Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA mbështet shtrirjen e autoritetit të Kosovës në gjithë territorin

Shko poshtë

SHBA mbështet shtrirjen e autoritetit të Kosovës në gjithë territorin Empty SHBA mbështet shtrirjen e autoritetit të Kosovës në gjithë territorin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 20, 2011 3:33 pm


SHBA mbështet shtrirjen e autoritetit të Kosovës në gjithë territorin

SHBA mbështet shtrirjen e autoritetit të Kosovës në gjithë territorin Atifete

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe së bashku me kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendës e tij Behgjet Pacolli, janë pritur në një takim nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e cila theksoi se SHBA-ja e mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe shtrirjen e autoritetit të Kosovës në gjithë territorin e saj.

Në këtë rast, sekretarja Klinton tha se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe misionin e tij në Kosovë për rendin dhe ligjin, EULEX, është i një rëndësie të veçantë dhe kjo shënon një përparim pozitiv dhe i inkurajoi autoritetet e Kosovës që të vazhdojnë të punojnë ngushtë me këtë mision.

Ajo tha se është me rëndësi marrëdhënia e afërt me Bashkimin Evropian.

Klinton tha se SHBA-ja do të vazhdojë angazhimin e saj për ndihmë Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

SHBA mbështet shtrirjen e autoritetit të Kosovës në gjithë territorin 1TAKIMI_ME_HILARI_KLINTON_0

Sekretarja amerikane e Shtetit tha se dialogu me Serbinë është e vetmja rrugë përpara dhe përshëndeti përkushtimin e Kosovës për këtë proces. Ajo tha se SHBA-ja po vazhdon t’i inkurajojë shtetet e tjera që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Sekretarja amerikane e Shtetit e inkurajoi thellimin e reformave të brendshme në Kosovë dhe i dha përkrahje liderëve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkaq presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e falënderoi sekretaren Klinton për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA-të po e japin në procesin e shtetndërtimit në Kosovë dhe për konsolidimit të mëtejshëm të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo e njoftoi sekretaren amerikane për progresin e arritur në Kosovë dhe kërkoi mbështetjen e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën në procesin e integrimeve evropiane dhe Partneritetin për Paqe.

Presidentja Jahjaga theksoi se aksioni në tri komunat veriore është ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si dhe me EULEX-in e KFOR-in, dhe ai ka për qëllim zbatimin e marrëveshjes për vulat doganore dhe është në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ajo tha se institucionet e vendit janë të përkushtuara që të vendosin rendin dhe ligjin në veriun e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

Ndër të tjera, presidentja Jahjaga vlerësoi se Ahtisaari Plus “nuk është zgjidhje, sepse do të rrënonte të arriturat në Kosovë dhe nuk do të garantonte integrimin, por do të çonte drejt ndarjes”. Presidentja e Kosovës tha se kjo do “kthente prapa sukseset e mëdha të dekadës së kaluar në arritjen e paqes dhe të pajtimit në rajon”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi