Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Dërmaku:Poezia e poetit Liman Zogaj dhe fati dramatik i popullit tonë

Shko poshtë

Ramiz Dërmaku:Poezia e poetit Liman Zogaj dhe fati dramatik i popullit tonë Empty Ramiz Dërmaku:Poezia e poetit Liman Zogaj dhe fati dramatik i popullit tonë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 19, 2011 10:43 pm

Ramiz Dërmaku:Poezia e poetit Liman Zogaj dhe fati dramatik i popullit tonë

Prezantojmë poetët tanë në Diasporë


Ramiz Dërmaku:Poezia e poetit Liman Zogaj dhe fati dramatik i popullit tonë Limanzogaj
Liman Zogaj

Ramiz Dërmaku:Poezia e poetit Liman Zogaj dhe fati dramatik i popullit tonë U1_RamizDermakuRamiz Dërmaku:Poezia e poetit Liman Zogaj dhe fati dramatik i popullit tonë 6000_0_0_100x116_images_stories_Autor_ramizdermaku1Ramiz Dërmaku:Poezia e poetit Liman Zogaj dhe fati dramatik i popullit tonë 6000_0_0_100x116_images_stories_Autor_ramizdermaku1
Ramiz Dërmaku

"Nëse vërtet ajo që shkruan mbetet në mendjen tënde për një kohë të gjatë, duket se nuk është më e jotja". Shkrimtari dhe poeti nuk mbajnë mend nga ato që shkruajnë vetë, se ato (idetë që u mbijnë) janë si puna e shkëndijave që u shfaqen dhe fap, kaq e kanë. Është hera e parë që po takohem me krijimtarinë letrare -poezi, të poetit mjaft të talentuar i cili po ecë ngadal por sigurtë drejtë sukseseve, z. Liman Zogaj. Poeti, dramaturgu, aktori, intelektuali e atdhetari Limon Zogaj, ditë më parë u paraqit para lexuesit me librin e tij të dytë titulluar "Shtigjet e Dritës", botoi - Shtëpia botuese "BLINI DIK"- Gjakovë, 2011. Poeti, Liman Zogaj, është njëri ndër poetët e Ri të Rilindjes kombtare shqiptare, i cili pa dëshirën e tij u largua nga Kosova, mirëpo me vete morri zjarrin e dashurisë ndaj kombit e atdheut, i cili zjarrë poetin Liman Zogaj, do ta ngroh-nxitë dhe motivoj që edhe më tepër t'i përkushtohet me të gjitha forcat e Tij, ideore, fizike, e materiale çështjes kombëtare shqiptare.

Motivi kryesor i poetit të mërgimit Liman Zogaj, është Kosova dhe zgjidhja e saj. Poeti duke ndier dhimbjen e madhe ndaj atdheut i shqetsuar, dhe me një zemër të trazuar me një përkufizim mbi vuajtjen personale që shëmbëllejnë vuajtjet kolektive në pritje. Poeti i mërgimit e atdhetari, Liman Zogaj, megjithëse i janë çfaqur shenjat e para të pjekurisë nuk është udhëtar i vonuar të trokasë në forcën e poezisë. Poeti, aktori, dramaturgu Liman Zogaj, mendoj se pasi e ka njohur mirë poezinë, huqet dhe teket e saj, baticat e zbaticat, e i ka studjuar cep më cep ai, vendosë të hedh hapin për t'u prezentuar para lexuesve me librin e tij te dytë, "Ikja nga Buzëqeshja", duke na thënë se prej kohësh është i kapluar nga poezia. Poeti, Liman Zogaj, është autorë i dy librave "Shtigjet e Dritës" botuar në vitin 2009, në Prishtinë dhe "Ikja nga Buzëqeshja", botuar në vitin 2011, në Prishtinë. Nga këto libra autori tregoi se kemi të bëjmë me një talentë të poezisë. Si ta shpjegojmë ndryshe që ky si nismëtar në poezi të na japë bukën e vargjeve të pjekura në një furrë që di se ç'nxjerr nga kurbeja e saj. Duart e tij janë të sigurta mbi varg. Duke lexuar librin e tij të dytë "Ikja nga Buzëqeshja", si libër simpatik me poezi dhembjeje shkruar nga mërgimtari, ku dhembja, malli, mërzia të shkatrrojnë trupin, mendjen dhe zemrën.

Poeti, Liman Zogaj, është një penë e hollë i cili fletë me gjuhën e poezisë. Unë nuk jamë nga ata që dua ta përkdhelë, Limanin, por më nxisin vargjet e poezisë së tij. Por kur tjetri të mbush me vargun e tij, atëherë të lutëm shkruaje (apo thuaje) të vërtetën edhe ti. Pra emrin poet, nuk mund ta fitoj çdo kush, kjo fjalë të sjell para syve një njeri i cili më mirë se të tjerët e do paqën, mirëkuptimin, hitorinë, kulturën, tolerancën, demokracinë, lirinë dhe Atdheun. Ky poet i mërgimit posedon edhe një befasi tjetër pra është aktor i mrekullueshëm në teatër. Poeti në disa poezi të tij me shumë sukses e pëdor rimen, ai fillon tek streha e poezisë filozofike, por nuk harron nga është nisur; pra tek poezia lirike, e cila u thotë të gjithë lexuesve për të shkuar tek satira. Poezia e Liman Zogajt, është një poezi e lehtë për ta kuptuar lexuesi, pra është magjepse për çdo lexues. Në çdo poezi poeti ka nga një varg të bukur, të fuqishëm që e tërhjek lexuesin. Ndjenja e dhembjes tek poezia e Liman Zogajt, është fati i vargut të poetit, siq është edhe fati dramatik i popullit tonë.

Prandaj përkushtimi i poetit është se një ditë edhe Kosova do të çlirohet nga barbaria serbe. Në vargjet e poetit, nota personale dmth; bota sentimentale e autorit triumfon ndaj vetmisë. Poeti na shkruan për dashurin që ka ndaj vendlindjes, e atdheut, brigjeve të larta, ujit të pastër si loti i syrit, dashurinë ndaj UÇK-së, ndaj luftës që zhvilloi ajo, ndaj tokës së Kosovës. Ai na shkruan edhe për vdekjen para syve; të fëmijëve, motrave, nuseve, nënave duke u maltretuar, rrahur e dhunuar nga ushtria policia dhe paramilitarët serbë. Paramilitarët serbë, djegin shtëpit e shqiptarëve, pasurin, dhunojnë.., bëjnë po çka nuk bëjnë ata. Shkruan për shtëpit shkolla, për pranverën, për vajzën shqiptare, për pasurit natyrore, për sakrificën e popullit shqiptarë, për heroizmin, guximin, trimërin, besën dhe guximin. Preokupime të poetit janë shtëpia dhe atdheu. Tek poezit e poetit hasim edhe poezi kushtuar bukurisë së femrës shqiptare. Në librat e Liman Zogajt, hasim edhe balada, shkruan edhe për kujtimet nga jeta në vendlindje. Për autorin mërgimi është burim i pashterrshëm i frymëzimit, siq është e pa shterrshme edhe aspirata e bashkimit kombëtar shqiptar. Poezit e tij janë të thurrura me metafora dhe figura tjera që e bëjnë këtë libër më të afërt për lexuesin. Poeti shfleton me mjaftë sukses historin e kombit tonë- vuajtjet, sakrificat, por edhe për guximin, rezistencën, trimërinë, luftërat e popullit shqiptarë nda armiqve të shumtë. Poeti i Rilindjes sonë Kombtare Liman Zogaj, dalë nga dalë po ngritet në rreshtat e parë të poetëve.

Punuar me 18.09.2011 / Weingarten-Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi