Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi Maqellara:Përmes kujtimeve, njeriu gjen të kaluaren e tij të pakthyeshme!

Shko poshtë

Haxhi Maqellara:Përmes kujtimeve, njeriu gjen të kaluaren e tij të pakthyeshme!  Empty Haxhi Maqellara:Përmes kujtimeve, njeriu gjen të kaluaren e tij të pakthyeshme!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 14, 2011 9:30 pm

Përmes kujtimeve, njeriu gjen të kaluaren e tij të pakthyeshme!
Nga: Haxhi Maqellara - I dashur vëlla IMI!

Haxhi Maqellara:Përmes kujtimeve, njeriu gjen të kaluaren e tij të pakthyeshme!  Haxhimaqellara-ibrahimegriu
Ibrahim Egriu dhe Haxhi Maqellara

E nisa kështu këtë letër, sepse Ti dhe une (dhe rrallë kush tjetër) me mburje dhe krenari, kemi të drejtën morale që të kujtojmë të kaluaren tonë të bujshme, aktivitetin tonë artistik dhe kombëtar.


- E nisa keshtu këtë letër (të cilën të thashë se do ta shkruaj me dorë, sepse kompjuteri m’i shkëput mendimet) sepse kultura, arti dhe gjuha, janë ato që e mbajnë gjallë nje KOMB, ndërsa artistet dhe intelektalet e mirfilltë, janë NDERI dhe NDËRGJEGJA e TIJ dhe se TI dhe une jemi protagonistë të denjë të këtyre fushave e që, fatkeqsisht, dibranët (?!) shume pak na e dinë!

Ndaj dhe sinqerisht, nga zemra dhe shpirti të uroj shëndetin e mirfilltë mbarëfamiljar, e bashke me të edhe gjithë të mirat.

Kronologjine e formimit, ngjitjes dhe shkëlqimit tim artistik,Ti, i dashur Imi, pak a shumë e di, por sidoqoftë, une edhe njëhere po të përkujtoj se këndoja kur të tjerët kishin frikë të këndonin, krijoja kënge patriotike (“Shqiponja dibrane” fituese ne festivalin “Kosovarja këndon”, ”Sokolat e Dibrës” fituese në po të njejtin festival, ”Lulkuqja e Kosovës”-hiti më i madh në vitet 80-ta, ”Nusja e Maleve Kreshnike”, ”Kaçanikut I raftë pika”, jam dhe kompozitori i parë shqiptar që në vitin 1987 i kam kushtuar këngë Shenjtores sonë, të Madhe NËNË TEREZA, etj. etj.) pra krijoja këngë atëherë kur ishte e ndaluar, kur pas demostratave të 81-it, kompozitoret kosovarë në veçanti dhe ata shqiptarë në përgjithsi, kishin ulur kokën nga frika. Pra, po të përkujtoj se une kam qenë dhe jam tepër selektiv dhe se nuk kam dashur kurrë të bjerë niveli im artistik, por ai të jetë gjithmonë në piedestal, me tekste që kanë porosinë edukative për brezin e ri si dhe me muzikë të mirfilltë shqipëtare.

Edhe sote vazhdoj të jem i tillë? Vazhdoj të jem i tillë sepse e di që populli im i lashtë dhe artdashës do më japi vendin dhe vlerat që meritoj dhe që më takojnë (në fakt Ai mi ka dhënë!).

Dekoratat e shumta e tregojnë këtë, dekorata këto që nuk janë dhe s’kanë qenë kurrë qëllimi im, por rezultati i punës së palodhur dhe me diciplinë te hekurt. Unë, kurrë s’kam imituar dike, sepse, ashtu do të humbisja individualitetin tim! (kam detyruar të tjerët të më imitojnë!). Dhe kam bërë mirë.

Sotë, në ekonominë e tregut të lirë, ku zbehen vlerat e artistit të mirfilltë dhe ku fushveprim gjejnë pseudoartistet (sidomos femrat të cilat në skenë zbulojnë shalet, barkun dhe gjoksin) unë me përbuzje të thellë vazhdoj t’i luftoj ato me këngët e mia të bukura dhe të pastra shqipëtare. Ndaj dhe albumi im i fundit “Të falëmenderit moj Tiranë” u shpall si album më I mirfilltë shqipëtar në vitin 2007.

Mirëpo, ja që mediat elektronike dhe ato tëë shkruara, vazhdojnë ta injorojnë HAXHI MAQELLARËN dhe të merren me ato pseudoartistë që dalin gjysëmlakuriq në skenat tona, vazhdojnë të shkruajnë me publicitet të madh për Madonën, një këngëtare amerikane që ka lindur femine e katërt, ka adaptuar fëminë e tretë, ka lënë burrin e pestë dhe është fejuar (!?) me burrin e gjashtë!!

O TEMPORA MORES!

I dashuri imi. Ne të dy (dhe askush tjeter !) jemi të vetmit protagoniste dibranë që morëm pjesë në lëvizjen politiko – shoqërore të Diasporës, të cilën une do ta quaja si RILINDJE TË DYTË KOMBËTARE SHQIPTARE, e që mori hov në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.

Kjo lëvizje, që u kurorëzua me pavarësinë e KOSOVËS MARTIRE, zë një vend të veçantë në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri, pavarësi dhe përparim shoqëror. Si çdo lëvizje e madhe politiko – shoqërore, ajo kishte nevojë për një parapregatije dhe frymëzim IDEOR, që do të konkretizohej në atë rym të fuqishme të mendimit politik, moral, filozofik dhe estetik.

Ideologjia e kësaj RILINDJE TË DYTË KOMBËTARE, është pjellë e ndrejt për ndrejtë e kësaj Lëvizjeje.

Ti dhe unë, u futëm në këtë Lëvizje si ideologe të shquar dhe vallën e hoqem shumë bukur.

Emigrantet shqiptarë (që ne i gjetëm në diaspore) kishin ikur nga vendi ynë për t’i bërë një intervenim kirurgjik plagës së varfërisë dhe si të tillë ata i kishte zënë gjumi. TI dhe UNE I shkundëm fortë dhe i zgjuam nga gjumi.

Këto veti organizative dhe ideologjike, më së miri i nuhati antishqiptari i tërbuar dibran, Pote Arbellsky i cili, duke na etiketuar si PERSONA NON GRATA, mendoj se ne të dy do të reagonim me kokëfortesinë e shqiptarit dhe si të tillë do të na burkoste. DHE KËTU ai GABOI RËNDË! Sepse ne të dy si intelektualë të mirfilltë e nuhatëm të keqën, nuk ishim kokëkrisur që të futeshim në burg duke marrë në qaf fëmijët, bashkëshorten, familjen dhe shëndetin tonë. Tek ne nuk mbizotëroi ndenja, por arsyeja dhe logjika ndaj dhe morrëm, rrugën e mërgimit por gjithnjë duke lënë frutet e punës sonë në Dibër, Kosovë e Diasporë.

Ky veprim i yni, atë shovinist e tmerroi dhe do ta tmerrojë edhe në momentet e fundit të jetës së tij, atëherë kur lajmëtari i vdekjes do ta pyesë: “A të ka mbetur ndonjë peng nga ajo botë?” Përgjigjja e tij do të jetë: “Po lartëmadheri. I vetmi peng qe kam’ është se nuk munda të burgosë, IBRAHIM EGRIUN dhe HAXHI MAQELLARËN.”

I dashur Imi! Në fundë po të tregoj se familjarisht jemi shëndoshë e mirë dhe me kënqësi të veçantë të ftoj që të më vish me bashkëshorten.

TË PËRQAFOJ SI VËLLAI VELLANË!

Sinqerisht: Haxhi S. Maqellara, N.Y. SHBA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi