Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flakët e këngëve të Agim Gashit

Shko poshtë

Flakët e këngëve të Agim Gashit  Empty Flakët e këngëve të Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 15, 2011 8:22 pm

Flakët e këngëve të Agim Gashit

Art dhe Kultur
Nga MIHO GJINI -

Flakët e këngëve të Agim Gashit  5963_0_0_300x212_images_stories_Art-Kultur_kopertina-epokaenderit
Kopertina e Librit "Epoka e Nderit" nga Agim Gashi



Flakët e këngëve të Agim Gashit  5963_0_0_100x75_images_stories_Autor_mihogjini
Miho Gjini

Sapo mbarova së shfletuari tufen e vjershave, këngëve rapsodike dhe poezive të Agim Gashit, vënë nën kornizen “Epoka e Nderit“ dhe mu dukë se flakërimi e kishte përfshirë krejt librin e tij…

Aty shfaqen e shkrepin zjarre të shumta: përpjekjet e luftrat; lindjet, vuajtjet dhe vdekjet; tradhëtitë dhe triumfet; përmbysja dhe rilindja ….Dhe emocjonet e forta që lindin heronjë të fortë. Agim Gashi i do që të gjitha bashkë në një libër, futur në sharki…Dhe jashtë ..Nëpër sheshe, rrugë e salla të mëdha të europes. Edhe pse është e pamundur që ti thotë gjithë grehinat e shpirtit të tij të zjarrtë, ai do që të dëgjohet. Eshtë zëri i tijë. Eshtë vetë ai: AGIM GASHI

Diku thotë se “kanë marrë flakë këngët“..Dhe kështu është’’. I tër libri është i ndezur nga flakë reale heroizmi e patriotizmi, që i kanë rrënjët në eposin e lashtë shqiptar, në ata thëngjijë të pashuar të ngjarjeve dhe karaktereve heroike të së djeshmes e të së sotmes dhe që u bënë shëmbëlltyrat më të vyera për kombin. Ndryshe nuk do të ndjehej SHARKIA e këtij rapsodi zemërzjarrtë.

Rapsod ishte edhe HOMERI. Baba i gjithë rapsodëve të botes. Bazë e letërsisë gojore e të shkruar. Po ai e shihte boten, duke dëgjuar të tjerët. Siç thoshte Shekspiri: shihte me “sytë e mendjes“. Ndersa Agim Gashi ka qenë përherë në vorbullen e ngjarjeve të mëdha të kombit, jo thjesht soditës, po njeri aktiv, personazh, autor dhe interpretues njëherësh, trim i çartur, shqiptar i kulluar e i pakompromis, i gatshëm të vdes për vend të vet e për ideale të larta, duke mohuar edhe vetveten. Kemi të bëjmë me një hero real, i cili u torturua nga serbet barbarisht, që të hajë kaseten e tijë “Po na vjen shkau në konak“, gjë që e çoi atë në pragun e vdekjes. Dhe ja ku shfaqet ky “njeri jo i zakonshëm“ nëpër Kosovë, Gjermani e udhëve të Europes, me çanten e varur pasqafe, mbushur me kaseta të tjera edhe më të bukura për Kosoven e tijë dhe për Shqipërin mëmë, pa e ndarë prej vedit sharkin e dashur, si të ishte pushkë qemote…

“Se une rashe me mbetë i gjallë” -thote ai diku, duke shtuar më pastajë: “O moj Sharki, ti me më mungue mue, - E ti za mos me më tradhëtue, -Si nji kangë burri du me këndue…”

Po. Këto janë kangë burrash.. Dhe ka të drejtë miku im Ali Podrimja kur thotë se ..” kanga e tij na ndjek kudo dhe gjithnjë…” Se, nëpër kangët e tij është Kosova ,është shqiptari i vërtetë, është vet ai, Agimi, që i jep jetë vargut dhe sharkisë…

Eshtë një zë i ngrohtë, vibronjës, emocjonal, që depërton nëpër shpirtëra njerëzish e i ngre ato peshë, i flakërin. Edhe kur vargjet janë të zbehta, pa forcën e duhur, ai di ti “ngrer në këmbë” me pathosin që i buron vetiu.

E megjithate, or mik, kur vera është e mirë dhe e fortë ska nevojë që ta mbushesh goten aq shumë, sa të derdhet.

Ndaje, do ti kisha dhene Sylejman Aliut nje pale gershërë që të krasiste nga shtati i pemes tuaj mjaft degëza që e prishin shijën e mirë të “verës“.

Mjaftonin vargje të tilla lapidare, si te “poema e dhimbjes“: ”Kur kollitesh nënë n´Kosove, -Atë kollë n´kurbet unë ta ndi!“..Apo…, kur do me ia puthë (asajë ) rrudhat e ballit“..Ose, kur thotë për trimat: "vdekje tambël ban shqiptari..” për të krijuar mendimin se sa largë qëndron nga shtirrja dhe patetizmi tradicional, aqë shum i dukshem nëpër krijimet dhe interpretimet e rapsodëve shqiptar.

Afer këtij nocjoni qëndrojnë bukur e thjeshtë katër poezi intime si; “Unë me lumin bisedojë”, “Kur unë shkova në kurbet“, “Lanë dhe qanë vasha n´gur t´lumit“ dhe “O bilbil i malit“. Në këto vargje të shkruara buzë lumit Rur në Gjermani mbetet imazhi noljan i kurbetit, përcjellur thjeshtë e me një dhëmbje të thellë, gati të padukëshme. Këtu fshihet edhe arti poetik dhe mbetet gjithmon persiper “ajka e qumështit“, si në figurat e metaforat e rralla, të cilat “pikojnë” nëpër faqet e librit si lotë margaritarësh….:

Pa koment:

“N´bark të nanës gzohet fmija…”
“Burrat doren kur e shtrijnë
Në çdo zemër lule mbijnë”
“Të martova me plumba n´balle”
“Në sy nanës ju ngri loti”
“…..vorri thrret….”
“……Ngryset qielli….”
“……qahet toka “
“Edhe Drini rrjedhën ndal”
“…vajtojnë zanat,,,”


Por,duhet bërë,megjithatë një koment i shkurtër kur vjen fjala për lirin që fiton KOSOVA dhe poetit i duket se “mbushen degët me qershia “

Nuk mund të mbyllej më bukur ky libër i AGIM GASHIT: TEK E THJESHTA QËNDRON EDHE E BUKURA.

http://www.kosovarimedia.com/home/albakos/art-dhe-kultur/5963-flaket-e-kengeve-te-agim-gashit.html
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flakët e këngëve të Agim Gashit  Empty Re: Flakët e këngëve të Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 15, 2011 9:11 pm

Këtë shkrim e botoi edhe Prishtina-pres me këtë adresë!



http://prishtinapress.info/flaket-e-kengeve-te-agim-gashit/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi