Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi prezantoi planin për integrimin e veriut të Kosovës

Shko poshtë

Thaçi prezantoi planin për integrimin e veriut të Kosovës Empty Thaçi prezantoi planin për integrimin e veriut të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 14, 2011 8:18 pm


Thaçi prezantoi planin për integrimin e veriut të Kosovës

Thaçi prezantoi planin për integrimin e veriut të Kosovës Hashim-thaci-04
Thaçi: Veprimet e Qeverisë nuk do të mund të ndalen nga strukturat kriminale

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar se të premten do të nisin veprimet e Qeverisë së Kosovës të koordinuara me faktorin ndërkombëtar për vënien e kontrollit të plotë në pikat kufitare 1 dhe 31, ndërsa ka thënë se këto veprime nuk do të mund të pengohen në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim nga strukturat kriminale, të organizuara nga Beogradi zyrtar.
Këto komente, Thaçi i bëri të mërkurën gjatë një konference për media, me ç’rast ka shpalosur edhe plani e operacioneve për rifillimin e funksionimit të plotë të kontrollit në pikat 1 në Jarinje dhe 31 në Bërnjak në veri të vendit.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Zyrën Civile Ndërkombëtare ka përpiluar një udhërrëfyes të qartë për normalizimin e jetës dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë, udhërrëfyes ky që përmban një mori veprimesh të cilat do të realizohen nga institucionet legjitime të Kosovës në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar dhe i cili është i tërë në shërbim të përmirësimit të jetës dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët që jetojnë në veri të vendit.
“Në ditët në vijim qytetarët e Republikës Kosovës që jetojnë në veri të vendit, do të shohin dhe prekin veprimet konkrete pozitive të institucioneve të shtetit të Kosovës, përmes së cilave jeta e tyre do të përmirësohet dukshëm. Këto veprime nuk do të mund të pengohen në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nga elementët kriminalë, të strukturave ilegale kriminale që kanë terrorizuar dhe mbajtur peng qytetarët e zakonshëm atje për më tepër se 12 vjet. Ne bashkë me komunitetin ndërkombëtar jemi të palëkundur në angazhimet tona për normalizimin e gjendjes në veri të vendit, për t’iu mundësuar qytetarëve tanë atje, jetë normale, pa frikë, jetë demokratike dhe natyrisht rend dhe ligj”, ka thënë Thaçi.
Paralajmërimin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, se veprimet e Qeverisë së Kosovës për vënien e kontrollit në veri mund të sjellin edhe gjakderdhje, Thaçi i ka quajtur ekzagjerime, përderisa ka thënë se Qeveria e Kosovës është e interesuar që ta shtrijë autoritetin në mënyrë paqësore, por ka paralajmëruar se nuk do të ketë kompromis ndaj strukturave kriminale.
Thaçi ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e interesuar dhe duke punuar maksimalisht për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përmes procesit të dialogut që është arritur me konkluzione të përbashkëta në Bruksel, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.
“Për implementimin e këtij dokumenti ne kemi arritur pajtueshmëri të plotë me gjithë faktorët ndërkombëtarë relevantë edhe me EULEX-in, edhe me KFOR-in, edhe me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, prandaj synimi ynë për rend dhe ligj përmes një proces paqësor, por do të jemi të pakompromis ndaj strukturave ilegale dhe kriminale, kështu që opinionet janë të lira, të cilat ne i dëgjojmë, por punojnë konform kushtetutës dhe ligjeve dhe do të jemi të pakompromis dhe shumë të vendosur”, është shprehur ai.
Kreu i ekzekutivit të vendit ka garantuar se udhërrëfyesit për veriun do të jetë në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, ngritjes së institucioneve publike, kompetente dhe efikase dhe mekanizmave gjithëpërfshirës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në pikën kufitare 1, sipas këtij plani, do të ketë prezencë të Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, ndërkaq do të mbetet e mbyllur për transportin e mallrave derisa të rregullohet infrastruktura e nevojshme, kurse në pikën 31, do të ketë prezencë të policëve dhe doganierëve të Kosovës.
Bazuar në udhërrëfyesin e përgatitur nga Qeveria në një fazë të mëvonshme parashihet një kohë në katër komunat e Kosovës të mbahen zgjedhjet në përputhje me ligjet e Kosovës.
Kryeministri Thaçi po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i mirëpresin angazhimet për vënien e kontrollit në veri, ndërkaq nga qytetarët serbë ka kërkuar që të distancohen nga strukturat ilegale dhe kriminale të cilat e mbajnë peng zhvillimin e tyre.
“Nga Serbia, Qeveria e Kosovës kërkon që të heq dorë nga cenimi i sovranitetit të Kosovës, sepse bie ndesh me normat ndërkombëtare dhe nuk do të lejohet as nga Kosova as nga bashkësia ndërkombëtare”, është shprehur ai.
Pavarësisht reagimeve që mund të vijnë nga strukturat ilegale në veri, Thaçi ka thënë se Kosova do të sillet në pajtueshmëri me zotimet e proklamuara dhe implementimi i planit operacional do të fillojë më datën 16. Në këtë drejtim, ai ka thënë se Qeveria është shumë e vendosur dhe do të ketë rregulla strikte, kurse Beogradi është tërësisht pa ndikim në këtë proces.


>> Thaçi: Në veri do të jenë doganierët kosovarë >>Komente (40)

>> Tadiq: Serbia nuk do t’i pranojë doganierët e Kosovës në veri >>Komente (41)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi