KFOR-i “çan” bllokadën, barrikadat mbesin
KFOR-i “çan” bllokadën, barrikadat mbesin
KFOR-i “çan” bllokadën, barrikadat mbesin
(I plotësuar) - Grupe serbësh të sponsoruara nga Qeveria e Beogradit si dhe nga krimi i organizuar kanë vënë në orët e mesditës së sotshme edhe një barrikadë në veriun e Mitrovicës. Këto grupe kanë vendosur zhavorr në afërsi të varrezave të shqiptarëve në veri të Mitrovicës, në rrugën që çon për në Zveçan, duke bllokuar njërën anë të rrugës.
Raportohet se pas vendosjes së barrikadës tek Shkolla Teknike, në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, situata e sigurisë në këtë anë të qytetit është tensionuar. “Jemi të shqetësuar pasi serbët me barrikada na kanë ardhur para der”, ka thënë Adem Mripa, banor i kësaj lagjeje. “Për momentin situata është e qetë, por e tensionuar”.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, konfirmoi se në shumicën e rrugëve në veri të vendit banorët serbë kanë vendosur barrikada, por në njërin shirit të rrugës. Gjithnjë kur lidhen për data të caktuar situata në veri tensionohet. Hoti më tej ka shtuar se nuk shihen grupe të njerëzve në barrikada. Ato vetëm janë vendosur dhe lënë ashtu, thotë zëdhënësi Hoti.
Grupet serbe që vendosën mbrëmë barrikada nëpër rrugët që çojnë nga kufiri me Serbinë, kanë lejuar para pak çastesh konvojin e KFOR-it të kalojë barrikadën e Rudarit, njofton korrespondenti i Koha.net nga Mitrovicë. Konvoji i KFOR-it, dhjetëra automjete, ka arritur të kalojë të mërkurën rreth orës 11:00 në drejtim kampit të Nothin Hillit. Serbët kanë larguar barrikadat në Zveçan dhe komunikacioni është normalizuar nga ky vend në drejtim të Mitrovicës, ndërsa vazhdon të jetë e bllokuar rruga Zveçan-Leposaviq. Grupet serbe, të mbështetura nga Qeveria e Beogradit, kanë përforcuar barrikadat tek udhëkryqi i Shkollës Teknike në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe në fshatin Zupç në rrugën që shpien për në Zubin Potok dhe pikën kufitare Bërrnjak.
Serbët bllokuan rrugët, KFOR-i zmbrapset
Grupe serbësh të pjesës veriore të Mitrovicës kanë bllokuar qysh mbrëmë rrugët që çojnë në drejtim të Zveçanit si dhe afër urës mbi Ibër. Një barrikadë është vendosur në afërsi të Shkollës Teknik në veri të Mitrovicës, te Lagjja e Boshnjakëve. Sipas burimeve korrespondentit të Koha.net në Mitrovicë, serbët kanë vendosur barrikada në fshatin Rudare, në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, kurse në fshatin Zupç kanë vendosur barrikadë që bllokon tërësisht rrugën që çon në drejtim të pikës kufitare Bërnjakë.
Një kolonë e KFOR-it, sipas medieve serbe, e cila ishte ndalur mbrëmë nga grupe serbësh, është kthyer në bazë pas dy orë negociatash. Ajo përbëhej nga rreth 20 automjete të blinduara, kamionë, xhipa dhe ishte nisur në drejtim të leposaviqit, përkatësisht në Jarinje.
Agjencitë serbe të lajmeve njoftojnë sot se barrikadat e vendosura mbrëmë kanë gdhirë të përforcuara. Po ashtu njoftohet se mbrëmë banorët serbë të Zveçanit kanë ndalë konvojin e KFOR-it në dalje të qytetit dhe nuk e kanë lejuar të vazhdojë rrugën në drejtim të veriut të Kosovës. Po këto agjenci njoftojnë për shkarkim të kamionëve me rërë në rrugën ndërmjet Mitrovicës e Zveçanit. Siç citohet kryetari paralel i Mitrovicës, Krstimir Pantiq, barrikadat janë vendosur me vetiniciativë të qytetarëve, në Lagjen e Bosnjakëve dhe në dalje të Mitrovicëss në drejtim të Zveçanit, për shkak të paralajmërimeve se policët dhe doganierët e Kosovës do të marrin kontrollin e pikëkalimeve kufitare me Serbinë, të mbështetur edhe nga EULEX-i.
Një rrugë që çon në drejtim të Lagjes së Boshnjakëve, përkatësisht në drejtitm të urës lindore është bllokuar plotësisht, bëjnë të ditur mediat e Beogradit, kurse në dalje nga Mitrovica në drejtim të Zveçanit komunikacioni zhvillohet vetëm përmes një korsie, por me pengesa zigzag. Edhe në barrikadën e vendosur në Leposaviq qytetarët lejojnë vetëm qarkullimin e veturave vetëm nëpër një korsi. Njoftohet se kështu u pengua KFOR-i të transportojë kontejnerët për nevoja të doganës në Jarinje.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» KFOR-i heq barrikadat në Bërnjak
» Kundërpërgjigjet Thaçi, akuzon LDK-në për bllokadën
» Barrikadat, simbole turpi apo politike?
» Mitrovica të dielën proteston për barrikadat serbe
» Barrikadat serbe në veri do të hiqen nga “super ushtari”
» Kundërpërgjigjet Thaçi, akuzon LDK-në për bllokadën
» Barrikadat, simbole turpi apo politike?
» Mitrovica të dielën proteston për barrikadat serbe
» Barrikadat serbe në veri do të hiqen nga “super ushtari”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi