Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enis Veliu:Komuna e Prizrenit, 28 mijë euro për ueb-sajt

Shko poshtë

 Enis Veliu:Komuna e Prizrenit, 28 mijë euro për ueb-sajt Empty Enis Veliu:Komuna e Prizrenit, 28 mijë euro për ueb-sajt

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 16, 2011 10:43 am

Komuna e Prizrenit, 28 mijë euro për ueb-sajt

Enis Veliu

 Enis Veliu:Komuna e Prizrenit, 28 mijë euro për ueb-sajt Prizreni

Komuna e Prizrenit e cila drejtohet nga Ramadan Muja, për hartimin e një ueb-sajti për komunën e Prizrenit, ia ka dhënë tenderin prej 28 mijë e 575 euro kompanisë “Gis D&A Center Kosovo” po ashtu nga Prizreni.
Kjo bën të ditur se abuzimi me paranë publike, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal nuk ka të ndalur. Edhe më tej paratë e taksapaguesve kosovarë vazhdojnë të shpenzohen nga institucionet e shtetit në projekte jo të domosdoshme me çmime astronomike.
Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik në tenderin për krijimin e ueb-sajtit “Prizreni 360 shkallë” kanë konkurruar katër kompani, ku departamenti i prokurimit i komunës ka vendosur që tenderin t’ia japë kompanisë “Gis D&A Center Kosovo” nga Prizreni, e cila si aktivitet kryesor të sajin e ka riprodhimin e shënimeve të makinave llogaritëse.
Zyrtarë të Kuvendit Komunal të Prizrenit në një farë mënyre nuk duan të flasin për këtë çështje, duke e konsideruar si çështje të mbyllur. Ahmet Krasniqi nga zyra e prokurimit në komunën e Prizrenit, tha se të dhëna rreth këtij prokurimi mund të japë vetëm drejtori.
“Ai është në udhëtim zyrtar dhe kthehet pas dy ditësh. Vetëm ai mund t’ju japë të gjitha të dhënat që juve ju duhen”, tha ai.
Por, burime të gazetës brenda komunës së Prizrenit thonë se çmimi i dhënë për krijimin e ueb-sajtit është tejet i lartë. “Edhe unë mendoj se ju si gazetë që po merreni me këtë çështje keni të drejtë, sepse çmimi është shumë i lartë, por unë nuk kam mundur të ndikoj që gjërat të rrjedhin më ndryshme”, tha burimi i gazetës brenda komunës.
Sipas tij, në komunën e Prizrenit ka shumë projekte më të nevojshme se sa krijimi i ueb-sajteve. Në anën tjetër, përfaqësues të partive opozitare në komunën e Prizrenit thonë se abuzimi me fonde publike në këtë komunë nuk ka të ndalur.
Zafir Berisha nga Bashkimi Demokratik thotë se kryetari i komunës së Prizrenit është duke keqpërdorur buxhetin e komunës. Ai tha se dhënia e 28 mijë e 575 euro për hartimin e një uebsajti është keqpërdorim i pastër i parasë publike në këtë komunë.
“Nuk ka logjikë që për një uebsajt të shpenzohen 28 mijë e 575 euro. Ne në vazhdimësi po reagojmë për gjëra të tilla, por avazi i keqpërdorimeve nuk ka të ndalur”, tha ai.
Berisha thotë se për pak kohë po ashtu komuna ia pati dhënë tenderin prej 40 mijë një kompanie për mbjelljen e luleve, të cilat, sipas tij, u thanë pas dy ditësh. “Në komunën e Prizrenit ka dallavere thuajse me çdo tender që ata e shpallin”, tha ai.
Po ashtu, gazeta edhe kohë më parë ka raportuar për dallavere me tender në komunën e Prizrenit. Në maj të këtij viti Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), pati urdhëruar Komunën e Prizrenit, që ta anulojë tenderin “Mirëmbajtja e Hapësirave të Gjelbra dhe rregullimi i pajisjeve ambientale nëpër oaza jubile dhe sheshe publike në Prizren”, për shkak të shkeljeve të rënda të Ligjit të Prokurimit Publik. Këtë tender prej 30 mijë e 856 euro komuna ia pat dhënë kompanisë “Is Company”.

Kush është “GIS D&A Center Kosovo”

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARB) në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) kompania “Gis D&A Center Kosovo” figuron si pronë e Fahri Jusufi dhe Arif Bashani, ku ky i fundit është person i autorizuar në kompani.
Sipas ueb-faqes për aktivitet kryesor kompania e ka riprodhimin e shënimeve të makinave. Po ashtu, aktivitet i kompanisë është edhe riprodhimi i regjistrimeve në video këshillime dhe sigurimi i pajisjeve programore, përpunimi i të dhënave, përpunimi dhe udhëheqja e të dhënave bankare, veprimtaritë tjera të lidhura me makinat llogaritëse, publiciteti, reklamat dhe propaganda, si dhe veprimtari të fotografimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi