i retorikës së ashpër nga ana e Beogradit por edhe e Prishtinës, po i ngritin tensionet, vlerësojnë analistët e çështjeve politike në vend.
Ashpërsimi i retorikës, së fundmi, ka të bëjë kryesisht me paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës se do t’i rifunksionalizojë vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë, të cilat gjenden në veri të vendit dhe aty do t’i dërgojë doganierët dhe policinë kufitare.
Analisti Ismajl Hasani, vlerëson se, përgjithësisht, tensionet janë duke u nxitur nga zyrtarët e lartë të Beogradit, ndërkohë që Prishtina zyrtare, sipas tij nuk ka paralajmëruar asgjë spektakulare, përveç se zbatimin e marrëveshjeve të fundit që janë arritur në Bruksel, ndërmjet ekipeve dialoguese të Kosovës dhe Serbisë.
“Qeveria e Kosovës nuk po bën veprim spektakular. Në rastin konkret, tensionimet vijnë nga Beogradi. Sidomos, paraqitja shumë agresive dhe nervoze e presidentit serb Tadiq, të cilit, mbase Bashkimi Evropian po i kërkon llogari tjera, të cilat janë të lidhura me vonesën për ekstradimin e Ratko Mlladiqit dhe kriminelëve tjerë të luftës. Në instancën e fundit, kjo konsideroj se është një pazar politik për nevojat e brendshme të Serbisë”, shprehet Hasani.
Analisti Ardian Arifaj, vlerëson se nuk kanë qenë të papritura reagimet që vijnë nga Serbia ndaj paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës, qofshin ato kërcënime diplomatike, qofshin ato edhe në formë të përkrahjes të strukturave kriminale, të cilat veprojnë në veri të Kosovës.
Por, sipas tij, retorika e ashpër e të dyja palëve, më tepër është lojë politike.
“Është e vërtetë që të dyja palët po e shfrytëzojnë një retorikë pak më të ashpër. Kjo bëhet, jo për shkak të palës kundërshtare, por për shkak të votuesve, politikës së brendshme. Secili është duke i folur votuesit të vet e jo palës tjetër. Secila palë mundohet që të prezantohet sa më e fortë para votuesit të vet, që pastaj të shfrytëzojë çfarëdo që bëhet në veri, si një letër të fortë para votuesit në zgjedhjet që do të vijnë edhe në Kosovë e edhe në Serbi. Të dyja palët e dinë që në veri të Kosovës, por edhe në Ballkan, në përgjithësi, në Kosovë, në Serbi dhe në vendet tjera, fjalën kryesore e ka bashkësia ndërkombëtare”, thotë Arifaj.
Ndryshe, analistët vlerësojnë se tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të rezultojnë negativisht në situatën në veri të Kosovës.
Analisti Hasani, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme, por edhe të mos lëshojë pe në zbatimin e vendimeve të saja.
“Rreziku për tensionim të situatës është potencial. Beogradi nuk flet për interesat e serbëve që janë banorë të Kosovës. Beogradi e sforcon këtë retorikë për nevojat e veta të brendshme. Në këtë kontekst, unë mendoj se Qeveria e Kosovës nuk do të duhej të mendoj aspak për mbrapsjen. Ndryshe, do të humbte kuptimi fare i asaj që quhet negocim. Shtrohet pyetja: për çfarë shkojnë të shkojnë ekipet negociatore në Bruksel, nëse nuk është e mundur që të zbatohet një dakordim, i cili e ka marrë miratimin në zyrën e Brukselit?”, thotë Hasani.
Ndërkaq, analisti Arifaj vlerëson se ajo çfarë mund të ndodhë ne veri të vendit, kryesisht do të varet nga bashkësia ndërkombëtare.
“Për shembull, fjalori me të cilin kancelaria e Gjermanisë, zonja Merkel, ka folur në Beograd është krejtësisht tjetër, prej atij çfarë e kanë përdorur diplomatët e BE-së në komunikimet e tyre me Beogradin. Kjo mundet me qenë një sinjal se ka një ndryshim në qëndrimin e shteteve të BE-së ndaj veriut të Kosovës dhe kjo mund të jetë determinuesja kryesore për atë se çka do të ndodhë në veri. Mesazhi i kancelares Merkel ka qenë shumë i qartë. Serbia duhet t’i shpërbëjë institucionet e veta ilegale në Kosovë e pastaj të shpresojë për ndonjë negociatë me BE-në”, thekson Arifaj.
Sido që të jetë, ndër shenjat e para të tensionimit të situatës në veri të Kosovës, është edhe bllokimi i sërishëm i disa rrugëve nga serbët lokal në këtë pjesë të vendit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi