Rudina Llazari:"E njoh vrasesin e tim biri"
Faqja 1 e 1
Rudina Llazari:"E njoh vrasesin e tim biri"
"E njoh vrasesin e tim biri"
Nga Rudina LlazariShkoder - Prej 18 vitesh, ndodh po keshtu. Nje ceremoni ne Monumentin e 2 Prillit, vizitat ne familjet e kater deshmoreve dhe me pas, nje aktivitet ne teatrin "Migjeni". Me pas qyteti rikthehet ne te njejtin normalitet. Ne paradoks me kete, askush nuk ka mundur te dije se kush i ka vrare me te vertete, kater personat qe u fiken me 2 prill 1991. Ate dite, ne qender te qytetit te Shkodres u ekzekutuan kater djem. Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, moren plumbat e "bishes" qe perjetonte ditet e fundit te saj. Nena e deshmorit Arben Broci, kembengul te deklaroje fajtore, tre nga kreret e pushtetit te atehershem.
Arben Broci, " Martir i Demokracisë" |
Rrefimi
Cdo pervjetor, shtepia e Lije Brocit mbushet plot me njerez dashamires, miq dhe te aferm. Por asaj i mungon Arbeni, djali inteligjent dhe nje prej te rinjve qe ne vitin 1991, njihej si potencial per te ardhmen e vendit. Per Lije Brocin, tre jane personat qe urdheruan vrasjen e kater deshmoreve dhe plagosjen e disa dhjetera te tjereve; Ramiz Alia, Fatos Nano dhe Gramoz Ruci, qe sipas saj, mbajne mbi supe pergjegjesine e 2 prillit 1991. Kurse per here te pare flet edhe per ate qe sipas saj ishte ekzekutori faktik i masakres. "Kam njohur ate qe vrau djalin tim. E kam njohur ashtu si rastesisht, personin qe ka shtene mbi djalin", - thote ajo. Enderron te rihape gjyqin, por mbetet e zhgenjyer se, nuk i eshte mundesuar kjo gje. Sipas Lije Brocit, vrasja ka qene e qellimshme. "Im bir ishte planifikuar qe te vritej. Ai e dinte kete dhe shpesh me thoshte se, do te me vrasin nene, por ti duhet te jesh e forte. Ishte pikasur qe ne dhjetor te vitit 1990, ne takimin qe studentet e dhjetorit paten me presidentin e asaj kohe, Ramiz Aline. Pas fjales mashtruese te Alise, im bir ka kundershtuar duke i kujtuar qellimin e atij takimi, pluralizmin", - rrefen Lija. Madje me tej kujton nje detaj qe djali ia kishte rrefyer. "Kur dolen nga takimi, Beni me tregoi se Ramiz Alia i kishte kapur lehte floket. Ishte si veprimet e Enver Hoxhes, qe i rrihte shpatullat, atyre qe donet te eliminonte. Beni e kishte kuptuar kete fakt dhe e ruajten rastin me 2 prill", - rrefen me tej nena e deshmorit. Por ajo qe ka ndodhur me pas ka qene edhe me e rende. Dy muaj pas ngjarjes, jane thirrur nga Ramiz Alia. "Edhe pse nuk desha ne fillim, me pas me shtyu kurioziteti. Me eshte lutur te mbyll ceshtjen. Ti, me tha, duhet te falesh, ose te dhurosh gjakun e djalit tend. Ne mund te te pergjigjemi edhe me leke, sa te duash, ne miliona. I jam pergjigjur se edhe sikur te me shtrojne ne ar te gjithe Shqiperine, nga Vermoshi ne Konispol, nuk e fal gjakun e tim biri", vijon Lija. Ramizi e ka pyetur nese e dinte njeri tjeter ajo qe gjendej aty. "I thashe se kam biseduar me doktorin, (Berishen) dhe se kane ardhur me mua te pakten 2 000 shkodrane. Edhe nje fije floku po te me preket, do te behet nami ne Tirane. Kur dola nuk kam folur me askend deri ne Shkoder", - tregon ajo.
Dyshimet
Gjyqin e 2 prillit e cileson si nje farse dhe eshte shpejtuar qellimisht. "Ata qe ishin ne bangon e te akuzuarve, nuk ishin pa faj. Ne radhe te pare per shkak se pranuan te qellonin me arme. Por une dua te rihap gjithcka per kete ceshtje. E kam zbuluar rastesisht vrasesin e tim biri", rrefen ajo dhe me tej, momentin kur eshte befasuar nga zbulimi. "Ka qene nje polic qe vinte pas 2 prillit ne shtepine time, vinte para gjoksit nje Kur'an e thoshte se ate e kishte mbrojtur ai liber i Shenjte nga plumbat. Pese vjet me pare, me 2004, teksa kam qene duke ardhur nga varrezat, ky polic donte te me paguante 20 lekeshin e biletes te urbanit. I thashe te me linte te qete dhe ai reagoi shume keq. Nuk desha ta vrisja me tha. Me urdheruan. I gjithe autobusi reagoi keq. I thashe se kishte shume per te paguar. Jam e tronditur akoma, pasi ai mban ende uniformen e policit", shpjegon Lije Broci, e cila jeton ne Tirane dhe here pas here shkon ne Shkoder, vetem per te vajtur ne varreza. "Kam shkuar edhe ne mes te plumbave, me 1997. Madje mbaj mend se nje djale i ri me ndaloi dhe me tha se ku shkoja. I thashe tek im bir, Beni. Kur mori vesh se kush isha, i foli me ze te larte shokeve. Mos qelloni se eshte nena e Arben Brocit", perfundon rrefimin nena e pervuajtur.
Si u vrane kater "Deshmoret e Demokracise"
Me 2 prill te vitit 1991, ne qender te Shkodres vriten kater djem te qytetit. Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, moren plumbat e "bishes" qe perjetonte ditet e fundit te saj. Pak kohe pas ngjarjes, te kater u nderuan me emrin "Deshmore te Demokracise", ndersa me nje vendim te Keshillit Bashkiak te qytetit, 2 Prilli do te ishte dita e "Deshmoreve te Shkodres". Per 18 vite me radhe, krimi perkujtohet si nje nder me makabrit, qe kishte ne sfond motivet politike. Festimet e cdo viti mbajne emrin e perbashket te shoqates "2 Prilli", qe se bashku me bashkine e Shkodres, organizojne ne sheshin me te njejtin emer, ceremonine perkujtimore, ku nen tingujt e bandes se qytetit, prane permendores se ngritur ne kujtim te ketyre martireve, kryhen ritet. E njejta ceremoni pritet te mbahet edhe sot ne vendin ku humben jeten pas protestave demokratike, kater deshmoret. Por kjo dite ne qytetin verior, njihet edhe si dita e fitores se demokracise.
"Duam qe te kene vendin e tyre"
"Ata derdhen gjakun per kete demokraci dhe detyra jone eshte te krijojme ate lloj demokracie per te cilen ata rane, per te cilen ata enderruan. Sa me teper kalojne vitet, aq me te dashura dhe te dhembshura behen figurat e tyre. Ata duhen vleresuar si te tille, deshmore". Keshtu jane shprehur anetaret e shoqates antikomuniste "2 Prilli" ne prag te 18 vjetorit te ngjarjes. Ata kerkojne qe deshmoret te kene vendin e tyre dhe nuk vene ne dyshim faktin, se dora e shtetit komunist me te fundit ne Evrope, ekzekutoi kater djemte e Shkodres qe kerkonin eren e ndryshimit dhe te demokracise. "Ne duam qe ata te kene vendin e tyre ne histori dhe asgje me shume", thone ata per gazeten "KJ".
"Kepuce, kunder te akuzuarve"
Shume kush e mban mend procesin gjyqesor dhe kepucen e hedhur ne drejtim te te akuzuarve, (me siguri gazetari iraken duhet te kete pare kete seance, para se te hedhe kepucen ne drejtim te ish-presidentit te SHBA-ve, Xhorxh Bush), apo sharjet per ta. Ndersa vete familjet e dinin mire, se ata qe ishin ne ate banke te akuzuarish nuk qene fajtoret e vertete te ngjarjes. Ne gjyqin qe u be ne Shkoder nuk u permenden kurre emrat, ndersa u mjaftua me nje deklarate ekspertize, qe nuk u krye kurre. Madje u tha se ne ekspertizen balistike rezultoi se plumbi i dale nga automatiku "Kallashnikov", pikerisht nga dritarja e dezhurnit te Komitetit te Partise se Rrethit, eshte perplasur ne rruge dhe ka bere rikoshete, duke u ngritur perpjete e duke e goditur Arbenin ne bel, pastaj eshte ulur disa centimetra poshte barkut. E njejta gje, paska ndodhur edhe me vrasjen e Nazmi Kryeziut.
Arben Broci
Mosha: 21 vjec
Profesioni: Student
Vrare: 2 prill 1991
Vendi: Shkoder
Motivi: Politik
Profesioni: Student
Vrare: 2 prill 1991
Vendi: Shkoder
Motivi: Politik
Bujar Bishanaku
Mosha: 22 vjec
Profesioni: Student
Vrare: 2 prill 1991
Vendi: Shkoder
Motivi: Politik
Profesioni: Student
Vrare: 2 prill 1991
Vendi: Shkoder
Motivi: Politik
Nazmi Kryeziu
Mosha: 22 vjec
Profesioni: Student
Vrare: 2 prill 1991
Vendi: Shkoder
Motivi: Politik
Profesioni: Student
Vrare: 2 prill 1991
Vendi: Shkoder
Motivi: Politik
Besnik Ceka
Mosha: 21 vjec
Profesioni: Student
Vrare: 2 prill 1991
Vendi: Shkoder
Motivi: Politik
Profesioni: Student
Vrare: 2 prill 1991
Vendi: Shkoder
Motivi: Politik
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi