Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjykata Supreme “u tregon anët” MMPH-së dhe Komunës së Prizrenit

Shko poshtë

Gjykata Supreme “u tregon anët” MMPH-së dhe Komunës së Prizrenit Empty Gjykata Supreme “u tregon anët” MMPH-së dhe Komunës së Prizrenit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 15, 2011 6:17 pm

Gjykata Supreme “u tregon anët” MMPH-së dhe Komunës së Prizrenit

Gjykata Supreme “u tregon anët” MMPH-së dhe Komunës së Prizrenit 15priz1

Prizren, 15 shtator – Gjykata Supreme e Kosovës e ka rrëzuar vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor(MMPH) të datës 27.07.2011, përmes të cilit MMPH-ja kishte revokuar vendimin e Inspektoratit të MMPH-së që kishte shfuqizuar vendimin e Kuvendit Komunal të Prizrenit të datës 20.05.2011 për Planin Rregullues Urban për lokacionin “Qendra e Re 2” në qytetin e Prizrenit, pasi që kishte konstatuar se ka pas shkelje ligjore në këtë rast. Më 6.07.2011 MMPH-ja kishte shfuqizuar këtë vendim të KK-së së Prizrenit nën arsyetimin se është bërë shkelje e Ligjit të Planifikimit Hapësinor, ndërsa pas ankesës së KK-së së Prizrenit, zyrtarët e së cilës kishin thënë se ka pas gabime teknike lidhur me anët(e majtë e djathtë të Planit Rregullues) në këtë vendim dhe se do t’i përmirësojnë ato, MMPH-ja kishte revokuar vendimin e mëparshëm. Por ankuesi, Nezir Xhoxhaj, nuk ishte ndalur me kaq dhe lëndën e kishte dorëzuar në Gjykatën Supreme të Kosovës. Si rezultat Gjykata Supreme ka vendosur në favor të paditësit duke e anuluar vendimin e dytë të MMPH-së lidhur me këtë rast. “Gjykata e miraton pretendimin e padisë se e paditura( MMPH-ja v.j.) , me vendimin Ref. 11-INS-SH-17-RR-03 datë 06.07.2011, vendimin e shkallës së parë e ka anuluar për shkak se ai është nxjerrë në kundërshtim me procedurat e parashikuara me Ligjin nr. 2003/14 Për planifikimin hapësinor” dhe Ligjin nr. 03/L-106 Për ndryshimin e Ligjit për planifikim hapësinor që kanë ndikuar në vërtetimin e gjendjes faktike dhe, për shkak se e paditura(MMPH-ja v.j.) nuk i ka vlerësuar thëniet e ankesës e jo për shkak se aktvendimi i ankimuar ka përmbajtur gabime teknike”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës A. Nr. 711/2011 të datës 10.08.2011 që e ka siguruar “Koha Ditore”.

Në bazë të këtij vendimi të Gjykatës Supreme të Kosovës gjendja kthehet para se të ishte nxjerr akti i anuluar. “Në përputhje me nenin 65 të LKA, kur gjykata e anulon aktin kundër të cilit ka filluar konflikti administrativ, gjendja kthehet në gjendjen në të cilën ishte para se të ishte nxjerrë akti i anuluar, prandaj organi i paditur duhet të vendos sërish, duke i patur parasysh vërejtjet e Gjykatës se nuk bëhet fjalë për gabime teknike vetëm për sa i përket anës së djathtë apo të majtë, por se akti i nxjerrë, siç ka konstatuar vetë paditësja, duke mos i respektuar rregullat e procedurës së parashikuar me Ligjin nr. 2003/14 për Planifikim hapësinor dhe Ligjit nr.03/L-106 Për ndryshimin e ligjit për planifikim hapësinor dhe se me ankesën e paditësve është pretenduar se vendimi të cilin e kanë votuar anëtarët e Kuvendit dhe vendimin të cilin e ka nxjerrë kryesuesi, janë në shpërputhje për sa i përket shtrirjes së Planit Rregullues Urban për lokacionin ‘Qendra e Re-2” të qytetit të Prizrenit”, thuhet në vendimin e GJK-së.

Përmes këtij vendimi Gjykata Supreme e Kosovës ja ka dhënë edhe një leksion Komunës së Prizrenit dhe MMPH-së se kur mund të bëjë korrigjime të një vendimi duke theksuar se “në çdo kohë mund të bëjë korrigjimin e pasaktësive dhe gabimeve vetëm të aktit të vlefshëm”.


http://www.koha.net/index.php?page=1%2C13%2C69420
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi