Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:PËR TË PAFTUARIT MES MIQVE

Shko poshtë

Vullnet Mato:PËR TË PAFTUARIT MES MIQVE Empty Vullnet Mato:PËR TË PAFTUARIT MES MIQVE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 18, 2011 12:58 pm

Vullnet Mato:PËR TË PAFTUARIT MES MIQVE 299417_1903763044962_1568334934_31414487_2146321143_nVullnet Mato:PËR TË PAFTUARIT MES MIQVE 275008_1568334934_7231675_n

Vullnet Mato

PËR TË PAFTUARIT MES MIQVE

O letër e bardhë, o stilolaps,
ti kompjuter i papërtuar!
Erdhi çasti t’u vras sytë
dhe t’u sfidoj smirën përsëri,
atyre që u goditet ligësia,
nga leximi i padëshiruar,
i vargjeve që do shkruaj tani
për dashamirët e mi!...

Acidet e kërshërisë ulçeroze,
do t’u thartohen përbrenda.
Gjersa të gjejnë rastin
të vjellin vrerin përçmues.
Për gjakun tim të valë
që pasioni më risjell te zemra,
nga frymëmarrjen e mirë
me ndjesinë e artit krijues.

Ata paragjykues të hershëm,
ndonëse të paftuar mes miqve,
shtyhen nga dreqër brenda vetes,
që i gërricin pa pushuar.
Shpesh lënë mënjanë punët,
hallet e tyre të përditshme,
dhe shfaqen pas emrave të rremë
me pasuorde të maskuar.

E di që do tërboheni sërish,
Elinda, Luisa, Tur Leshnica...
Por unë do vazhdoj të derdh
shira qortimesh dhe tinguj kënge,
sa herë më vjen të lind foshnja
me rrezatime dritash.
Deri sa të më thahet mitra krijuese
me pjellori nëne.

Sepse kam lindur i paracaktuar
për të shëruar e ngazëllyer shpirtra.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi