Faruk Tasholli: Misioni atdhetar e humanitar i një mërgimtari
Faqja 1 e 1
Faruk Tasholli: Misioni atdhetar e humanitar i një mërgimtari
Skicë për portret
MISIONI ATDHETAR E HUMANITAR I NJË MËRGIMTARI
Nga Faruk Tasholli
Ndër mërgimtarët e decenieve të fundit, pra në grupin e atyre që detyrimisht e lëshuan Kosovën, zë vend edhe Ismet Mehmetaj, i cili tash e sa vite jeton me familje në Würselen, afër Aachen-it në Gjermani. Por një pjesë e mërgimtarëve, që kur erdhën nga Kosova që gjithnjë po rrëshqiste nën kthetrat e okupatorit serb, nuk mundën të rrinë anash e ta lënë mërgatën të shpërnarë. Edhe Ismet Mehmetaj, përndryshe i ngritur intelektualisht në Universitetit të Prishtinës, që në fillim të ardhjes, hulumton bashkimin e mërgimtarëve të rinj e të vjetër. Si shembull në krahinën e NRW, ai kishte Klubin Kulturor Shqiptar "Emin Duraku" të Dyseldorfit, klub ky që kishte funksionuar si organizatë kombëtare qysh gjatë viteve tetëdhjetë dhe që me veprimtarinë e vet, zbehte aktivitetet e klubeve të quajtura jugosllave, e po ashtu edhe të përfaqësive konsulare të ish-Jugosllavisë. Fillimi i viteve nëntëdhjetë po e zbrazte Kosovën, ndërsa mërgimtarët e rinj, po shpërndaheshin gjithandej Europës. Ismet Mehmetaj, së bashku me Bahtir Avdiun dhe Ali Rexhepajn, vendosin për themelimin e një klubi kulturor, ku në një anë do të tuboheshin mërgimtarët, e në anën tjetër, të bashkuar, ata do ta ndihmonin edhe më lehtë Kosovën, në ato momente kur kishte nevojë më së shumti.
- Kosova në ato vite po vlonte e edhe ne duhej të bënim diçka, nis rrëfimin Ismeti. Të gjithë ishim hallexhinj, por iu qasëm punës. E formuam Klubin Kulturor Shqiptar "Besa" në Aachen, i cili brenda një kohe te shkurtër u bë qendër e frekuentimit jo vetëm e mërgimtarëve, por edhe i veprimtarëve politikë dhe i artistëve të të gjitha fushave të Kosovës. Aty u bënë shfaqje të thjeshta, por domethënëse, ku sidomos fëmijët që kishin mbetur pa atdhe, tash sërish po këndonin shqip. Adresa u krijua. Aty filluan të trokasin njerëz të mbetur mes katër rrugëve të Europës, së paku për të marrë ndonjë informacion, qoftë edhe për banim dhe për punë. Kështu solidariteti mes njerëzve po zgjerohej. Sidomos në fundjavë, klubi mbushej plot. Në këtë klub, pos veprimtarëve të shumtë, u kthyen edhe krijuesit dhe artistët më me renome të kohës si Azem Shkreli, Ali Podrimja, Agim Qavdërbasha, Lindita Arapi, Çun Lajqi etj. Ata i dhanë fuqi veprimtarisë kulturore të klubit ku bashkatdhetarët mezi prisnin pastaj të vinin sërish. Prej këtu u nisën ndihmat e para për Kosovë, qoftë ato për mbijetesën e popullatës, por edhe për mbijetesën e arsimit shqip në Kosovë. Përpos ndihmave humanitare, këtu, pra në Aachen me rrethinë, fillimisht u krijua bërthama e fondeve humanitare dhe qeveritare për Kosovën. Është e gjerë dhe e dendur sidomos veprimtaria e Fondit Humanitar të Aachen-it, të udhëhequr nga Marjan Tunaj, profesor në njërin nga gjimnazet e këtij qyteti. Por mbi të gjitha, shqiptarët e kësaj pjese të Gjermanisë, më në fund, mjetet e tyre i derdhën në shërbim të luftës çlirimtare në Kosovë dhe sot i mban krenaria se dikur kanë bërë diçka për atdhe.
Ismet Mehmetaj, në dy mandate kryetar i Klubit "Besa" të Aachen-it, shton se atyre viteve ishte ngjallur një ndjenjë e madhe për të ndihmuar në të gjitha frontet. Nuk ishte vështirë të udhëhiqej një klub kur të gjithë kërkonin aktivitete dhe ofronin ndihmë. Bashkëpunimi filloi të shtrihej edhe me vendësit, sidomos në planin humanitar.Më 1995, veprimtari Mehmetaj, i bashkangjitet Shoqatës Humanitare Gjermane "Licht" (Drita) me seli në Alsdorf. Qëllimi i kësaj shoqate ishte ndihma me misione të kufizuara në vatrat e krizave. Në fillim ka vepruar misioni i ashtuquajtur "Malta 11" që ka zgjatur tri vjet. Qëllimi i këtij misioni ishte që të ndihmohen tri familje të tri nacionaliteteve në Sarajevë, që të tria viktima të luftës. Por kjo shoqatë, edhe përmes misionit katolik në Sarajevë, shpërndan veshmbathje, medikamente dhe pajisje shtëpiake. Ndërkaq, shpërthimi i luftës në Kosovë, tashmë Ismet Mehmetajn e gjen me një përvojë të konsoliduar në Shoqatqn Humanitare "Licht". Ai duke shfrytëzuar përvojën e vet dhe përvojën e anëtarëve gjermanë, arrin që brenda një kohë të shkurtër të dërgojë dy kamionë të mbushur me ndihma të nevojshme, të cilat veçanërisht u shfrytëzuan nga refegjatët e luftës që ishin deportuar nga Kosova në Shqipëri në vitn 1999. Dhe, menjëherë pas luftës, po kjo shoqatë, me iniciativën e z.Mehmetaj, nis misoionin "Hyra". Ky mision kishte për qëllim sigurimin e një proteze, konkretisht për vogëlushen Hyra Jashari, që e kishte humbur kragun gjatë luftës. Shoqata me propagandën e vet arrin që ta gjejë një argjentinase e cila siguron protezën, ndërsa shërbimet e udhëtimit për në Itali, i heq vetë.Në këtë vazhdë, vetë Ismet Mehmetaj, i gjendet vajzës së poetit luftëtar Tahir Deskut dhe, nga buxheti familjar, i ndan në bursë vjetore prej 1200 markash gjermane.
Shumë vite pasi janë fashitur veprimtaritë e përbashkëta dhe njerëzit më shumë i janë kthyer punës dhe familjes, edhe Ismet Mehmetaj bën punët e përditshme dhe në fundjavë, takohet më fëmijët e vet që studiojnë universitetev të ndryshme, ku vajza e madhe, Kreshnikja, tash e sa kohë ka mbaruar shkencat politike dhe punon në Parlamentin Europian.
Maunet me ndihma humanitare pë refugjatët e Kosovë në Shqipëri
organizuar nga SHH "Licht Blick"
Ismet Mehmeti në shtypin gjerman
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi