Norë Gashi: Feja, Politika dhe Shteti Kombëtar
Faqja 1 e 1
Norë Gashi: Feja, Politika dhe Shteti Kombëtar
Feja, Politika dhe Shteti Kombëtar
NUK KA FE AS PARTI
QË PËRÇAN KËTË SHQIPTARI!
Nga Norë Gashi
Hapja e diskutimit mbi futjen e mësimit fetar në shkolla hapi një debat të gjerë publik në opinionin shqiptar. Edhe para hapjes së këtij debati qe një kohë të gjatë po përcjellim me vëmendje diskutimet rreth feve dhe kombit. Kështu që ky shkrim ka me qenë më shumë përmbledhje e mendimeve të publikuara ti disa autorëve në këtë temë se sa një shkrim autorial personal. Prandaj po ju kërkojmë falje atyre autorëve që ua kemi marr disa citate e që nuk po i citojmë me emra e tyre në këtë shkrim për të mos marr tepër hapësirë. Megjithatë do të bëjmë një përjashtim te Besnik Prishtina komenti i të cilit u bë shkak kryesor i këtij shkrimi. Besnik Prishtina te kosovaprerss në komentin e vet shkruan mbi mësimin fetar në shkolla sa vijon :
“...Në vend të Lëndëve Fetare të besimeve te ish perandorive të huaja , në tëra nivelet e arsimit në gjuhën shqipe, nga Çerdhet me Fëmijëve e deri te niveli Universitar duhet me e bë lëndë të obligueshme Lëndën Kombëtare. Feja e shqiptarit është shqiptaria dhe besimi ynë fetar në Perëndi është shqiptarizmi, sepse Zoti i krijoi shqiptarët dhe Shqipërinë dhe ai i njeh dhe i do ata vetëm si shqiptar. Për ne janë njerëz të shenjët të gjithë luftëtarët e rënë dhe të gjallë të lirisë nga Skënderbeu e deri te Adem Jashari e Adem Demaçi, e jo njerëzit e huaj që për ne s´kanë as një domethënie. Për ne janë Profet tanë prej Sami Frasherit e deri te Adem Demaçi, e jo njerëzit e huaj që për ne s´kanë as një domethënie. Për ne shqiptarët Seli e Shenjt e Qabe janë Kruja, Vlora, Prizreni e Prekazi e jo vendet e huaja që për ne s´kanë as një domethënie. Për ne ditët shenjta janë 28 nëntori, 29 nëntori, 10 qershori, 6 marsi e dite tjera kur u derdh gjaku për lirinë e atdheut e te kombit ton e jo festat e huaja që për ne s´kanë as një domethënie. Feja është punë private e secilit ndërsa kombi mbi të gjitha! Mbani mend shqiptar: se së pari jeni shqiptar e pastaj vine tjerat. Mos i festoni festat e huaj duke lanë festat e juaj mbas dore, se Zoti do të ju dënon. Mos o respektoni shenjtoret e huaj qe nuk kanë bë as gjer për ne, duke lanë heroit e juaj mbas dore, se Zoti do të ju dënon. Mos o respektoni vendet e shenjta te huaja qe nuk kanë as një vlerë për ne, duke lanë vendet e shenjta te juaja mbas dore, se Zoti do të ju dënon. Kush i kultivon besimet fetare të ish sundimeve të perandorive armike, e të vetat i len pas dore , ose është i pa ditur ose është mashtrues e tradhtar që si parazit jeton në kurrizin e besimtareve injorant, prandaj mbështet kultivimin e feve te huaja në vendin ton...” (fundi i citatit)
Para se të hymë në temë së pari të themi se kur flasim për disa qarqe të huaja , natyrisht se këtu është fjala për ato qarqe të errëta reaksionare në lindje dhe në perëndim me të cilat nuk kanë lidhje popujt e lindjes dhe të perëndimit e me të cilët na lidhë miqësia e respekti i përhershëm reciprok, të cilin e kultivojmë me kujdes të madh, sepse popullit ton i duhen sa më shumë miq e sa më pak armiq.
Qarqet e errëta reaksionare antishqiptare të perëndimit po i përdorin partitë politike dhe degjenerimin kulturor, ndërsa qarqet e errëta reaksionare antishqiptare të aleancës së lindjes sllavo-greke-arabe po i përdorin besimet fetare dhe arabizmin anti-kulturor për të nxit përçarje mes shqiptarëve.
Shqiptarët e kanë identitetin dhe kulturën e qytetërimin e vet individual dhe kolektiv edhe politik edhe fetar, andaj nuk kanë pse të emitojnë kulturat e huaja dekadente politike e fetare.
Prandaj komenti i Besnik Prishtinës është Manifest i Besimit Fetar Shqiptar. Sepse Feja e Shqiptarit është Shqiptaria!
Autoritet e larta të Besimeve Fetare duhet të ulen bashkë me Akademitë e Shkencave Shqiptare dhe të vendosin edhe Bazat Teorike Shkencore të Besimit Fetar Shqiptar në Zot edhe Bazat Teorike Shkencoren të Sistemit të vërtetë Demokratik pa parti përçarëse politike.
Kjo mundet të realizohet mbi ato parime që i përmendi Besnik Prishtina e që do të përfshijnë tëra ritet që duhet të përcjellin jetën e shqiptarëve që nga dita e lindjes e deri te dita e varrimit. Pa i përzierë ritet shqiptare me ritet e traditat të huaja të lindjes dhe perëndimit.
Besimet e huaja fetare po i përçajnë shqiptarët, sepse ky edhe është qëllimi i tyre kryesor. Besimi Fetar Shqiptar do ti bashkoj shqiptarët.
Po ashtu perëndimi, në emër të “demokracisë” i përçau shqiptarët në 100 Parti Politike të cilat nuk luftojnë për shtet sovran kombëtar por për pushtet kolaboracionist nën sundimin e huaj kolonial.
Sundimi i huaj kolonial ka për qëllim zhdukjen e identitetit kombëtar shqiptar dhe të zhdukjes së pronësisë nacionale mbi territorin e vet nacional. Këtë e vërteton më së miri teza reaksionare e Ahtisarit me të cilin Kosova nuk është pronë e popullsisë autoktone shqiptare por një vend “multietnik”, ku të gjithë janë “pronar” pos shqiptarëve. Kjo politikë antishqiptare po synohet të realizohet përmes të partive të korruptuara politike në emër të cilave po shtypet demokracia e popullit ton.
Prandaj është detyrë primare e Autoriteteve të larta të Besimeve Fetare dhe për Akademitë e Shkencave Shqiptare e të Dijetarëve Shqiptar që të vejnë Bazat Teorike Shkencoren të Sistemit të vërtetë Demokratik në vendin ton pa parti përçarëse politike. Ku populli i propozon i zgjedh dhe i shkarkon e ndryshon udhëheqësit e vet në periudha të caktuara kohore, apo kur është me arsye edhe para kohe edhe profesionalisht edhe horizontalisht e vertikalisht. Kjo është demokracia e vërtet popullore dhe ajo nuk munde të realizohet derisa në pushtet të është partio-kracia përçarëse.
Natyrisht se rekcioni i huaj agjenturor fetar dhe partiak do ti kundërvihen me tëra forcat krijimit të Besimit Fetar Shqiptar dhe Sistemit Demokratik Autentik Popullor - pa parti politike, sepse ata do të humbin mundësin e jetesës së tyre parazitare në kurriz të popullit, sepse ata do të humbin mundësin e përçarjeve mes shqiptarëve dhe të sundimit tiranik mbi shqiptarët. Sepse kështu do të dështon ëndrra e tyre për zhdukjen e shqiptarëve dhe shuarjes e bërjes të Shqipërisë dhe tjetërsimin e tyre në një popull e në një vend të zhdukur.
Prandaj duhet futur lëndën e mësimit të Besimi Fetar Shqiptar në shkolla që reaksionet e huaja të mos e realizojnë zhdukjen ton përmes të besimeve fetare të veta dhe të partive të veta të instaluara si agjentura të spiunëve të vet në vendin ton.
NUK KA FE AS PARTI QË PËRÇAN KËTË SHQIPTARI!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi