Cikël poetik nga Xhesika Vula
Faqja 1 e 1
Cikël poetik nga Xhesika Vula
Cikël poetik nga Xhesika Vula
DIKUSH
...
Dikush në palestra organizon dasma mbretrore,
Dikush për fëmijën nuk ka të blejë një akullore.
Dikush nuk skuqet e aspak s`ka marre,
Pse dëshmorët s`kanë as gurë në varre.
Dikush, dikur rrahte gjoks se ishte trim,
Tash nga lart nuk i vëren fëmijtë jetimë.
Dikush, dikur kënaqej me një shtëpi,
Tash i duken pak që i ka njëzet e tri.
Dikush, dikur kulloste lopën me kërpesh,
Tash i rrethuar nga truprojet-kalavesh.
Dikush,dikur punonte me zanatin murator,
Tash sa qil e mbyll sytë na u bë profesor.
Dikush, dikur jo, por tash e shtramon plisin,
Sepse nëpër ministri ka punësuar farefisin.
Dikush, dikur punonte me zell në bujqësi,
Kurse tash me tender, ku-ku, po bën kërdi.
Dikush, dikur premtonte pavarësinë,
Tash ai status-quon e do si fëminë.
Dikush, dikur kërkonte rregull,
E tash si ujku, don vetëm mjegull...
”GJUHEN SHQIPE MOS E HARRONI”
Ju shqiptarë në Diasporë,
rrini me lapsa e libra n’dorë,
shkruani, shkruani e lexoni
gjuhën shqipe mos e harroni!
Ju që jeni pak më të vjetër
Merrni vet e shruani në letër:
dhe tregoni brezit tjetër
”gjuhën shqipe t’a shprehni n’vepër!”
Mbanju t’rinjve ligjerata
T’a mësojnë shqipen këto gjenerata!
Dhe tregonju të gjithë shiqptarëve
”Të mos harrojnë gjuhën e t’parëve!”
T’i mbajnë n’mend fjalët e plakut
I tregonte ulur n’ballë t’oxhakut:
” Koha është e brezit të ri
që i kanëç elë nga dy palë sy!”
”Dy parë sy ua dhuroi shkolla
zemër butë e mendët e holla!”
Mësoni ju, sa jeni t’ ri
Së kur t’plakeni s’ju bën dobi!”
Kjo është këshillë për mësim
Sidomos për ata n’mërgim:
- këtu shumë shpejt vitët kalojnë
- gjuhën e nënës mos t’a harrojnë!”
Prandaj merrne si a m a n e t
Ju shqiptarë që jeni n’Gyrbet:
” Mos e harroni gjuhën amtare,
se ju nemim nënat shqiptare!”
”Mos lakmoni gjuhën huaj
ajo kurrë s’bëhet e juaj
- mësonje shqipen si gjuhë të parë
- mos të harrojmë se jemi shqiptarë!”
Jeta n’mërgim shumë imponon,
Nganjëherë për keq na mëson,
- Mos e lakoni rrugën e mësimit,
- Të edukatës edhe arsimimit!”
Mësoheni të flisni ju mirë shqip,
Bukës – bukë e krypës – krypë!
- E mos vraponi shumë pas pasurisë,
- Por pas mësimit dhe diturisë!”
Merrnu me të drejtën e të vërtetën
Dhe kurrë mos e mundoni veten,
Sepse koha e bën t’veten
Lehtësonjani vetes jetën!”
Mos e leni mbrapa mësimin
Mos lakmoni aq shumë fitimin.
Fitimi i tepert ta shkatërron jetën
Me dije e mësim din me ruajt veten!”
Në dije e arsim bëhuni lakmues
Mos punoni gjithmonë si pastrues,
Arsimoni vetën dhe këtë gjeneratë
Me punua në zyre e n’administratë!”
Mësimi ua pasuron gjendjen psiqike,
Dhe ju largon prej punëve t’rënda fizike.
Më mësim i beni kushtet më të mira
Dhe largoheni prej kushteve të vështira!”
Dhe ju lus more vllëzër shqiptarë!
Mos u bëni ju ziliçarë,
Njërin tjetrin – mos e urreni
Mësonu që t’mira t’ju bëni!”
Dëgjoni këshillat e prindërve t’uaj,
Mos futni n’jetë adetin e huaj,
Praktikoni adetet atdhetare
Mos u plasni zemren nënave shqiptare!”
Nuk është mirë nënat t’ju mallkojnë,
Se ato gjithherë mirë ju mësojnë,
GJUHEN SHQIPE MOS E HARRONI,
KOMBIN E JUAJ E RRESPEKTONI!”
STATUSQUO
Radioja në mëngjes
Më ushqen me status
Gazeta në drekë
Më ushqen me status
Televizioni në darkë
Më ushqen me status.
Unë, jo tri herë në ditë
Po njëqind herë në ditë
Ha ngapak bukë me status
Dhe ende ka mjaftë
Ka sa të duash status
Ka statusquo plus.
Mua më dhemb barku
Mua më dhemb koka
Gjumi nuk më merr
E ata më japin status
Pa afat nëpër terr
Në dritë të qiririt
Nganjëherë edhe me pishë
Me pishë, hej sa tmerr
Se reduktimet janë
Dy me dritë-tetë në terr
Ferr, o ferr, o ferr.
Me status më ushqejnë
Ata që hanë mish viçi
Po, ani ani nashtë
Në këtë botë çervish
Ashtu është më mirë
Ta kemi mesataren
Statusquo plus mish.
Ata,tri herë në ditë
A njëqind herë në ditë
Në çdo racion
E saherë të donë
Hanë korrupsion
E mua më thonë
Përmes radios
E televizionit
Thuaj:
JO KORRUPSIONIT!
E nesër a pasnesër
Në mot a tjetrin mot
Kur të bie statusi
Kryengul n`fund pusi
Këta prapë do të thonë
Na i leni neve kolltuqet
Na i leni xhipat e mishin
E ju tash ushqehuni
Me PAVARËSINË
Mund ta hani edhe çervishin
Lajmet nesër
Në lajmet e para në TV e Radio
Në ballinat e gazetave ditore
Nesër, pasnesër… Ahtisari flet
Statusi do të zgjidhet sivjet
Si duket jo kah janari e shkurti
Solana thotë ndoshta kah gushti
Ende s`po dihet n`shkurt a gusht
A do të jetë pavarësi me kusht
A do të jetë pavarësi pa kusht
Tanët thonë s`prish punë data
Me rëndësi është përmbajtja
Thonë nuk i bihet me kokë murit
Nesër, pasnesër do të vendosin
Për hartimin e kushtetutës
Edhe për dukjen e flamurit
Për nesër, pasnesër…
Meteorologët parashohin
Mot me mjegull e brymë
Do të ketë re t`shpërndara
Mbi KEK nuk do të ketë rrufe
Por do të rrjedhin kazanët
Kosova sërish në terr pa rrymë
Gjeneratorët para lokaleve
Gjithkund afër rrugës
Nuk do ta përfillin fare
Ligjin e miratuar
Kundër zhurmës.
UNMIK-u do të përpiqet
Që për serbët çdo ditë
Njëzet e katër me zero
Pa pagesë të ketë dritë
Vetëvendosja do t`skuq objektet
E UNMIK-ut e të Qeverisë
Ishalla jo edhe rrugët e Prishtin`s
Policia do t`i arrestojë
Për prishje t`rendit e qetësisë
Edhe nesër pasnesër…besoni
Do të na përcjellë korrupsioni
Se qeveritarët tanë e UNMIK-u
Janë mësuar me lukse sheiku
Dhe mendojnë se janë në Arabi
Ku mbi sipërfaqe rrjedh ari i zi
Nesër, pasnesër mos u befasoni
Që në klasat e para e në qerdhe
Do të mbahen orë korrupsioni
Në televizion, radio e gazeta
Do të jepen lajme për varfërinë
Do të jepen lajme për papunësinë
Për blerjen e xhipave të Qeverisë
Për vetëvrasjet në lulen e rinisë
Çdo ditë në mes të lajmeve
Do të shohim nesër, pasnesër…
Bio shop në ekran, enë kuzhine
Do të dëgjojmë për kosmobisht
Për kosmobisht të mirë e të "lirë"
Dhe njerëz që gënjejnë
Se nuk kanë dhembje shpine
Por edhe këngë të bukura-hite
Si ajo, më falni në shprehje
Qoje maicën po du me ta pa c…
E, oh, sa e paske b… e mirë…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi